BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lff mësimi 52
  • Pse kanë rëndësi veshja dhe paraqitja jonë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse kanë rëndësi veshja dhe paraqitja jonë?
  • Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO MË TEJ
  • PËRMBLEDHJE
  • EKSPLORO
  • Pse vishemi mirë për mbledhje?
    Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • A e lëvdon Perëndinë stili yt i veshjes?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Paraqitja e jashtme
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
lff mësimi 52
Mësimi 52. Një vajzë zgjedh cilat rroba të blejë.

MËSIMI 52

Pse kanë rëndësi veshja dhe paraqitja jonë?

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

Të gjithë kemi preferencat tona kur bëhet fjalë për veshjen dhe paraqitjen. Nëse zbatojmë disa parime të thjeshta nga Bibla, mund të ruajmë stilin tonë e njëkohësisht të kënaqim Jehovain. Le të shohim disa nga këto parime.

1. Cilat parime duhet të ndjekim kur bëhet fjalë për veshjen dhe paraqitjen?

Duhet të zgjedhim ‘veshje të përshtatshme, të jemi modestë, me mendje të shëndoshë’ dhe gjithnjë të pastër. Kështu paraqitja jonë do të pasqyrojë ‘përkushtimin ndaj Perëndisë’. (1 Timoteut 2:9, 10) Shqyrto këto katër parime: (1) Veshja jonë duhet të jetë ‘e përshtatshme’. Siç e ke vënë re në mbledhjet tona, jo të gjithë kemi të njëjtin stil, ama me veshjen dhe paraqitjen tonë tregojmë respekt për Perëndinë Jehova. (2) Vishemi «me modesti» kur paraqitja jonë nuk është provokuese dhe as nuk tërheq vëmendje të tepërt te vetja. (3) Tregojmë se kemi «mendje të shëndoshë» kur nuk ndjekim çdo lloj trendi mode që na del përpara. (4) Paraqitja jonë duhet të tregojë gjithnjë se jemi ‘të përkushtuar ndaj Perëndisë’, që të tjerët të shohin qartë se adhurojmë Perëndinë e vërtetë.—1 Korintasve 10:31.

2. Çfarë ndikimi mund të ketë paraqitja jonë te vëllezërit dhe motrat?

Vërtet jemi të lirë të veshim çfarë duam, por duhet të mendojmë se ç’ndikim do të ketë paraqitja jonë te të tjerët. Përpiqemi fort që të mos fyejmë askënd, por ‘t’i kënaqim të tjerët për të mirën e tyre, për t’i forcuar’.—Lexo Romakëve 15:1, 2.

3. Si ndikon paraqitja jonë te mënyra si e shohin njerëzit adhurimin e pastër?

Veshja jonë duhet të jetë e përshtatshme sipas rastit. Megjithatë i kushtojmë vëmendje të veçantë mënyrës si vishemi kur shkojmë në mbledhjet e kongregacionit dhe kur marrim pjesë në shërbim. Nuk duam që veshja jonë t’i shpërqendrojë njerëzit nga mesazhi jetësor që kemi për ta. Në fakt, me paraqitjen tonë, mund ta bëjmë të vërtetën më tërheqëse për të tjerët dhe ‘të stolisim mësimin e Shpëtimtarit tonë’.—Titit 2:10.

SHQYRTO MË TEJ

Shiko se si të sigurohemi që veshja dhe paraqitja jonë të japin prova se jemi adhurues të Jehovait.

Dy burra qëndrojnë përballë gjykatësit. Njëri ka veshur një kostum, ndërsa tjetri ka veshje të shkujdesura e të grisura dhe ka vënë një kapelë me strehë.

Veshja dhe paraqitja jonë tregojnë sa respekt kemi për njerëzit me autoritet. Po kështu, edhe pse Jehovai sheh zemrën, veshja dhe paraqitja jonë duhet të tregojnë se kemi respekt për të

4. Paraqitja jonë dinjitoze tregon respekt për Jehovain

Cila është arsyeja kryesore pse duhet të kujdesemi për pamjen tonë? Lexoni Psalmin 47:2 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Meqë përfaqësojmë Jehovain, si duhet të ndikojë kjo te mënyra si vishemi?

  • A mendon se është e arsyeshme t’i kushtojmë vëmendje paraqitjes sonë kur shkojmë në mbledhje ose kur marrim pjesë në shërbim? Pse?

5. Si të marrim vendime të mençura për sa i përket veshjes dhe paraqitjes?

Shihni VIDEON.

VIDEO: «Gjithçka bëjeni për lavdi të Perëndisë» (10:18)

Pavarësisht nëse rrobat tona janë të shtrenjta apo jo, ato duhet të jenë të pastra dhe të përshtatshme sipas rastit. Lexoni 1 Korintasve 10:24 dhe 1 Timoteut 2:9, 10. Më pas diskutoni pse nuk duhet të veshim rroba që janë . . .

  • të çrregullta ose që tregojnë moskokëçarje.

  • tepër të ngushta, provokuese ose që zbulojnë pjesë të papërshtatshme të trupit.

Edhe pse të krishterët nuk janë nën Ligjin e Moisiut, falë tij kuptojmë si mendon Jehovai. Lexoni Ligjin e përtërirë 22:5 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Pse duhet t’i shmangim veshjet dhe stilet që i bëjnë burrat të duken si gra dhe gratë si burra?

Lexoni 1 Korintasve 10:32, 33 dhe 1 Gjonit 2:15, 16 e më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Pse duhet të tregojmë kujdes që mënyra si vishemi dhe rregullohemi, të mos fyejë askënd në kongregacion ose në zonën ku jetojmë?

  • Cilat stile të veshjes dhe rregullimit janë të përhapura në zonën ku jeton?

  • A mendon se disa prej këtyre stileve mund të jenë të papërshtatshme për një të krishterë? Pse?

Mund t’i sjellim kënaqësi Jehovait, edhe pse vishemi dhe rregullohemi në mënyra të ndryshme

Burra dhe gra të moshave, racave dhe kombësive të ndryshme janë krehur dhe veshur sipas stileve të ndryshme, por të përshtatshme për të krishterët.

DISA THONË: «Kam të drejtë të vesh çfarë të dua!»

  • A je dakord? Pse?

PËRMBLEDHJE

Kur marrim vendime të mençura në lidhje me paraqitjen tonë, tregojmë respekt për Jehovain dhe për të tjerët.

Si do të përgjigjeshe?

  • Pse ka rëndësi për Jehovain mënyra si vishemi dhe rregullohemi?

  • Cilat parime mund të na ndihmojnë kur marrim vendime në lidhje me veshjen dhe paraqitjen?

  • Si ndikon paraqitja jonë te mënyra si e shohin të tjerët adhurimin e pastër?

Provo këtë

EKSPLORO

Shiko ç’përshtypje mund t’u lësh të tjerëve me mënyrën si vishesh.

«Si dukem?» (Artikull në jw.org)

Mëso pse duhet t’i mendosh mirë pasojat para se të bësh një tatuazh.

«Çfarë thotë Bibla për tatuazhet?» (Artikull në jw.org)

Shiko cilat parime të tjera na ndihmojnë të marrim vendime të mençura.

«A e lëvdon Perëndinë stili yt i veshjes?» (Kulla e Rojës, shtator 2016)

Shiko si një grua me zemër të mirë, mësoi të respektonte vendimet e të tjerëve në lidhje me veshjen.

«Veshja dhe paraqitja u bënë pengesë për mua» (Zgjohuni!, 22 dhjetor 2003)

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo