BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/1 f. 5-9
  • Lajmëtarët e paqes hyjnore mblidhen

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lajmëtarët e paqes hyjnore mblidhen
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «Sa bukur . . . ai që shpall paqen»
  • ‘Paqja e Perëndisë tejkalon çdo mendim’
  • «Ruani njësimin . . . në lidhjen unifikuese të paqes»
  • Ti nuk duhet të mungosh atje!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • ‘Lajmëtarët e zellshëm të Mbretërisë’ mblidhen me gëzim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Të shërbejmë si lajmëtarë të paqes hyjnore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Mësuesit e Fjalës së Perëndisë nxiten që të përmbushin detyrën e tyre
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/1 f. 5-9

Lajmëtarët e paqes hyjnore mblidhen

«NE JEMI ndërtuar nga çdo kongres krahinor në të cilin kemi marrë pjesë,​—thotë një plak i krishterë nga Shtetet e Bashkuara,​—megjithatë, këtë vit ai ishte tamam i papërshkrueshëm. Largoheshim çdo ditë duke pyetur veten se si do ta tejkalonte dita tjetër atë që prisnim dhe nuk u zhgënjyem!»

Nëse ke marrë pjesë në një prej kongreseve krahinore «Lajmëtarë të paqes hyjnore», pa dyshim që do të jesh dakort me këtë delegat entuziast. Çdo ditë e kongresit u përqendrua në një aspekt të ndryshëm të detyrës që kryejnë Dëshmitarët e Jehovait si lajmëtarë të Perëndisë. Le ta rishikojmë programin treditor.

«Sa bukur . . . ai që shpall paqen»

Kjo ishte tema e ditës së parë të kongresit. Ajo ishte bazuar në Isainë 52:7. Në këto kohë të vështira, shumë janë duke i shërbyer Jehovait nën rrethana sprovash. Fjalimi «Të dëgjojmë lajmëtarët e zellshëm të paqes», përfshiu intervista me disa prej këtyre personave besimplotë. Të dëgjoje se si shpreheshin ata personalisht ishte me të vërtet inkurajuese dhe në këtë mënyrë kongresistët u siguruan se Jehovai mund t’i forcojë edhe ata, madje duke u dhënë «fuqi përtej asaj që është normale» për t’i ndihmuar që të qëndrojnë.​—2. Korintasve 4:7.

Kërkesat e Jehovait nuk janë një barrë. (1. Gjonit 5:3) Kjo u bë e qartë në fjalimin e fundit të programit të mëngjesit, duke arritur kulmin me nxjerrjen e një broshure me 32 faqe, të titulluar Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Kjo ndihmë e re për studim e ilustruar bukur, do të luajë pa dyshim një rol domethënës në ndihmesën e shumë më tepër personave për të mësuar rreth qëllimeve të Perëndisë. Komente mbi përdorimin e këtij botimi të ri gjenden në artikullin e fundit të studimit të kësaj reviste dhe në faqet 16 e 17.

Fjalimi «Të qëndrojmë në veprën që është e mirë» theksoi faktin se Jehovai është shumë i vetëdijshëm për sprovat tona. Të qëndrojmë do të thotë të këmbëngulim dhe të mos humbim shpresën. Jehovai na ka dhënë Fjalën e tij, frymën e tij dhe organizatën e tij për të na ndihmuar. Për të predikuar duhet qëndrueshmëri e megjithatë, predikimi ndihmon për të qëndruar, sepse mban gjallë besimin tonë. Duke qenë kaq pranë vijës së finishit, nuk duhet të lejojmë që problemet të shuajnë zellin tonë, pasi vetëm ata që do të qëndrojnë deri në fund do të shpëtohen.​—Mateu 24:13.

Fjalimi kyç, «Roli ynë si lajmëtarë të paqes hyjnore», tërhoqi vëmendjen në çlirimin e të mërguarve judenj nga Babilonia dhe rivendosjen e adhurimit të pastër në Jerusalem në vitin 537 p. e. s. Kjo ngjarje, shpjegoi oratori, ishte vetëm një shijim paraprak i asaj që do të kryejë së shpejti Mbretëria e Perëndisë në shkallë mbarëbotërore. (Psalmi 72:7; Isaia 9:7) Caktimi ynë i tanishëm është që të predikojmë lajmin e mirë në lidhje me këtë Mbretëri dhe që të jetojmë në përputhje me këtë lajm. Dashuria për Perëndinë dhe për të afërmin duhet të na nxisë për të vazhduar pa pushim në këtë vepër.​—Veprat 5:42.

Një pikë kulminante e programit të së premtes ishte simpoziumi «Jini vigjilentë ndaj kurtheve të fshehura të zbavitjes». Muzika e sotme, filmat, videot, shfaqjet televizive, lojërat me video, librat, revistat dhe librat komikë, shpesh pasqyrojnë mënyrën demonike të të menduarit. Prandaj, ne duhet «të urrejmë thellë atë që është e ligë» dhe «të kapemi fort pas asaj që është e mirë». (Romakëve 12:9, BR) Po, ne duhet ta shohim zbavitjen e korruptuar si të neveritshme dhe ta shmangim atë, ndërsa përqendrohemi në gjërat që janë të pastra, të virtytshme dhe të denja për lavdërim. (Filipianëve 4:8) Botimet dhe pajimet e siguruara nga organizata e Jehovait i nxitin mendjet tona me mendime ndërtuese dhe na stërvitin për të dalluar të drejtën nga e gabuara. (Hebrenjve 5:14) Ne duhet të kapemi fort pas këtyre sigurimeve, ashtu si pas një lundre në një det të trazuar.

Më pas ishte fjalimi «Kundërshtoni Djallin, mos toleroni rivalitetin». Pak para se të hynin në tokën e premtuar, me mijëra izraelitë ranë në grackën e imoralitetit. Finehasi nuk e toleroi rivalitetin ndaj adhurimit të vërtetë. Ai ndërmori një veprim të vendosur kundër keqbërësve dhe devotshmëria e tij e veçantë i pëlqeu Jehovait. (Numrat 25:1-13) Synimi i Satanait është që ta bëjë secilin prej nesh të papërshtatshëm për të hyrë në botën e re të Perëndisë. Prandaj, ashtu si Finehasi, ne duhet të kundërshtojmë përpjekjet e Djallit për të na ndotur. Qofshim të martuar apo beqarë, ne duhet të «largohemi nga kurvëria».​—1. Korintasve 6:18.

«Të mbështetim besnikërisht integritetin e Fjalës së Perëndisë», ishte fjalimi mbyllës i ditës së parë të kongresit. Shumë përkthyes ndryshojnë ose heqin pjesë të Shkrimeve. Për shembull, për të ngushëlluar avokatët e organizatës së të drejtave të grave, përkthyesit e The New Testament and Psalms: An Inclusive Version i referohen Perëndisë jo si Atit, por si Atit-Nënë dhe Jezuit si «Njerëzorit», në vend se si «Birit të njeriut». Në kontrast me këtë, Përkthimi Bota e Re i përmbahet kaq besueshmërisht tekstit në gjuhën origjinale, sa ka shërbyer për të sqaruar mënyrën tonë të të menduarit mbi një numër çështjesh shkrimore. Për shembull, oratori tha: «Në saje të kuptimit të saktë të marrë nga Përkthimi Bota e Re, u sigurua baza për riorganizimin e kongregacioneve tona, duke emëruar trupat e pleqve, në përputhje më të plotë me modelin e vendosur në kongregacionin e krishterë të shekullit të parë.» Ne e tregojmë besnikërinë tonë ndaj Fjalës së Perëndisë, duke e lexuar atë çdo ditë dhe duke zbatuar këshillën e saj. Oratori tha, gjithashtu: «Ne tregojmë se jemi avokatë besnikë të Fjalës së Perëndisë, nëpërmjet predikimit të zellshëm që u bëjmë të tjerëve dhe nëpërmjet përdorimit të kujdesshëm të saj kur mësojmë të tjerët, duke mos u përpjekur kurrë që t’ia përshtatim atë ideve tona nëpërmjet shtrembërimit ose duke zgjeruar atë që thuhet aty.»

‘Paqja e Perëndisë tejkalon çdo mendim’

Kjo temë, e bazuar në Filipianëve 4:7, i dha ngjyrimin ditës së dytë të kongresit. Shumë nga informacioni i paraqitur trajtoi nga pikëpamja e duhur aspektin e shërbimit, familjes, dedikimit dhe aspekte të tjera të jetës së përditshme të një personi.

Pas një trajtimi të shkrimit të ditës, u paraqit një simpozium i titulluar «Lajmëtarë që sjellin lajmin e mirë të paqes». Mesazhi ynë është një mesazh paqeje dhe duhet të jepet në mënyrë paqësore. (Efesianëve 6:15) Objektivi ynë është të fitojmë zemrat, jo diskutimet e njerëzve. Stërvitja dhe botimet që marrim nga organizata e Jehovait na ndihmojnë që të bëjmë pikërisht këtë. Nuk duhet të lejojmë që indiferenca apo apatia të na shkurajojnë. Përkundrazi, ne duhet të vazhdojmë ‘të bëjmë gjithçka që mundemi’, duke pasur një rutinë të shëndetshme studimi personal, pjesëmarrjen në mbledhje dhe në veprën e predikimit. (2. Timoteut 2:15) Nuk duhet kaluar pa u vënë re bërja e së mirës ndaj të tjerëve, veçanërisht ndaj atyre që janë të lidhur me ne në besim. (Galatasve 6:10) Sigurisht, bërja e gjithçkaje që mundemi nuk do të thotë ta çojmë veten deri në rraskapitje. Për Jehovain është e pranueshme ajo që secili ka mundësi të bëjë sipas aftësisë dhe rrethanave të tij.

Pjesëtarët e popullit të Jehovait japin nga koha, energjia dhe burimet e tyre për çuarjen përpara të interesave të Mbretërisë. Fjalimi «Duke dhënë me gëzim brenda organizatës së Jehovait», vuri në dukje faktin se ndërsa më shumë njerëz ngjashëm deleve i përgjigjen mesazhit të Mbretërisë, ka nevojë për pajime të mëtejshme, vende mbledhjesh dhe ndërtesa degësh. Kontributet tona i bëjnë të mundur organizatës që të ketë në dispozicion të saj çfarëdolloj gjëje që nevojitet për përmbushjen e veprës mbarëbotërore të predikimit. Dhënia bujare nderon, gjithashtu, Jehovain dhe i sjell gëzim dhënësit. Prandaj, si të krishterë, nuk duhet të lëmë pas dore këtë aspekt të rëndësishëm të adhurimit tonë.​—2. Korintasve 8:1-7.

Në mbyllje të sesionit të mëngjesit ishte fjalimi i pagëzimit, gjithmonë një pikë kulminante në grumbullimet e mëdha të Dëshmitarëve të Jehovait. Çfarë gëzimi tek sheh personat e sapodedikuar që ndjekin hapat e Jezuit, duke u zhytur në ujin e pagëzimit! (Mateu 3:13-17) Të gjithë ata që ndërmarrin këtë hap, kanë qenë të edukuar në burimin e mençurisë më të madhe, Biblën. Për më tepër, ata kanë gjetur një qëllim të vërtetë në jetë dhe janë bekuar me paqen që vjen nga njohja e faktit se janë duke bërë atë që është e drejtë.​—Eklisiastiu (Predikuesi) 12:13.

Lidhur me këtë u dha një këshillë e drejtpërdrejtë në fjalimin «Mendjemprehtësia le të jetë për ju një mbrojtje». Mendjemprehtësia është shumë e rëndësishme kur është fjala për marrëdhëniet tregtare. Ne nuk duhet t’i kryejmë aktivitetet personale tregtare në Sallën e Mbretërisë, as nuk duhet t’i shfrytëzojmë bashkë të krishterët për fitime financiare. (Krahaso Gjonin 2:15, 16.) Mendjemprehtësia nevojitet, gjithashtu, kur investojmë në një biznes apo kur japim ose marrim para hua. «Dështimi në aventurat e biznesit ndërmjet të krishterëve, ka çuar në zhgënjime dhe madje në humbjen e gjendjes frymore nga ana e atyre që janë futur me nxitim në projekte të rrezikshme për fitimin e parave»,​—vërejti oratori. Edhe pse për të krishterët nuk është e gabuar që të kryejnë biznes me njëri-tjetrin, sigurisht që kujdesi është diçka e mençur. Kur ndërmjet dy palëve është bërë një marrëveshje biznesi, kushtet e vendosura duhet që gjithmonë të dokumentohen me shkrim.

Norma e Perëndisë për burrat dhe gratë u trajtua në fjalimin «Mashkull dhe femër Ai i krijoi ata». Përgjatë historisë, rolet e sekseve janë shtrembëruar. «Shumë njerëz e barazojnë gabimisht mashkullinë me sundimin e ashpër, brutalitetin apo ndjenjën e fortë të krenarisë mashkullore,​—tha oratori.​—Në disa kultura do të ishte e rrallë, madje e pacipë, që një burrë të qante në publik madje edhe privatisht. Kurse Gjoni 11:35 tregon se kur ishte me turmën jashtë varrit të Lazrit, ‘Jezui qau’.» Ç’mund të thuhet për gratë? Feminiteti shpesh është barazuar me tërheqjen fizike. Por oratori pyeti: «Nëse një grua është e hijshme, por e pamend dhe është debatuese, sarkastike apo arrogante, a mund të jetë e hijshme ajo në kuptimin e vërtetë të fjalës, a mund të jetë vërtet femërore?» (Krahaso Proverbat 11:22; 31:26.) Në mënyrën e tyre të të folurit, në sjelljen dhe mënyrën e krehjes, burrat dhe gratë e krishtere përpiqen të ndjekin normat biblike. Oratori tha: «Një burrë që shfaq frytet e frymës është e lehtë të respektohet dhe një grua që vepron po ashtu është e lehtë që të duhet.»​—Galatasve 5:22, 23.

Më pas ishte simpoziumi «Perëndia i paqes kujdeset për ju». Shumë të krishterë kanë ankthe financiare. Megjithatë, Jehovai premton: «Nuk do të të lë, nuk do të të braktis.» (Hebrenjve 13:5) Pavarësisht nga vështirësitë ekonomike, disa kanë treguar besim në këtë premtim duke u futur në shërbimin si pionierë ndihmës apo të rregullt. Të tjerë që nuk mund të shërbejnë tani si pionierë, i vendosin interesat e Mbretërisë në radhë të parë, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të dëshmuar. (Mateu 6:33) Të gjitha përpjekjet e tilla janë për t’u lavdëruar! Organizata e Jehovait ka siguruar botime të shumta për të na ndihmuar në shërbimin tonë dhe në përballimin e problemeve tona. Nëse tregojmë çmueshmëri për sigurimet frymore të Jehovait, ai do të na bekojë me paqe në këto kohë ekonomikisht të turbullta.​—Psalmi 29:11.

Në mbyllje të fjalimit të fundit të ditës, «Kërkoni paqen hyjnore në jetën familjare», kongresistët patën kënaqësinë të merrnin librin e ri Sekreti i lumturisë familjare. «Studiojeni me zell këtë libër, personalisht dhe si grup familjar,​—nxiti oratori.​—Bëni përpjekje serioze për të zbatuar këshillat e tij të bazuara në Bibël dhe jini të sigurt se paqja dhe lumturia do të rriten në familjen tuaj.»

«Ruani njësimin . . . në lidhjen unifikuese të paqes»

E bazuar në Efesianëve 4:3, kjo ishte një temë e përshtatshme për ditën e fundit të kongresit. Dëshmitarët e Jehovait, të tërhequr nga të gjitha kombet e botës, kanë qenë të mësuar nga Perëndia. Prandaj, ata e duan paqen. Ata ndjekin shembullin e Jezuit dhe përpiqen «të ruajnë njësimin e frymës në lidhjen unifikuese të paqes».

Paqja që përshkon organizatën e Perëndisë u theksua në simpoziumin «Identifikimi i llojit të drejtë të lajmëtarëve». Në Izraelin e lashtë ekzistonin profetë të rremë. Megjithatë, lajmëtarët e vërtetë të Perëndisë, profetë të tillë si Isaia, Ezekieli dhe Jeremia, parathanë saktësisht rënien e Jerusalemit, periudhën e mërgimit dhe çlirimin përfundimtar të popullit të Perëndisë. Një situatë e ngjashme ekziston sot. Lajmëtarë të rremë ka me bollëk në sferën e politikës dhe fesë së rreme. Megjithatë, Jehovai ka ngritur Dëshmitarët për të shpallur qëllimin e tij lidhur me këtë sistem gjërash. Veçanërisht që nga 1919-a, shërbëtorët e Jehovait janë përdorur për të shpallur mesazhin e Perëndisë. Sa të ndryshëm janë ata nga lajmëtarët e rremë të të ashtuquajturit krishterim! Le të bëjmë me zell pjesën tonë në këtë vepër, derisa Jehovai të thotë se është kryer.

Fjalimi «Dëgjoni dhe bindjuni Fjalës së Perëndisë» theksoi se Shkrimet janë burimi më i madh i udhëheqjes, ngushëllimit dhe shpresës. (Isaia 30:20, 21; Romakëve 15:4) Bota e sotme bëhet gjithmonë e më toleruese. Prandaj, tani më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të dëgjojmë këshillën që vjen nga Fjala e Perëndisë dhe organizata. Jehovai i njeh dobësitë tona dhe në Fjalën e tij ka theksuar qartësisht rrugën që do të na sjellë dobi. Njohja e faktit që Jehovai na mbështet, na jep besim për të ecur përpara në çdo gjë që ai kërkon prej nesh.

Kjo parapërgatiti auditorin për dramën me kostume, që pasoi. Ajo titullohej: «Përse të respektojmë rregullimet teokratike?» Duke përdorur si bazë tregimin biblik të Gideonit, ky prezantim theksoi me forcë një mësim të fuqishëm: ne duhet të ndjekim udhëzimet e Perëndisë dhe jo t’i zëvendësojmë me mënyrën tonë të të menduarit apo të përpiqemi ta anashkalojmë këshillën teokratike.

Fjalimi publik ishte mbi temën: «Më në fund paqja e vërtetë: Prej cilit burim?» Paqja që premton Perëndia shkon përtej çdo gjëje që mund të imagjinojë kjo botë. «Paqe e vërtetë do të thotë paqe çdo ditë,​—tha oratori.​—Paqe e Perëndisë do të thotë një botë pa sëmundje, dhimbje, vuajtje dhe vdekje.» Bibla na tregon se Jehovai «bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës». (Psalmi 46:9) Si do ta bëjë ai këtë? Duke hequr nxitësin e luftës, Satana Djallin. (Zbulesa 20:1-3) Kjo do të hapë rrugën që të butët «të zotërojnë tokën dhe të gëzojnë një paqe të madhe».​—Psalmi 37:11.

Pas përmbledhjes së artikullit të studimit të Kullës së Rojës për javën, u paraqit fjalimi mbyllës i kongresit. I titulluar «Të ecim përpara si lajmëtarë të paqes hyjnore», ky fjalim që nxiste për veprim, theksoi se vepra jonë e predikimit është njëkohësisht e pashoqe dhe urgjente. Tani nuk është koha për të pushuar, për t’u sorollatur apo për t’iu kthyer ideve të gabuara. Jemi të pajisur me atë që nevojitet: lajmin e Perëndisë, frymën e tij të shenjtë dhe sigurime të shumta që vijnë nga organizata e tij e dashur teokratike. Si shërbëtorë të Jehovait, le të vazhdojmë, pra, të ecim përpara si lajmëtarë të paqes hyjnore!

[Kutia dhe figurat në faqen 9]

Një sigurim i dashur për familjet

Ata që morën pjesë në ditën e dytë të kongresit krahinor «Lajmëtarë të paqes hyjnore», u drithëruan kur morën botimin e ri të titulluar Sekreti i lumturisë familjare. Ky libër përmban informacion nga Shkrimet, prej të cilit do të nxjerrin dobi të gjitha familjet që e duan Perëndinë.

Një plak nga Konektikati, SHBA, komenton: «Në 15 qershor ne morëm librin tonë Sekreti i lumturisë familjare. Në 16 qershor kisha arritur të lexoja gjysmën e tij. Në datën 17, për herë të parë e bëmë me të studimin tonë familjar dhe u inkurajuam kaq shumë! Po atë ditë, përfundova leximin e krejt librit. Ky botim i shkëlqyeshëm, pa dyshim që do të provojë se është i çmuar për të gjithë ata që do të përfitojnë prej tij. Çiltërsia e librit dhe informacioni i kohës, ofrojnë një provë të mëtejshme se ‘skllavi i besueshëm dhe i matur’ po jep ‘ushqim në kohën e duhur’ dhe se është shumë i vetëdijshëm për nevojat tona në këto kohë të vështira.»​—Mateu 24:45-47, BR.

[Figura në faqen 7]

Si të rinjtë, ashtu dhe të vjetrit dëshirojnë të dinë se çfarë kërkon Perëndia

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo