-
Bibla u mbijetoi përpjekjeve për t’ia ndryshuar mesazhinKulla e Rojës (Për publikun)—2016 | Nr. 4
-
-
Doktrina e Trinitetit: Më pak se 300 vjet pas mbarimit të Biblës, te 1 Gjonit 5:7 një shkrimtar i doktrinës së Trinitetit shtoi fjalët «në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një». Kjo pjesë nuk ishte në tekstin origjinal. Studiuesi i Biblës Brus Metsgër vëren se «nga shekulli i gjashtë e më pas», këto fjalë «i gjeje gjithnjë e më shpesh në dorëshkrimet e Versionit të vjetër latin [Vetus Latina] dhe të Vulgatës [Latine]».
-
-
Bibla u mbijetoi përpjekjeve për t’ia ndryshuar mesazhinKulla e Rojës (Për publikun)—2016 | Nr. 4
-
-
Së dyti, falë dorëshkrimeve të shumta që kemi sot, studiuesit e Biblës arrijnë t’i dallojnë gabimet. Për shembull, për shekuj me radhë udhëheqësit fetarë deklaronin se versionet e tyre në latinisht përmbanin tekstin origjinal të Biblës. E megjithatë, te 1 Gjonit 5:7 kishin futur fjalët e pavërteta që përmendëm në fillim të këtij artikulli. Ky gabim u fut edhe te përkthimi i njohur në anglisht King James. Por çfarë u kuptua kur u zbuluan dorëshkrime të tjera? Brus Metsgëri shkroi: «Kjo pjesë [e 1 Gjonit 5:7] nuk është në asnjë prej përkthimeve të lashta (siriake, koptike, armene, etiopase, arabe dhe sllave), përveçse në versionin latin.» Ja pse përkthimi i rishikuar King James dhe Biblat e tjera e kanë hequr këtë fragment të pavërtetë.
-