BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ti mund të jesh mik i Jehovait
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • 5. Çfarë kërkon Jehovai nga miqtë e tij?

      Zakonisht presim disa gjëra nga miqtë tanë.

      • Po ti, çfarë pret nga miqtë e tu?

      Lexoni 1 Gjonit 5:3 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • Çfarë kërkon Jehovai nga miqtë e tij?

      Që t’i bindemi Jehovait, mund të na duhet të ndryshojmë sjelljen dhe personalitetin. Lexoni Isainë 48:17, 18 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • Pse Jehovai u kërkon miqve të tij të bëjnë ndryshime?

      Një punëtor ndërtimi i jep kaskën e sigurisë një punëtori tjetër.

      Një mik i mirë na thotë se ç’duhet të bëjmë që të mbrohemi e të nxjerrim dobi. Po kështu, bën edhe Jehovai

  • Ti mund të jesh mik i Jehovait
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • Hapi i parë është të mësosh për Jehovain dhe të besosh tek Ai. (Lexo Hebrenjve 11:6.) Dhe, ndërsa njohuria dhe besimi rriten, dashuria për Jehovain do të të shtohet. Atëherë, pa dyshim do të të lindë në zemër dëshira që të flasësh për Të dhe të jetosh sipas normave të tij. (2 Timoteut 4:2; 1 Gjonit 5:3) Kur një person jeton ‘denjësisht për Jehovain dhe i pëlqen plotësisht atij’, mund të vendosë t’i kushtojë jetën dhe të pagëzohet.—Kolosianëve 1:9, 10.a

  • Pagëzimi—Një synim i shkëlqyer!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • a Nëse dikush është pagëzuar në një fe tjetër, duhet të pagëzohet prapë. Pse? Sepse ajo fe nuk i ka mësuar të vërtetën nga Bibla.—Shih Veprat 19:1-5 dhe mësimin 13.

  • Ji mirënjohës për atë që Jehovai dhe Jezui kanë bërë për ty
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • Imagjino sikur je duke u mbytur dhe dikush të shpëton jetën. A do ta harroje ndonjëherë atë që bëri ky person për ty? Apo do të gjeje mënyra si të tregoheshe mirënjohës?

      Ne ia detyrojmë jetën Jehovait. Lexoni 1 Gjonit 4:8-10 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

      • Pse flijimi i Jezuit është një dhuratë e veçantë?

      • Si ndihesh për atë që Jehovai dhe Jezui kanë bërë ty?

      Si mund të tregojmë mirënjohje për atë që Jehovai dhe Jezui kanë bërë për ne? Lexoni 2 Korintasve 5:15 dhe 1 Gjonit 4:11; 5:3. Pas çdo shkrimi, diskutoni për këtë pyetje:

      • Sipas këtij shkrimi, çfarë mund të bëjmë për të treguar sa mirënjohës jemi?

  • Si t’i tregojmë Jehovait se e duam?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • Mësimi 34. Një djalë në qytet vështron qiellin duke u menduar.

      MËSIMI 34

      Si t’i tregojmë Jehovait se e duam?

      A ndihesh më afër me Perëndinë tani që ke filluar të studiosh Biblën? A dëshiron ta forcosh akoma më shumë miqësinë me të? Nëse po, mos harro se sa më fort ta duash Jehovain, aq më shumë do të të dojë e do të kujdeset për ty. Si mund t’i tregosh Jehovait se e do?

      1. Si i tregojmë Jehovait se e duam?

      Tregojmë se e duam Jehovain duke iu bindur. (Lexo 1 Gjonit 5:3.) Ai nuk detyron askënd t’i bindet, përkundrazi na e ka lënë neve në dorë të zgjedhim. Pse? Sepse Jehovai dëshiron ‘t’i bindemi me gjithë zemër’. (Romakëve 6:17) Me fjalë të tjera, ai dëshiron t’i bindesh nga dashuria dhe jo ngaqë s’ke rrugë tjetër. Pjesët 3 dhe 4 të këtij libri janë përgatitur enkas për të të ndihmuar si t’i tregosh Jehovait se e do, duke bërë çfarë i pëlqen atij dhe duke shmangur gjërat që nuk i pëlqejnë.

      2. Pse s’është gjithmonë e lehtë ta tregojmë dashurinë për Jehovain?

      «Hallet e të drejtit s’kanë të sosur.» (Psalmi 34:19) Të gjithë luftojmë me të metat tona. Jo vetëm kaq, por përballemi edhe me probleme ekonomike, padrejtësi e vështirësi të tjera. Kur jemi në hall, mund të jetë edhe më e vështirë të veprojmë si dëshiron Jehovai. Tekefundit, të bësh të keqen nuk do ndonjë mundim të madh. Por, kur ndjek me besnikëri drejtimin e Jehovait, tregon se e do më shumë se gjithçka tjetër. Gjithashtu jep dëshmi për besnikërinë tënde. Në këmbim edhe ai do të jetë besnik me ty dhe s’ka për të të braktisur kurrë.—Lexo Psalmin 4:3.

      SHQYRTO MË TEJ

      Shiko pse për Jehovain është e rëndësishme t’i bindemi dhe ç’mund të të ndihmojë t’i qëndrosh besnik.

      3. Një çështje ku je i përfshirë edhe ti

      Sipas librit të Jobit, Satanai ngriti një akuzë jo vetëm kundër Jobit, por edhe kundër kujtdo që dëshiron t’i shërbejë Jehovait. Lexoni Jobin 1:1, 6–2:10 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

      • Sipas Satanait, pse i bindej Jobi Jehovait?—Shih Jobin 1:9-11.

      • Çfarë akuze ka hedhur Satanai ndaj të gjithë njerëzve, përfshirë edhe ndaj teje?—Shih Jobin 2:4.

      Lexoni Jobin 27:5b dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • Si tregoi Jobi se e donte me gjithë zemër Jehovain?

      Satanai sfidon Jehovain. Ai vë në diskutim integritetin e Jobit, trupi i të cilit është gjithë çibanë të dhembshëm, dhe të një motre që i shërben Jehovait sot.

      Jobi e tregoi qartë se e donte Jehovain, duke i qëndruar besnik

      Tregojmë qartë se e duam Jehovain, duke i qëndruar besnikë

      4. Gëzoja zemrën Jehovait

      Lexoni Proverbat 27:11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

      • Si ndihet Jehovai kur tregohesh i mençur dhe i bindur? Pse?

      5. Ti mund t’i qëndrosh besnik Jehovait

      Dashuria për Jehovain na nxit t’u flasim të tjerëve për të. Ndërsa besnikëria na motivon ta bëjmë këtë, edhe kur nuk shkon gjithçka vaj. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

      VIDEO: Mbrojeni besimin edhe përballë kundërshtimit (5:09)

      • A e ke të zorshme ndonjëherë të flasësh me të tjerët për Jehovain?

      • Çfarë e ndihmoi Xhejzonin ta kapërcente frikën?

      Është më e thjeshtë t’i qëndrojmë besnikë Jehovait kur duam çfarë do ai dhe urrejmë çfarë urren ai. Lexoni Psalmin 97:10 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

      • Nga ajo që ke mësuar deri tani, cilat gjëra do Jehovai? Cilat gjëra urren ai?

      • Si mund të mësosh të duash të mirën dhe të urresh të keqen?

      6. Të mirat që vijnë kur i bindemi Jehovait

      T’i bindesh Jehovait është gjëja më e mirë që mund të bësh. Lexoni Isainë 48:17, 18 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

      • A je i sigurt se Jehovai e di gjithmonë çfarë është më e mira për ty? Pse?

      • Çfarë të mirash ke parë deri tani nga ato që ke mësuar për Biblën dhe Perëndinë e vërtetë, Jehovain?

      DISA THONË: «Perëndia nuk do t’ia dijë se çfarë bëj unë!»

      • Çfarë shkrimi do të përdorje për t’u treguar se veprimet tona e kënaqin ose e mërzitin Jehovain?

      PËRMBLEDHJE

      Mund të tregosh se e do Jehovain, duke iu bindur e duke i qëndruar besnik, pavarësisht nga vështirësitë.

      Si do të përgjigjeshe?

      • Çfarë mësove nga shembulli i Jobit?

      • Si do ta tregosh se e do Jehovain?

      • Çfarë do të të ndihmojë t’i qëndrosh besnik Jehovait?

      Provo këtë

      EKSPLORO

      Shiko si t’i qëndrosh besnik Jehovait dhe kongregacionit.

      «Me atë që është besnik ti do të veprosh me besnikëri» (16:49)

      Mëso më shumë për akuzat që ka ngritur Satanai kundër njerëzve.

      «Jobi qëndron besnik» (Bibla—Cili është mesazhi i saj?, pjesa 6)

      Shih se si edhe fëmijët mund të tregojnë se e duan Jehovain.

      Bëje të lumtur Jehovain (8:16)

      Si mund t’i qëndrojë një i ri besnik Perëndisë përballë presionit të moshatarëve?

      Rezistoji presionit të moshatarëve (3:59)

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo