BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/7 f. 9-14
  • Mësimi hyjnor kundër mësimit të demonëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mësimi hyjnor kundër mësimit të demonëve
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mësimet e demonëve janë zbuluar
  • Mësimet e demonëve sot
  • Identifikohen mësimet e demonëve
  • Të kapemi fort pas mësimit hyjnor
  • Të rinj​—Mësimet e kujt po ndiqni?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Kush janë armiqtë e Perëndisë?
    Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
  • Si t’u kundërvihemi demonëve?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Njihe armikun tënd
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/7 f. 9-14

Mësimi hyjnor kundër mësimit të demonëve

«Disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve.»​—1. TIMOTEUT 4:1.

1. Në mes të cilës betejë gjenden të krishterët?

PËRFYTYRO të jetosh gjatë gjithë jetës në një zonë lufte. Si do të ndiheshe po të shkoje në shtrat me zhurmë armësh zjarri dhe të zgjoheshe me kumbimin e artilerisë? Mjerisht, në disa pjesë të botës kjo është jeta e shumë njerëzve. Por në kuptim frymor, të gjithë të krishterët jetojnë kështu. Ata janë në mes të një beteje të madhe që ka bërë kërdinë për rreth 6.000 vjet dhe në ditët tona është intensifikuar. Ç’është kjo luftë shekullore? Është beteja e së vërtetës kundër gënjeshtrës, e mësimit hyjnor kundër mësimit të demonëve. Nuk është e ekzagjeruar ta quash​—të paktën për sa i përket njërit prej protagonistëve të saj—​konflikti më i pamëshirshëm dhe vdekjeprurës i historisë njerëzore.

2. (a) Sipas Pavlit, cilat dy anë janë në kundërshtim me njëra-tjetrën? (b) Çfarë donte të thoshte Pavli me «besim»?

2 Apostulli Pavël përmendi dy anët e këtij konflikti kur i shkroi Timoteut: «Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve.» (1. Timoteut 4:1) Vëre se mësimet e demonëve do të kishin një ndikim të veçantë në «periudhat e fundit të kohës». Siç shihet nga ditët e Pavlit, ne po jetojmë në atë kohë. Vëre, gjithashtu, atë që i kundërvihet mësimit të demonëve, «besimin». Këtu besimi paraqet mësimin hyjnor të bazuar në shprehjet hyjnore të frymëzuara nga Perëndia, që gjenden në Bibël. Ky besim është jetëdhënës. Ai e mëson një të krishterë të kryejë vullnetin e Perëndisë. Ai është e vërteta që të çon në jetën e përhershme.​—Gjoni 3:16; 6:40.

3. (a) Çfarë u ndodh viktimave të betejës ndërmjet të vërtetës dhe gënjeshtrës? (b) Kush është prapa mësimeve të demonëve?

3 Të gjithë ata që e braktisin besimin, humbin jetën e përhershme. Ata janë viktima të luftës. Ç’rezultat tragjik është të lejojmë veten që të futemi në rrugë të shtrembër nga mësimet e demonëve. (Mateu 24:24) Si mund të shmangim personalisht të qenët viktima? Duke hedhur poshtë plotësisht këto mësime mashtruese, që i shërbejnë vetëm qëllimeve të «sundimtarit të demonëve», Satana Djallit. (Mateu 12:24) Në mënyrë të parashikueshme mësimet e Satanait janë gënjeshtra, sepse Satanai është «ati i gënjeshtrës». (Gjoni 8:44, BR) Shqyrto se si ai me shkathtësi përdori gënjeshtrat për t’i çuar në rrugë të gabuar prindërit tanë të parë.

Mësimet e demonëve janë zbuluar

4, 5. Çfarë gënjeshtre i tha Satanai Evës dhe përse ajo ishte vërtet e ligë?

4 Ngjarjet janë shënuar në Bibël tek Zanafilla 3:1-5. Duke përdorur një gjarpër, Satanai iu afrua gruas, Evës dhe e pyeti: «A ka thënë me të vërtetë Perëndia: ‘Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?’» Pyetja duket jo e dëmshme, por le të shohim edhe një herë. «A ka thënë me të vërtetë?» Satanai dukej i habitur, sikur të thoshte: «Përse Perëndia duhej të thoshte një gjë të tillë?»

