BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • E drejta e të parëlindurit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Në epokën patriarkale, për ndonjë arsye, babai mund t’ia kalonte të drejtën e të parëlindurit një djali tjetër, si në rastin e Rubenit, i cili e humbi të drejtën e të parëlindurit ngaqë kreu kurvëri me konkubinën e të atit. (1Kr 5:1, 2) I parëlinduri mund t’ia shiste të drejtën e tij njërit nga vëllezërit, siç bëri Esau, i cili e përbuzi të drejtën e të parëlindurit dhe ia shiti vëllait të tij, Jakobit, në këmbim të një gjelle. (Zn 25:30-34; 27:36; He 12:16) S’ka asnjë të dhënë që Jakobi ta ketë përdorur të drejtën e të parëlindurit që bleu, për të përfituar një pjesë të dyfishtë të zotërimeve të Isakut (që ishin vetëm prona të luajtshme dhe sende personale, pasi Isaku nuk zotëronte toka, përveç arës së Makpelahut ku gjendej një shpellë që përdorej si vend varrimi). Jakobi donte t’i linte si trashëgimi familjes së vet gjëra frymore, domethënë, premtimin që iu dha Abrahamit në lidhje me farën.—Zn 28:3, 4, 12-15.

  • Esau
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Një ditë, kur Jakobi po bënte gjellë, Esau erdhi nga fusha i lodhur dhe i uritur. Kur Esau i tha: «Shpejt, të lutem, më jep një lugë nga ajo e kuqja atje», Jakobi i kërkoi t’i shiste të drejtën e të parëlindurit. Duke mos vlerësuar gjërat e shenjta, pra premtimin që Jehovai i kishte bërë Abrahamit për farën nëpërmjet së cilës do të bekoheshin të gjitha kombet e tokës, me rrëmbim, Esau u betua dhe ia shiti të drejtën e të parëlindurit Jakobit për një gjellë me thjerrëza dhe bukë. Duke përçmuar të drejtën e të parëlindurit, duke e konsideruar me kaq pak vlerë, Esau tregoi mungesë të plotë besimi. Ndoshta nuk donte të vuante pasojat që do të sillte përmbushja e fjalës së Perëndisë për farën e Abrahamit: «Ata që do të vijnë nga fara jote, do të jenë banorë të ardhur në një vend që s’është i tyre. Kanë për t’u bërë skllevër dhe do të mundohen për katërqind vjet.»​—Zn 15:13; 25:29-34; He 12:16.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo