HIMENEU
[nga Himeni, perëndia grek i martesës].
I krishterë i shekullit të 1-rë që u bë apostat. Pavli e quajti Himeneun blasfemues, plot ‘fjalë boshe që dhunonin atë që ishte e shenjtë’. Si u largua nga e vërteta, Himeneu bashkë me njëfarë Fileti, filluan të mësonin doktrina të rreme dhe minuan besimin e disave. Një nga mësimet e rreme ishte se ‘ringjallja kishte ndodhur tashmë’ në kohën e tyre. Për ta ringjallja ishte thjesht frymore, simbolike dhe se të krishterët e kushtuar ishin ringjallur tashmë; nuk kishin ç’prisnin më dhe nuk do të kishte ringjallje tjetër në të ardhmen nën Mbretërinë mesianike të Perëndisë.—2Ti 2:16-18; krahaso 1Ko 15:12-23.
Në letrën e parë të Pavlit drejtuar Timoteut, emri i Himeneut del me atë të një apostati tjetër, Aleksandrit. Apostulli thotë se Himeneun dhe Aleksandrin ‘ia kishte dorëzuar Satanait’, me sa duket në kuptimin që i kishte dëbuar ose përjashtuar nga kongregacioni.—1Ti 1:18-20.