BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/11 f. 3
  • Pyetja më e rëndësishme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetja më e rëndësishme
  • Zgjohuni!—2011
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Besimi i vërtetë bazohet në prova të forta
  • Trego besim te premtimet e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Besimi
    Zgjohuni!—2016
  • Besimi—Një cilësi forcëdhënëse
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Forco besimin te Krijuesi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Zgjohuni!—2011
g 11/11 f. 3

Pyetja më e rëndësishme

«A MUND të ketë pasur gjatë gjithë ekzistencës njerëzore pyetje më të rëndësishme se ‘A ekziston Perëndia?’»—pyeti gjenetisti Frensis S. Kolins. Ai nxjerr në pah një pikë të rëndësishme: nëse nuk ka Perëndi, atëherë nuk ka as autoritet më të lartë mbi çështjet morale.

Arsyeja pse disa njerëz dyshojnë në ekzistencën e Perëndisë, është se mjaft shkencëtarë nuk besojnë tek Ai. Megjithatë, edhe pikëpamjet më të përhapura mund të jenë ndonjëherë shumë të gabuara, siç do të tregojë edhe artikulli vijues.

Është për të ardhur keq që shumë nga fetë botërore i kanë pështjelluar edhe më shumë njerëzit me mësime që bien ndesh me njohuritë shkencore të vërtetuara. Një rast që ia vlen të përmendet është koncepti jobiblik se Perëndia e krijoi botën brenda gjashtë ditëve 24-orëshe disa mijëra vjet më parë.

Ngaqë përballen me teori dhe filozofi kontradiktore, shumë dorëzohen dhe nuk e kërkojnë të vërtetën rreth ekzistencës së Perëndisë. Por, a mund të ketë një gjë më të vlefshme dhe me ndikim më të madh sesa gjetja e një përgjigjeje të besueshme për këtë pyetje kaq thelbësore? Sigurisht, asnjëri prej nesh nuk e ka parë Perëndinë, e as kemi qenë të pranishëm kur universi dhe jeta erdhën në ekzistencë. Prandaj, pavarësisht nëse besojmë te Perëndia ose jo, pikëpamja jonë është deri diku çështje besimi. Por ç’lloj besimi kemi?

Besimi i vërtetë bazohet në prova të forta

Besimi, të paktën deri në njëfarë mase, zë një vend të rëndësishëm në jetën tonë. Fillojmë një punë me besimin se do të paguhemi. Mbjellim tokën me sigurinë se farat do të mbijnë. U besojmë miqve. Dhe kemi besim te ligjet që qeverisin universin. Ky mund të quhet besim i bazuar në njohuri, pasi mbështetet në prova. Po kështu, besimi se Perëndia ekziston, bazohet mbi prova.

Te Hebrenjve 11:1, Bibla thotë: «Besimi është . . . dëshmia e dukshme e realiteteve ndonëse të papara.» Një përkthim tjetër thotë: «Besimi . . . na siguron për realitete që nuk i shohim.» (The New English Bible) Për ta ilustruar: po ecën përgjatë bregut të detit kur papritur toka nën këmbët e tua fillon të lëkundet. Pas kësaj, sheh që deti tërhiqet mbrapsht. E kupton domethënien e këtyre fenomeneve dhe e di se paralajmërojnë afrimin e një tsunami. Në këtë rast, tërmeti dhe zbatica bashkë përbëjnë një ‘dëshmi të dukshme’ të një realiteti që ende nuk e sheh: dallgët që do të vijnë. Si rrjedhojë, besimi yt i bazuar në njohuri të shtyn të ikësh me të shpejtë në një vend të lartë e të sigurt.

Edhe besimi te Perëndia duhet të jetë një besim i mbështetur në njohuri, që vjen si rrjedhojë e provave bindëse. Vetëm kështu Perëndia mund të bëhet për ty një ‘realitet i paparë’. A duhet të jesh shkencëtar për të analizuar dhe peshuar prova të tilla? Vladimir Prelogu, fitues i çmimit Nobel, pranoi se edhe «fituesit e çmimit Nobel nuk janë më kompetentë se njerëzit e tjerë për Perëndinë, fenë dhe jetën pas vdekjes».

Zemra e sinqertë dhe etja për të vërtetën, duhet të të nxitin t’i shqyrtosh provat me mendje të hapur dhe t’i lejosh këto prova të të çojnë në përfundimin e duhur. Çfarë provash kemi në dispozicion për të analizuar?

[Figura në faqen 3]

Bujku ka besim se farat do të mbijnë dhe do të rriten

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo