-
Dalloje ndryshimin mes njerëzveKulla e Rojës (Për studim)—2018 | Janar
-
-
3. Cilët përfshin lista e cilësive që gjejmë te 2 Timoteut 3:2-5?
3 Apostulli Pavël shkroi se «ditët e fundit» do të ishin «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». Më pas, ai renditi 19 cilësi negative që do të karakterizonin njerëzit në këtë periudhë. Kjo listë ngjan me atë që gjejmë te Romakëve 1:29-31. Por, lista në letrën që i shkroi Timoteut përfshin terma që nuk përmenden askund tjetër në Shkrimet e Krishtere Greke. Pavli e nis listën e cilësive të papëlqyeshme për Perëndinë me fjalët «njerëzit do të jenë . . . ». Megjithatë, këto cilësi nuk do t’i shfaqnin të gjithë njerëzit. Shërbëtorët e Perëndisë kanë cilësi krejt të ndryshme.—Lexo Malakinë 3:18.
-
-
Dalloje ndryshimin mes njerëzveKulla e Rojës (Për studim)—2018 | Janar
-
-
4. Si do ta përshkruaje një njeri të krekosur?
4 Pasi tha se shumë veta do të ishin të dashuruar me veten dhe me paratë, Pavli shkroi se njerëzit do të ishin edhe mendjemëdhenj, fodullë dhe të krekosur. Shpesh këto tipare pasqyrojnë një ndjenjë superioriteti për shkak të aftësive, pamjes, pasurisë a pozitës shoqërore. Njerëz me tipare të tilla vdesin që të tjerët t’i admirojnë dhe t’i adhurojnë. Ja çfarë shkroi një studiues për dikë që e ka pushtuar krenaria: «Në zemrën e tij ka një altar të vogël ku përkulet para vetes.» Disa thonë se krenaria e tepruar është kaq e shpifur, sa edhe vetë krenarët s’e honepsin te të tjerët.
-
-
Dalloje ndryshimin mes njerëzveKulla e Rojës (Për studim)—2018 | Janar
-
-
8. (a) Si e konsiderojnë disa sot mosbindjen ndaj prindërve? (b) Çfarë udhëzimi u japin Shkrimet fëmijëve?
8 Pavli përshkroi si do ta trajtonin njëri-tjetrin njerëzit në ditët e fundit. Ai shkroi se në ditët e fundit fëmijët do të ishin të pabindur ndaj prindërve. Ndonëse sot një sjellje e tillë nganjëherë pranohet e madje inkurajohet në libra, filma e në programe televizive, mosbindja gërryen stabilitetin e njësisë më të rëndësishme të shoqërisë—familjes. Njerëzit e kanë kuptuar prej kohësh këtë parim. Është interesante se në Greqinë e lashtë, nëse një burrë godiste prindërit, humbiste gjithë të drejtat civile; sipas ligjit romak, të goditje babanë ishte po aq e rëndë sa të bëje një vrasje. Si Shkrimet Hebraike, ashtu edhe Shkrimet e Krishtere Greke i udhëzojnë fëmijët të nderojnë prindërit.—Dal. 20:12; Efes. 6:1-3.
-
-
Dalloje ndryshimin mes njerëzveKulla e Rojës (Për studim)—2018 | Janar
-
-
10, 11. (a) Cilat cilësi negative tregojnë se njerëzit s’kanë dashuri për njëri-tjetrin? (b) Deri në ç’masë i duan të tjerët të krishterët e vërtetë?
10 Pavli rendit edhe cilësi të tjera negative që tregojnë se njerëzit nuk kanë dashuri për njëri-tjetrin. Me të drejtë, pas ‘mosbindjes ndaj prindërve’ përmendet mosmirënjohja, sepse ajo përshkruan qëndrimin e atyre që s’kanë çmueshmëri për mirësinë që u tregojnë të tjerët. Njerëzit do të ishin edhe të pabesë. Nuk do të ishin të gatshëm për asnjë marrëveshje, domethënë s’do të kishin pikë dëshire për të bërë paqe me të tjerët. Do të ishin blasfemues dhe tradhtarë, pra do të përdornin fjalë sharëse e lënduese ndaj njerëzve e madje edhe ndaj Perëndisë. Do të kishte edhe shpifës, njerëz që përhapin fjalë të dëmshme me synimin për të shkatërruar reputacionin e mirë të të tjerëve.a
-