-
A e sheh «Atë që është i padukshëm»?Kulla e Rojës—2014 | 15 Prill
-
-
10. (a) Cilat udhëzime u dha Jehovai izraelitëve në nisan të vitit 1513 p.e.s.? (b) Pse Moisiu iu bind udhëzimeve të Perëndisë?
10 Në muajin nisan të vitit 1513 p.e.s., Jehovai u tha Moisiut dhe Aaronit t’u përcillnin izraelitëve këto udhëzime të pazakonta: të zgjidhnin një dash a një cjap të shëndetshëm, ta thernin dhe me gjakun e tij të spërkatnin shtalkat e dyerve. (Dal. 12:3-7) Si veproi Moisiu? Vite më vonë apostulli Pavël shkroi për të: «Me anë të besimit, ai kremtoi pashkën dhe spërkati shtalkat me gjak, që shkatërruesi të mos i prekte të parëlindurit e tyre.» (Hebr. 11:28) Moisiu e dinte se Jehovai është i besueshëm dhe ishte i sigurt se Ai do ta mbante premtimin që do të ekzekutonte të parëlindurit në Egjipt.
11. Pse Moisiu i paralajmëroi të tjerët?
11 Me sa duket, Moisiu i kishte bijtë e vet në Midian, larg ‘shkatërruesit’.a (Dal. 18:1-6) Prapëseprapë, u bind dhe i paralajmëroi familjet e tjera izraelite që i kishin në rrezik të parëlindurit. Moisiu i donte të tjerët, dhe shumë veta e kishin jetën në fije të perit. Bibla tregon: «Moisiu i thirri menjëherë gjithë pleqtë e Izraelit, dhe u tha: . . . ‘Therni flinë e pashkës.’»—Dal. 12:21.
12. Cilin mesazh të rëndësishëm na ka urdhëruar Jehovai të shpallim?
12 Nën drejtimin e engjëjve, populli i Jehovait po përcjell këtë mesazh të rëndësishëm: «Kini frikë Perëndinë dhe jepini lavdi, sepse mbërriti ora e gjykimit prej tij! Adhuroni Atë që bëri qiellin, tokën, detin dhe burimet e ujërave!» (Zbul. 14:7) Tani është koha ta shpallim këtë mesazh. Duhet t’i paralajmërojmë njerëzit të dalin nga Babilonia e Madhe, që të mos ‘marrin nga plagët e saj’. (Zbul. 18:4) ‘Delet e tjera’ bashkohen me të krishterët e mirosur, duke iu përgjëruar atyre që janë të ndarë nga Perëndia ‘të pajtohen’ me të.—Gjoni 10:16; 2 Kor. 5:20.
Falë besimit te premtimet e Jehovait do të ushqesh dëshirën që të përhapësh lajmin e mirë (Shih paragrafin 13.)
13. Si mund ta ushqesh dëshirën që të përhapësh lajmin e mirë?
13 Jemi të bindur se «ora e gjykimit» ka mbërritur vërtet. Gjithashtu, kemi besim se Jehovai nuk e stërmadhon kur thotë sa urgjente është të predikojmë e të bëjmë dishepuj. Në një vegim, apostulli Gjon pa «katër engjëj që qëndronin në katër cepat e tokës dhe mbanin fort katër erërat e tokës». (Zbul. 7:1) A i sheh me sytë e besimit këta engjëj, gati të lëshojnë erërat shkatërrimtare të shtrëngimit të madh kundër këtij sistemi? Nëse po, atëherë mund të përhapësh lajmin e mirë plot siguri.
-
-
A e sheh «Atë që është i padukshëm»?Kulla e Rojës—2014 | 15 Prill
-
-
a Siç duket, Jehovai dërgoi engjëj që të ekzekutonte gjykimin kundër egjiptianëve.—Psal. 78:49-51.
-