BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g20 nr. 1 f. 14-15
  • Një jetë pa stres është e mundur!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një jetë pa stres është e mundur!
  • Zgjohuni!—2020
  • Material i ngjashëm
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2020
  • Ta mbajmë nën kontroll stresin
    Zgjohuni!—2010
  • Nën Mbretërinë e Perëndisë «paqja do të jetë pa fund»
    Zgjohuni!—2019
  • Stres i dobishëm, stres i dëmshëm
    Zgjohuni!—1998
Shih më tepër
Zgjohuni!—2020
g20 nr. 1 f. 14-15
Një djalë i vogël me të atin po luajnë me dallgët e oqeanit, ndërsa mamaja me vajzat kënaqen teksa i shohin nga bregu.

SI TË GJESH LEHTËSIM NGA STRESI

Një jetë pa stres është e mundur!

Mençuria e Biblës mund të na ndihmojë të shmangim stresin e tepërt. Ne vetë nuk arrijmë dot të eliminojmë çdo gjë që na shkakton stres, por Krijuesi po. Madje ai ka caktuar dikë që të na ndihmojë: Jezu Krishtin. Në shkallë globale, së shpejti ai do të bëjë gjëra edhe më të mrekullueshme se ato që bëri kur ishte njeri në tokë. Për shembull:

JEZUI DO TË SHËROJË TË SËMURËT, SIÇ BËRI NË TË KALUARËN.

«Tek ai çonin të gjithë ata që vuanin nga sëmundje dhe dhembje të ndryshme, . . . dhe ai i shëronte.»—MATEU 4:24.

JEZUI DO TË SIGUROJË STREHIM DHE USHQIM PËR TË GJITHË.

«Ata [nënshtetasit e Krishtit] do të ndërtojnë shtëpi e do të jetojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. S’do të ndërtojnë që të banojë një tjetër, s’do të mbjellin që të hajë një tjetër.»—ISAIA 65:21, 22.

MBRETËRIMI I JEZUIT DO TË SJELLË PAQE DHE SIGURI NË MBARË GLOBIN.

«Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe do të ketë paqe pa fund derisa të mos ketë më hënë. Ai do të ketë nënshtetas nga deti në det dhe nga Lumi deri në skajet e tokës. . . . Armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.»—PSALMI 72:7-9.

JEZUI DO TË ZHDUKË PADREJTËSITË.

«Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri; ai do t’ua shpëtojë jetën të varfërve. Do t’i çlirojë nga shtypja dhe dhuna.»—PSALMI 72:13, 14.

JEZUI DO TË ELIMINOJË EDHE VUAJTJET E VDEKJEN.

«Nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.»—ZBULESA 21:4.

«KOHË TË RREZIKSHME PLOT STRES»

«Kurrë më parë njerëzit në mbarë botën s’kanë qenë kaq të stresuar, të shqetësuar, të trishtuar dhe të vuajtur si sot.»—Mohamed Junis, kryeredaktor i Gallup.

Pse është kaq i përhapur stresi? Bibla na jep një përgjigje shumë logjike. Te 2 Timoteut 3:1, ajo thotë: «Në ditët e fundit do të vijnë . . . kohë të rrezikshme plot stres dhe telashe.» (The Amplified Bible) Arsyeja, siç shpjegon më tej Bibla, lidhet me tiparet negative të njerëzve. Ndër këto tipare përfshihen lakmia, arroganca, hipokrizia fetare, gjaknxehtësia, mungesa e dashurisë në familje dhe mungesa e vetëkontrollit. (2 Timoteut 3:2-5) Ditët e fundit do të mbarojnë kur Jezu Krishti të fillojë të qeverisë mbi tokë si Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, një qeverie qiellore.—Danieli 2:44.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo