-
T’u nënshtrohemi me përulësi barinjve të dashurKulla e Rojës—2007 | 1 Prill
-
-
7. Ç’këshillë dha apostulli Pavël për qëndrimin që duhet të kemi ndaj mbikëqyrësve të krishterë?
7 Barinjtë tanë qiellorë, Perëndia Jehova dhe Jezu Krishti, presin nga ne që të jemi të bindur e të nënshtruar ndaj nënbarinjve që ata kanë vënë në pozita përgjegjësie brenda kongregacionit. (1 Pjetrit 5:5) Apostulli Pavël shkroi nën frymëzim: «Kujtoni ata që marrin drejtimin mes jush, që ju kanë thënë fjalën e Perëndisë, dhe ndërsa shqyrtoni me kujdes rezultatin e sjelljes së tyre, imitoni besimin e tyre. Jini të bindur ndaj atyre që marrin drejtimin mes jush, dhe jini të nënshtruar, sepse rrinë zgjuar për shpirtrat tuaj si ata që do të japin llogari, që ta bëjnë këtë me gëzim e jo me psherëtima, sepse kjo do të ishte në dëmin tuaj.»—Hebrenjve 13:7, 17.
8. Çfarë na fton ‘të shqyrtojmë’ Pavli dhe si duhet të jemi «të bindur»?
8 Vini re se Pavli na fton ‘të shqyrtojmë’ ose të vërejmë me kujdes rezultatin e sjelljes besnike të pleqve, e të ndjekim këta shembuj besimi. Për më tepër, ai na këshillon t’u bindemi e t’u nënshtrohemi këtyre burrave të emëruar duke ndjekur drejtimin e tyre. Dijetari biblik Riçard T. Frans shpjegon se në greqishten origjinale, fjala e përkthyer këtu «jini të bindur» nuk është «fjala e zakonshme që përdorej për bindjen, por, fjalë për fjalë, do të thotë ‘t’u mbushet mendja’, që nënkupton pranimin me vullnet të udhëheqjes së tyre». Ne u bindemi pleqve jo vetëm sepse kështu na udhëzon Fjala e Perëndisë, por edhe sepse na është mbushur mendja se kanë për zemër interesat e Mbretërisë dhe mirëqenien tonë. Do të jemi patjetër të lumtur po ta pranojmë me gatishmëri drejtimin e tyre.
-
-
T’u nënshtrohemi me përulësi barinjve të dashurKulla e Rojës—2007 | 1 Prill
-
-
10, 11. Në ç’mënyrë mbikëqyrësit u «kanë thënë fjalën e Perëndisë» të bashkëkrishterëve në shekullin e parë dhe sot?
10 Te Hebrenjve 13:7, 17, që u citua më lart, apostulli Pavël jep katër arsye pse duhet t’u bindemi e t’u nënshtrohemi mbikëqyrësve të krishterë. Arsyeja e parë është se ata na «kanë thënë fjalën e Perëndisë». S’duhet të harrojmë se ‘dhuratat në njerëz’ që Jezui i jep kongregacionit, janë «për ndreqjen e të shenjtëve». (Efesianëve 4:11, 12) Ai ua ndreqi mënyrën e të menduarit dhe sjelljen të krishterëve të shekullit të parë me anë të nënbarinjve të besueshëm, disa prej të cilëve, nën drejtimin e frymës së shenjtë, u shkruan letra kongregacioneve. Jezui i përdori ata mbikëqyrës të emëruar nga fryma për të drejtuar e për të forcuar të krishterët e hershëm.—1 Korintasve 16:15-18; 2 Timoteut 2:2; Titit 1:5.
11 Sot Jezui na drejton me anë të ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’, të cilin e përfaqëson Trupi Udhëheqës dhe pleqtë e emëruar. (Mateu 24:45) Nga respekti për ‘kryebariun’, Jezu Krishtin, ne ia vëmë veshin këshillës së Pavlit: «Të keni vlerësim për ata që po punojnë pa u lodhur mes jush, që ju drejtojnë në veprën e Zotërisë dhe ju këshillojnë.»—1 Pjetrit 5:4; 1 Selanikasve 5:12; 1 Timoteut 5:17.
-