5 Si e pafajshme, Eva iu përgjigj se me të vërtetë kishte thënë ashtu. Ajo e njihte mësimin hyjnor në lidhje me këtë gjë. E dinte se Perëndia i kishte thënë Adamit se do të vdisnin nëse hanin nga pema e njohjes së të mirës dhe të keqes. (Zanafilla 2:16, 17) Pyetja e Satanait dukshëm zgjoi interesin e saj, prandaj ajo e dëgjoi derisa ai arriti në pikën kryesore të argumentit: «Atëherë gjarpri i tha gruas: ‘Ju s’keni për të vdekur aspak.’» Ç’deklaratë e djallëzore! Satanai e akuzoi Jehovain, Perëndinë e së vërtetës, Perëndinë e dashurisë, Krijuesin se i kishte gënjyer bijtë e Tij njerëzorë!​—Psalmi 31:5; 1. Gjonit 4:16; Zbulesa 4:11.

6. Si e sfidoi Satanai mirësinë dhe sovranitetin e Jehovait?

6 Por Satanai nuk u mjaftua vetëm me kaq. Ai vazhdoi: «Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen.» Sipas Satanait, Jehova Perëndia​—që kishte siguruar gjithçka me bujari për prindërit tanë të parë—​donte t’i privonte nga diçka e mrekullueshme. Donte t’i ndalonte të ishin si perënditë. Kështu, Satanai sfidoi mirësinë e Perëndisë. Ai i nxiti, gjithashtu, të kënaqnin veten dhe të injoronin lirisht ligjet e Perëndisë, duke thënë se do të ishte e dobishme të vepronin ashtu. Në të vërtetë, Satanai sfidoi sovranitetin e Perëndisë mbi vetë krijimin e Tij, duke pohuar se Perëndia nuk kishte të drejtë t’i izolonte njerëzit në gjërat që bënin.

7. Kur u dëgjuan për herë të parë mësimet e demonëve dhe në ç’mënyrë ato janë po ashtu edhe sot?

7 Me ato fjalë të Satanait filluan të dëgjoheshin mësimet e demonëve. Këto mësime të dëmshme akoma vazhdojnë të nxitin parime të ngjashme përdhosëse. Tamam siç bëri në kopshtin e Edenit, Satanai, të cilit tashmë i janë bashkuar frymëra të tjera rebele, vazhdon të kundërshtojë të drejtën e Perëndisë për të vendosur standarde sjelljeje. Ai vazhdon të hedhë poshtë sovranitetin e Jehovait dhe përpiqet të ndikojë tek njerëzit që të mos i binden Atit të tyre qiellor.​—1. Gjonit 3:8, 10.

8. Çfarë humbi Adami dhe Eva në Eden dhe në ç’mënyrë Jehovai u tregua i vërtetë?

8 Në atë ndeshje të parë të betejës ndërmjet mësimit hyjnor dhe mësimeve të demonëve, Adami dhe Eva morën një vendim të gabuar dhe humbën shpresën për jetën e përhershme. (Zanafilla 3:19) Me kalimin e viteve dhe pak nga pak që trupat e tyre filluan të keqësoheshin, për ta u vërtetua plotësisht se kush kishte gënjyer dhe kush kishte thënë të vërtetën në Eden. Megjithatë, qindra vjet para se të vdisnin fizikisht, ata u bënë viktimat e para të betejës ndërmjet të vërtetës dhe gënjeshtrës, kur u gjykuan të padenjë për të jetuar nga Krijuesi i tyre, Burimi i jetës. Pikërisht atëherë ata vdiqën frymësisht.​—Psalmi 36:9; krahaso Efesianëve 2:1.

Mësimet e demonëve sot

9. Sa efikase kanë qenë mësimet e demonëve përgjatë shekujve?

9 Siç përshkruhet në librin e Zbulesës, apostulli Gjon u çua me anë të frymëzimit në «ditën e Zotërisë», e cila filloi në vitin 1914. (Zbulesa 1:10) Në atë kohë Satanai dhe demonët e tij u dëbuan nga qielli në afërsi të tokës​—një disfatë e bujshme për kundërshtarin e Krijuesit tonë të Madh. Zëri i tij nuk dëgjohej më në qiell, duke bërë akuza kundër shërbëtorëve të Jehovait. (Zbulesa 12:10) Por, deri në ç’pikë ishin përhapur në tokë mësimet e demonëve që nga koha e Edenit? Regjistrimi thotë: «Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë.» (Zbulesa 12:9) Një botë e tërë iu dorëzua gënjeshtrave të Satanait! S’është aspak për t’u habitur që Satanai quhet «sundimtari i kësaj bote»!​—Gjoni 12:31; 16:11, BR.

10, 11. Në cilat mënyra janë sot aktivë Satanai dhe demonët e tij?

10 A e pranoi Satanai disfatën pas hedhjes nga qielli? Jo, në asnjë mënyrë! Vendosi ta vazhdonte luftën kundër mësimit hyjnor dhe atyre që mbështeten në të. Pasi u dëbua nga qielli, Satanai vazhdoi luftën e tij: «Dhe dragoi [Satanai] u zemërua kundër gruas dhe shkoi të bëjë luftë me të tjerët, pasardhjes së saj, të atyre që i ruajnë urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezu Krishtit.»​—Zbulesa 12:17.

11 Përveç luftës kundër shërbëtorëve të Perëndisë, Satanai po e mbyt botën me propagandën e tij, duke u përpjekur të mbajë shtrëngimin e tij mbi njerëzimin. Në një nga vizionet e tij të Zbulesës për ditën e Zotërisë, apostulli Gjon pa tri kafshë të egra që paraqitnin në mënyrë simbolike Satanain, organizatën e tij politike në tokë dhe fuqinë mbizotëruese botërore të ditëve tona. Nga gojët e këtyre të trijave dilnin bretkosa. Çfarë simbolizonin ato? Gjoni shkroi: «Sepse në fakt janë fryma të demonëve që bëjnë mrekulli, që shkojnë te mbretërit e dheut dhe të gjithë botës, që t’i mbledhin për luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm.» (Zbulesa 16:14) Është e qartë se mësimet e demonëve kanë shumë fuqi në tokë. Satanai dhe demonët e tij akoma vazhdojnë të luftojnë kundër mësimit hyjnor dhe do të vazhdojnë kështu derisa të ndalohen me forcë nga Jezu Krishti, Mbreti Mesianik.​—Zbulesa 20:2.

Identifikohen mësimet e demonëve

12. (a) Përse është e mundur t’u rezistojmë mësimeve të demonëve? (b) Në ç’mënyrë Satanai përpiqet të arrijë qëllimet e tij lidhur me shërbëtorët e Perëndisë?

12 A mund t’u rezistojnë mësimeve të demonëve njerëzit me frikë Perëndie? Në të vërtetë po, për dy arsye. Së pari, sepse mësimi hyjnor është më i fuqishëm; së dyti, sepse Jehovai ka nxjerrë në dritë strategjitë e Satanait që të mund t’u rezistojmë. Siç tha apostulli Pavël, «ne i dimë qëllimet e tij». (2. Korintasve 2:11) Ne e dimë se Satanai përdor persekutimin si mjet për të arritur qëllimet e tij. (2. Timoteut 3:12) Megjithatë, në mënyrë shumë më dinake ai përpiqet të ndikojë në mendjet dhe zemrat e atyre që i shërbejnë Perëndisë. Ai e çoi Evën në rrugë të gabuar dhe futi në zemrën e saj dëshira të gabuara. Edhe sot ai përpiqet të bëjë të njëjtën gjë. Pavli u shkroi Korintasve: «Por druaj se, ashtu si gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit.» (2. Korintasve 11:3) Mendo se si ai e ka korruptuar mënyrën e të menduarit të njerëzve në përgjithësi.

13. Cilat gënjeshtra i ka thënë Satanai njerëzimit që nga koha e Edenit?

13 Duke i folur Evës, Satanai e akuzoi Jehovain se kishte gënjyer dhe i tha se njerëzit do të mund të ishin si perënditë, nëse nuk i bindeshin Krijuesit të tyre. Kushtet degraduese të njerëzimit sot, tregojnë se Satanai ishte gënjeshtar dhe jo Jehovai. Njerëzit sot nuk janë perëndi! Megjithatë, Satanai e çoi më tej gënjeshtrën e parë me të tjera gënjeshtra. Ai futi idenë se shpirti njerëzor është i pavdekshëm, i përjetshëm. Kështu, ai i ofroi njerëzimit në mënyrë tunduese mundësinë për të qenë si perënditë në një mënyrë tjetër. Pastaj, mbi bazën e asaj doktrine false, ai përkrahu doktrinën e ferrit të zjarrtë, purgatorit, spiritizmit dhe adhurimit të stërgjyshërve. Këto gënjeshtra akoma vazhdojnë të mbajnë në skllavëri qindra miliona njerëz.​—Ligji i përtërirë 18:9-13.

14, 15. Si qëndron e vërteta mbi vdekjen dhe shpresën e njerëzve për të ardhmen?

14 Sigurisht, e vërteta ishte ajo që Jehovai i tha Adamit. Pasi mëkatoi kundër Perëndisë, Adami vdiq vërtet. (Zanafilla 5:5) Kur Adami dhe pasardhësit e tij vdiqën, ata u kthyen në shpirtëra të vdekur, të pavetëdijshëm dhe joaktivë. (Zanafilla 2:7; Eklisiastiu 9:5, 10; Ezekieli 18:4) Për shkak të mëkatit të trashëguar nga Adami, të gjithë shpirtërat njerëzorë vdesin. (Romakëve 5:12) Megjithatë, kohë më parë në Eden, Jehovai premtoi ardhjen e farës që do të luftonte kundër veprave të Djallit. (Zanafilla 3:15) Ajo Farë ishte Jezu Krishti, Biri i vetëmlindur i Perëndisë. Jezui vdiq pa mëkat dhe jeta e tij e flijuar u bë shpërblerja për ta blerë njerëzimin nga gjendja e tij e vdekshme. Ata që me bindje ushtrojnë besim në Jezuin kanë mundësi të marrin jetën e përhershme që Adami humbi.​—Gjoni 3:36; Romakëve 6:23; 1. Timoteut 2:5, 6.

15 Shpresa e vërtetë e njerëzimit është shpërblerja dhe jo ndonjë ide e mjegullt se shpirti mbijeton pas vdekjes. Ky është mësimi hyjnor. Është e vërteta. Është gjithashtu një paraqitje e mrekullueshme e dashurisë dhe mençurisë së Jehovait. (Gjoni 3:16) Sa mirënjohës duhet të jemi që e kemi njohur këtë të vërtetë dhe jemi çliruar nga mësimet e demonëve mbi këto çështje!​—Gjoni 8:32.

16. Cilat janë rezultatet me periudhë të gjatë, kur njerëzit ndjekin mençurinë e tyre?

16 Me anë të gënjeshtrave të tij në kopshtin e Edenit, Satanai e nxiti Adamin dhe Evën të përpiqeshin për të qenë të pavarur nga Perëndia dhe të mbështeteshin në mençurinë e tyre. Sot, ne shohim rezultatet e kësaj në krimet, vështirësitë ekonomike, luftërat dhe pabarazinë e madhe që ekziston në botë. Nuk është për t’u habitur që Bibla thotë: «Dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë!» (1. Korintasve 3:19) Prapëseprapë, pjesa më e madhe e njerëzve me budallallëk preferon të vuajë në vend se t’u kushtojë vëmendje mësimeve të Jehovait. (Psalmi 14:1-3; 107:17) Të krishterët, duke pranuar mësimin hyjnor, shmangin rënien në atë kurth.

17. Cilën gjë «të quajtur në mënyrë të rreme njohuri» ka përkrahur Satanai dhe cilat janë frytet e saj?

17 Pavli i shkroi Timoteut: «O Timote, ruaj atë që të është besuar, duke u shmangur nga fjalët e kota dhe profane dhe nga kundërshtimet e asaj që quhet në mënyrë të rreme shkencë [njohuri, BR], të cilën e përqafuan disa dhe dolën nga besimi.» Ajo «njohuri» paraqet gjithashtu edhe mësimet e demonëve. Në ditët e Pavlit, me siguri ajo i referohej mendimeve apostate që përkrahnin disa në kongregacion. (2. Timoteut 2:16-18) Më vonë, ajo që në mënyrë të rreme u quajt njohuri si: gnosticizmi dhe filozofia greke, korruptoi kongregacionin. Në botën e sotme, ateizmi, agnosticizmi, teoritë e evolucionit dhe kritikat ndaj Biblës janë shembuj të asaj që në mënyrë të rreme u quajt njohuri, siç janë edhe mendimet e pabazuara në Shkrime që përkrahen nga apostatët modernë. Frytet e asaj që në mënyrë të rreme quhet njohuri shihen në degradimin moral, përhapjen e madhe të mungesës së respektit për autoritetet, pandershmërinë dhe egoizmin që karakterizon sistemin e gjërave të Satanait.

Të kapemi fort pas mësimit hyjnor

18. Kush e kërkon sot mësimin hyjnor?

18 Edhe pse që nga koha e Edenit Satanai e ka mbytur tokën me mësimet e demonëve, gjithmonë ka pasur njerëz që kanë qenë në kërkim të mësimit hyjnor. Ata sot numërohen me miliona. Këtu përfshihet edhe mbetja e mirosur e të krishterëve, që kanë shpresë të sigurt për të mbretëruar me Jezuin në Mbretërinë e tij qiellore dhe shumica e madhe gjithnjë në rritje e «deleve të tjera», shpresa e të cilëve është të trashëgojnë zotërimet tokësore të asaj Mbretërie. (Mateu 25:34; Gjoni 10:16; Zbulesa 7:3, 9) Sot, ata janë mbledhur së bashku në një organizatë ndërkombëtare, tek e cila zbatohen fjalët e Isaisë: «Tërë bijtë e tu do të mësohen nga Zoti dhe e madhe ka për të qenë paqja e bijve të tu.»​—Isaia 54:13.

19. Çfarë përfshin të qenët të mësuar nga Jehovai?

19 Të jesh i mësuar nga Jehovai do të thotë më shumë se të njohësh doktrinën e vërtetë​—se sa e rëndësishme është ajo. Jehovai na mëson se si të jetojmë, si ta zbatojmë mësimin hyjnor në jetën tonë personale. Për shembull, ne i rezistojmë egoizmit, imoralitetit dhe frymës së pavarësisë që është kaq e pafrenueshme në botën përreth nesh. E dimë se kërkimi i pamëshirshëm i pasurisë në këtë botë është vdekjeprurës. (Jakovi 5:1-3) Nuk e harrojmë kurrë mësimin hyjnor të shprehur në fjalët e apostullit Gjon: «Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Në qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të.»​—1. Gjonit 2:15.

20, 21. (a) Çfarë përdor Satanai në përpjekjet e tij për të verbuar njerëzit? (b) Çfarë bekimesh marrin ata që kapen fort pas mësimit hyjnor?

20 Pasoja e mësimeve të demonëve në viktimat e tij, shihet në fjalët e Pavlit drejtuar Korintasve: «[Satanai] verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.» (2. Korintasve 4:4) Satanai do të donte të verbonte edhe të krishterët e vërtetë në këtë mënyrë. Kohë më parë në Eden, ai përdori një gjarpër për të çuar në rrugë të gabuar një nga shërbëtorët e Perëndisë. Sot, ai përdor filmat e dhunshëm e imoralë dhe programet televizive. Ai shfrytëzon radion, literaturën dhe muzikën. Një armë e fuqishme në duart e tij është shoqëria e keqe. (Proverbat 4:14; 28:7; 29:3) Gjithmonë njihi këto gjëra ashtu siç janë në të vërtetë​—plane dhe mësime të demonëve.

21 Mos harro, fjalët e Satanait në Eden ishin gënjeshtra, ndërsa fjalët e Jehovait treguan se ishin të vërteta. Që në ato ditë të hershme, ka vazhduar të jetë gjithmonë ashtu. Satanai gjithmonë ka treguar se është gënjeshtar, ndërsa mësimi hyjnor ka qenë përherë i vërtetë. (Romakëve 3:4) Nëse kapemi fort në Fjalën e Perëndisë, do të jemi gjithmonë në anën fitimtare të betejës ndërmjet të vërtetës dhe gënjeshtrës. (2. Korintasve 10:4, 5) Prandaj, le të vazhdojmë të jemi të vendosur për të hedhur poshtë të gjitha mësimet e demonëve. Në këtë mënyrë do të qëndrojmë të patundur deri në kohën kur beteja ndërmjet të vërtetës dhe falsitetit të ketë marrë fund. E vërteta do të fitojë. Satanai do të zhduket dhe vetëm mësimi hyjnor do të dëgjohet në tokë.​—Isaia 11:9.

A mund të shpjegosh?

◻ Kur u dëgjuan për herë të parë mësimet e demonëve?

◻ Cilat janë disa gënjeshtra të përkrahura nga Satanai dhe demonët e tij?

◻ Në cilat mënyra Satanai është veçanërisht sot aktiv?

◻ Çfarë përdori Satanai për të përkrahur mësimet e demonëve?

◻ Çfarë bekimesh u përkasin atyre që mbahen fort pas mësimit hyjnor?

[Figura në faqen 9]

Mësimi demonik u dëgjua për herë të parë në kopshtin e Edenit

[Figura në faqen 10]

Mësimi hyjnor mbi shpërblerjen dhe Mbretërinë ofron të vetmen shpresë për njerëzimin

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo