-
A e kishte parathënë Bibla si do të mendonin e si do të vepronin njerëzit sot?Përgjigje për pyetje rreth Biblës
-
-
Tamam siç thoshte kjo profeci, në përgjithësi njerëzit sot mendojnë vetëm për veten, çfarë u leverdis atyre, çfarë i bën ata të ndihen mirë dhe të plotësuar, e kështu me radhë. Këto tipare janë kaq të përhapura, sa disa grupe njerëzish janë përshkruar si «brezi i unit», e madje «brezi unë unë unë». Mjaft njerëz janë kaq të përqendruar te vetja sa nuk kanë «dashuri për mirësinë», pra as nuk arrijnë të duan cilësitë e mira. Duke qenë «mosmirënjohës», nuk e ndiejnë për detyrë të jenë mirënjohës për gjërat që kanë ose për atë që bëjnë të tjerët për ta.—2 Timoteut 3:2, 3.
-
-
A e kishte parathënë Bibla si do të mendonin e si do të vepronin njerëzit sot?Përgjigje për pyetje rreth Biblës
-
-
Shpifjet. Jemi të rrethuar nga njerëz «blasfemues» dhe «shpifës». (2 Timoteut 3:2, 3) Këto fjalë u referohen njerëzve që fyejnë të tjerët a Zotin ose që thonë gënjeshtra për ta.
Kokëfortësia. Shumë njerëz janë «të pabesë», ‘nuk janë të gatshëm për asnjë marrëveshje’, «tradhtarë» dhe «kokëkrisur». (2 Timoteut 3:2-4) Ata nuk duan të arrijnë në një marrëveshje, nuk bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje e as respektojnë marrëveshjen për të cilën kishin rënë dakord.
Dhuna. Shumë veta sot janë «të egër», marrin zjarr kollaj, dhe kjo shpeshherë çon në veprime brutale e mizore.—2 Timoteut 3:3.
-
-
A e kishte parathënë Bibla si do të mendonin e si do të vepronin njerëzit sot?Përgjigje për pyetje rreth Biblës
-
-
Mungesë dashurie brenda familjes. Ngaqë shumë janë «të pabindur ndaj prindërve» dhe «pa përzemërsi të natyrshme [familjare]», gjithnjë e më tepër pjesëtarë të familjes lihen pas dore dhe janë viktima të abuzimit dhe të dhunës.—2 Timoteut 3:2, 3.
-