-
Enoku—I patrembur kundrejt gjithë gjasaveKulla e Rojës—1997 | 15 Janar
-
-
Perëndia e mori Enokun: Si?
Jehovai nuk e lejoi Satanain apo shërbëtorët e tij tokësorë që ta vrisnin Enokun. Në vend të kësaj, shkrimi i frymëzuar thotë: «Perëndia e mori.» (Zanafilla 5:24) Apostulli Pavël e përshkruan çështjen në këtë mënyrë: «Me anë të besimit Enoku u zhvendos [u transferua, BR] që të mos shikonte vdekje dhe nuk u gjet më, sepse Perëndia e kishte zhvendosur; sepse përpara se të merrej, ai pati dëshmimin se i kishte pëlqyer Perëndisë.»—Hebrenjve 11:5.
Si «u transferua që të mos shikonte vdekje» Enoku? Apo, siç është në përkthimin nga R. A. Knox, si «u mor pa përvojën e vdekjes» Enoku? Në mënyrë paqësore, Perëndia i dha fund jetës së Enokut, duke e kursyer atë qoftë nga dhimbjet e vdekjes, qoftë nga sëmundja apo dhuna në duart e armiqve të tij. Po, Jehovai e ndërpreu jetën e shkurtër të Enokut në moshën 365 vjeçare, një person relativisht i ri në krahasim me bashkëkohësit e tij.
Si iu dha Enokut «dëshmimi se i kishte pëlqyer Perëndisë»? Çfarë dëshmie pati ai? Ka të ngjarë që Perëndia ta ketë çuar Enokun në gjendje ekstaze, madje ashtu si apostulli Pavël «u rrëmbye» apo u transferua, me sa duket duke marrë një vizion të parajsës së ardhshme frymore të kongregacionit të krishterë. (2. Korintasve 12:3, 4) Dëshmia apo prova që Enoku kishte qenë i pëlqyeshëm për Perëndinë, mund të ketë lënë si trashëgimi një vizion të parajsës së ardhshme tokësore, në të cilën të gjithë ata që jetojnë do të mbështetin sovranitetin e Perëndisë. Ndoshta, ndërsa Enoku ishte duke përjetuar një vizion marramendës, Perëndia e mori atë në një vdekje pa dhimbje, për të fjetur deri në ditën e ringjalljes së tij. Duket se, ashtu si në rastin e Moisiut, Jehovai u kujdes për trupin e Enokut, sepse «ai nuk u gjet më».—Hebrenjve 11:5; Ligji i përtërirë 34:5, 6; Juda 9.
-
-
Enoku—I patrembur kundrejt gjithë gjasaveKulla e Rojës—1997 | 15 Janar
-
-
A shkoi Enoku në qiell?
«Me anë të besimit Enoku u zhvendos [u transferua, BR] që të mos shikonte vdekje.» Në përkthimin e këtij fragmenti në Hebrenjve 11:5, disa përkthime të Biblës tregojnë se Enoku nuk vdiq me të vërtetë. Për shembull, A New Translation of the Bible nga James Moffatt thotë: «Me anë të besimit Enoku u mor në qiell, kështu që ai nuk vdiq kurrë.»
Megjithatë, pothuajse 3.000 vjet pas ditëve të Enokut, Jezu Krishti tha: «Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, Birit të Njeriut.» (Gjoni 3:13) Në The New English Bible lexohet: «Askush nuk shkoi asnjëherë lart në qiell, përveç njërit që zbriti nga qielli, Birit të njeriut.» Kur Jezui bëri këtë deklaratë, as ai nuk ishte ngjitur në qiell.—Krahaso Lukën 7:28.
Apostulli Pavël thotë se Enoku dhe të tjerët që përbëjnë renë e madhe të dëshmitarëve, para atyre të krishterë, ‘vdiqën të gjithë’ dhe «nuk morën atë që u ishte premtuar». (Hebrenjve 11:13, 39) Përse? Sepse të gjithë njerëzit, përfshirë Enokun, kanë trashëguar mëkatin nga Adami. (Psalmi 51:5; Romakëve 5:12) I vetmi mjet shpëtimi është nëpërmjet sakrificës shpërblerëse të Krishtit Jezu. (Veprat 4:12; 1. Gjonit 2:1, 2) Në kohën e Enokut kjo shpërblerje nuk ishte paguar ende. Prandaj, Enoku nuk shkoi në qiell, por ai është në gjumin e vdekjes, duke pritur një ringjallje në tokë.—Gjoni 5:28, 29.
-