-
A po pret «qytetin që ka themele të vërteta»?Kulla e Rojës 2020 (Për studim) | Gusht
-
-
Si e tregoi Abrahami besimin te premtimet e Jehovait? (Shih paragrafin 5)
5. Nga e dimë se Abrahami priste qytetin e projektuar nga Perëndia?
5 Si e tregoi Abrahami se priste qytetin, ose Mbretërinë, e projektuar nga Perëndia? Së pari, Abrahami nuk u bë nënshtetas i ndonjë mbretërie në tokë. Ai vazhdoi të bënte jetë shtegtari, pra zgjodhi të mos vendosej me banim në asnjë vend dhe nuk përkrahu kurrë ndonjë mbret njerëzor. Veç kësaj, nuk u përpoq të formonte vetë një mbretëri. Përkundrazi, vazhdoi t’i bindej Jehovait dhe priti që Ai ta plotësonte premtimin. Çfarë besimi të jashtëzakonshëm tregoi Abrahami! Le të ndalemi te disa sfida që hasi dhe të shohim çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tij.
-
-
A po pret «qytetin që ka themele të vërteta»?Kulla e Rojës 2020 (Për studim) | Gusht
-
-
7. Pse Abrahami duhej të kishte besim se Jehovai do ta mbronte atë dhe familjen e tij?
7 Abrahami duhej të kishte besim se Jehovai do ta mbronte atë dhe familjen e tij. Pse? Të mos harrojmë se ai dhe Sara lanë pas një shtëpi të rehatshme e të sigurt në qytetin e Urit për të banuar në tenda, mes fushave të Kananit. Abrahami dhe familja e tij nuk ishin më të mbrojtur nga mure të trasha dhe hendeqe të thella. Tani mund të binin fare lehtë pre e sulmeve të armiqve.
8. Cilat sfida ndeshi Abrahami në një periudhë të jetës?
8 Abrahami bëri vullnetin e Perëndisë, por në një periudhë të jetës po hiqte keq për të mbajtur familjen me bukë. Një zi buke e rëndë goditi pikërisht atë vend ku e kishte dërguar Jehovai. Aq e rëndë ishte ajo zi buke, sa Abrahami vendosi që, përkohësisht, të transferohej me familjen në Egjipt. Mirëpo, kur vajtën në Egjipt, faraoni, sundimtari i vendit, i mori gruan. Imagjino çfarë ankthi duhet të ketë ndier Abrahami derisa Jehovai ndërhyri dhe e detyroi faraonin t’ia kthente Sarën Abrahamit.—Zan. 12:10-19.
9. Çfarë hallesh familjare kishte Abrahami?
9 Abrahami kishte edhe halle familjare. Gruaja e tij e shtrenjtë, Sara, nuk mund të lindte fëmijë. Për dekada të tëra, e kishin zemrën helm nga ajo situatë. Më pas, Sara i dha Abrahamit shërbyesen e saj, Agarën, që ajo të lindte fëmijë për Abrahamin dhe Sarën. Por, kur mbeti shtatzënë dhe do të lindte Ismaelin, Agara filloi ta përbuzte Sarën. Situata u tensionua aq shumë sa Sara e detyroi Agarën të ikte nga shtëpia.—Zan. 16:1-6.
10. Cilat ngjarje ia sprovuan Abrahamit besimin te Jehovai?
10 Më në fund, Sara mbeti shtatzënë dhe i lindi Abrahamit një djalë, që ai e quajti Isak. Abrahami i donte të dy djemtë e tij, Ismaelin dhe Isakun. Mirëpo, ngaqë Ismaeli e keqtrajtonte Isakun, Abrahami u detyrua t’i largonte nga shtëpia Ismaelin dhe Agarën. (Zan. 21:9-14) Vite më vonë, Jehovai i kërkoi Abrahamit të flijonte Isakun. (Zan. 22:1, 2; Hebr. 11:17-19) Në të dyja rastet, Abrahami pati besim se në fund Jehovai do t’i plotësonte premtimet që kishte bërë për djemtë e tij.
11. Pse Abrahamit i duhej të priste me durim Jehovain?
11 Gjatë gjithë asaj kohe, Abrahami mësoi të priste Jehovain me durim. Kur iku nga Uri me gjithë familjen, ka të ngjarë të ishte mbi 70 vjeç. (Zan. 11:31–12:4) Pastaj, për afro 100 vjet, jetoi në tenda dhe udhëtoi anekënd Kananit. Abrahami jetoi 175 vjet. (Zan. 25:7) Megjithatë, nuk e pa plotësimin e premtimit të Jehovait se do t’u jepte pasardhësve të tij Kananin, vendin nëpër të cilin u end. Nuk arriti të shihte as sesi filloi të qeveriste Mbretëria, qyteti i Perëndisë. Gjithsesi, për Abrahamin thuhet se vdiq «i moshuar e i kënaqur». (Zan. 25:8) Me gjithë sfidat që hasi, Abrahami e mbajti besimin të fortë dhe priti me kënaqësi Jehovain. Çfarë e ndihmoi të qëndronte? Fakti që Jehovai e mbrojti dhe e trajtoi si mik gjatë gjithë jetës.—Zan. 15:1; Isa. 41:8; Jak. 2:22, 23.
-