BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Nëna, mësoni nga shembulli i Eunikës
    Kulla e Rojës 2022 (Për studim) | Prill
    • MËSOJI FËMIJËT ME ANË TË VEPRAVE

      12. Sipas 2 Timoteut 1:5, si ndikoi shembulli i Eunikës te Timoteu?

      12 Lexo 2 Timoteut 1:5. Eunika la një shembull të shkëlqyer për Timoteun. Ajo duhet t’i ketë mësuar se besimi i vërtetë shoqërohet me vepra. (Jak. 2:26) S’ka dyshim që Timoteu pa se veprat e nënës së tij motivoheshin nga dashuria e fortë për Jehovain dhe kuptoi sa lumturi i sillte shërbimi ndaj Jehovait. Si ndikoi shembulli i Eunikës te Timoteu? Siç e përmendi edhe apostulli Pavël, Timoteu kishte të njëjtin besim të fortë, dhe kjo nuk ishte rastësi. Ai kishte parë nga afër shembullin e nënës së tij dhe u motivua ta imitonte. Po njësoj, mjaft nëna sot u kanë prekur zemrën pjesëtarëve të familjes «pa fjalë». (1 Pjet. 3:1, 2) Edhe ti mund t’ia dalësh. Si?

      13. Pse një nënë duhet ta mbajë në vend të parë në jetë miqësinë me Jehovain?

      13 Mbaje miqësinë me Jehovain në vend të parë në jetë. (Ligj. 6:5, 6) Si shumica e nënave, edhe ti po bën shumë sakrifica. Je kujdesur për nevojat fizike të fëmijëve duke mos kursyer kohën, paratë, netët pa gjumë e gjëra të tjera. Megjithatë, kujdes të mos jesh kaq e angazhuar me këto gjëra, sa të sakrifikosh miqësinë me Jehovain. Planifiko rregullisht kohë për lutjet, studimin personal të Biblës dhe mbledhjet. Kështu do ta forcosh miqësinë me Jehovain dhe do të lësh një shembull të shkëlqyer për familjen dhe të tjerët.

  • Nëna, mësoni nga shembulli i Eunikës
    Kulla e Rojës 2022 (Për studim) | Prill
    • 16. Si mund të ndikojë shembulli i një nëne te të tjerët?

      16 Mos harro se shembulli yt si nënë ndikon te të tjerët. Si? Po ja, shqyrto si ndikoi shembulli i Eunikës tek apostulli Pavël. Ai dalloi te Timoteu besimin pa hipokrizi «që në fillim e kishte . . . Eunika». (2 Tim. 1:5) Kur ishte hera e parë që apostullit Pavël i ra në sy besimi i saj? Ka të ngjarë që gjatë udhëtimit të parë misionar ai takoi në Listër Loidën dhe Eunikën, e mund t’i ketë ndihmuar të bëheshin të krishtere. (Vep. 14:4-18) Mendo pak: kur i shkroi Timoteut 15 vjet më vonë, Pavli akoma e mbante mend besimin e fortë që tregonte Eunika dhe e përmendi si një shembull të denjë për t’u imituar. Duket qartë se besimi i saj kishte lënë gjurmë të pashlyeshme tek apostulli, e ka të ngjarë edhe te shumë bashkëbesimtarë të tjerë në shekullin e parë. Nëse po i rrit fëmijët si nënë e vetme ose nuk e ke bashkëshortin Dëshmitar, të jesh e sigurt se besimi yt i forcon dhe i motivon vëllezërit e motrat.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo