BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 191
  • Si të lutemi—A është lutja «Ati ynë» mënyra më e mirë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të lutemi—A është lutja «Ati ynë» mënyra më e mirë?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Çfarë thotë lutja «Ati ynë»?
  • Cili është kuptimi i lutjes «Ati ynë»?
  • A duhet të lutemi vetëm duke thënë përmendsh lutjen «Ati ynë»?
  • Si duhet të lutemi?
  • Lutja «Ati ynë»: Ç’kuptim ka për ty?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
  • T’i afrohemi Perëndisë në lutje
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 191
Një burrë duke u lutur me duar të bashkuara. Përpara ka një Bibël të hapur.

Si të lutemi—A është lutja «Ati ynë» mënyra më e mirë?

Përgjigjja e Biblës

Lutja «Ati ynë» na jep një ide si të lutemi dhe për çfarë të lutemi. Jezui ua tregoi dishepujve lutjen «Ati ynë» pasi i bënë këtë kërkesë: «Zotëri, na mëso si të lutemi.» (Luka 11:1) Megjithatë, lutja «Ati ynë», ose lutja e Zotërisë, nuk është e vetmja lutje që pranon Perëndia.a Jezui e tha si një model që ne të kuptonim ç’lloj lutjesh dëgjon Zoti.

Në këtë artikull

  • Çfarë thotë lutja «Ati ynë»?

  • Cili është kuptimi i lutjes «Ati ynë»?

  • A duhet të lutemi vetëm duke thënë përmendsh lutjen «Ati ynë»?

  • Si duhet të lutemi?

  • Lutje të tjera në Bibël

Çfarë thotë lutja «Ati ynë»?

Lutja «Ati ynë», e dokumentuar te Mateu 6:9-13, është formuluar ndryshe në përkthime të ndryshme të Biblës. Ja dy shembuj:

Përkthimi Bota e Re: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt! Ardhtë Mbretëria jote! U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë! Na e jep bukën për këtë ditë dhe na i fal mëkatet, sikurse edhe ne i kemi falur ata që kanë mëkatuar kundër nesh. E mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i Ligu.»

Përkthimi Diodati i Ri i Rishikuar: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell. Bukën tonë të përditshme na e jep sot. Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë. Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu.»b

Cili është kuptimi i lutjes «Ati ynë»?

Meqë mësimet e Jezuit janë në përputhje me pjesën tjetër të Shkrimeve të Shenjta, është logjike që pjesët e tjera të Biblës të na ndihmojnë të kuptojmë domethënien e lutjes «Ati ynë».

«Ati ynë që je në qiej»

Është e përshtatshme t’i drejtohemi Perëndisë si «Ati ynë», sepse ai na krijoi dhe na dha jetën.—Isaia 64:8.

«U shenjtëroftë emri yt»

Emri i Perëndisë, Jehova, duhet të nderohet dhe të konsiderohet i shenjtë. Njerëzit ndihmojnë që emri i Perëndisë të shenjtërohet kur flasin me të tjerët për cilësitë dhe për qëllimet e Tij.—Psalmi 83:18; Isaia 6:3.

«Ardhtë Mbretëria jote»

Mbretëria e Perëndisë është një qeveri qiellore me Mbret Jezuin. Jezui na mësoi të lutemi që ajo të qeverisë mbi mbarë tokën.—Danieli 2:44; Zbulesa 11:15.

«U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë»

Në qiell nuk ekziston ligësia ose vdekja. Po njësoj, vullneti i Perëndisë është që, edhe në tokë, njerëzit të jetojnë përgjithmonë në paqe dhe siguri.—Psalmi 37:11, 29.

«Na e jep bukën për këtë ditë»

Në kohën e Jezuit, buka ishte ushqimi bazë. Nuk duhet të harrojmë se varemi nga Krijuesi që të kemi gjërat e nevojshme për të jetuar.—Veprat 17:24, 25.

«Na i fal mëkatet, sikurse edhe ne i kemi falur ata që kanë mëkatuar kundër nesh»

Të gjithë ne si njerëz mëkatojmë dhe kemi nevojë për falje. Por, nëse duam që Perëndia të na falë, edhe ne duhet të jemi të gatshëm t’i falim të tjerët kur mëkatojnë kundër nesh.—Mateu 6:14, 15.

«Mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i Ligu»

Perëndia Jehova nuk na tundon kurrë të bëjmë të keqen. (Jakovi 1:13) Ai që na tundon, është ‘i ligu’, Satana Djalli—i cili quhet edhe «Tunduesi». (1 Gjonit 5:19; Mateu 4:1-4) I lutemi Jehovait të na ndihmojë të mos dorëzohemi para tundimeve.

A duhet të lutemi vetëm duke thënë përmendsh lutjen «Ati ynë»?

Jezui e tha lutjen «Ati ynë» si një shembull për ne. Ajo nuk duhet recituar fjalë për fjalë. Pak para se të thoshte lutjen «Ati ynë», Jezui paralajmëroi: «Kur të lutesh, mos përsërit gjithnjë të njëjtat gjëra.» (Mateu 6:7) Kur citoi lutjen model në një rast tjetër, Jezui e formuloi ndryshe.—Luka 11:2-4.

Mënyra më e mirë për t’u lutur, është të përdorim fjalë të sinqerta që dalin nga zemra.—Psalmi 62:8.

Si duhet të lutemi?

Lutja «Ati ynë» na tregon si të lutemi në atë mënyrë që Perëndia të na dëgjojë. Kjo është në përputhje edhe me vargje të tjera të Biblës që flasin për lutjen.

  • Lutju vetëm Perëndisë

    Shkrimi: «Për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime.»—Filipianëve 4:6.

    Kuptimi: Duhet t’i lutemi vetëm Perëndisë—as Jezuit, as Marisë, as shenjtorëve. Me fjalët e para, pra «Ati ynë», lutja model na mëson se duhet t’i lutemi vetëm Perëndisë Jehova.

  • Lutu për gjëra që janë në përputhje me vullnetin e Perëndisë

    Shkrimi: «Ai na dëgjon për çdo gjë që i kërkojmë sipas vullnetit të tij.»—1 Gjonit 5:14.

    Kuptimi: Mund të lutemi për gjithçka që është në përputhje me vullnetin e Zotit. Jezui na mësoi sa i rëndësishëm është vullneti i Perëndisë kur në lutjen «Ati ynë» përfshiu edhe shprehjen «u bëftë vullneti yt». Duke studiuar Biblën mund të mësojmë cili është vullneti i Perëndisë për tokën dhe për njerëzit.

  • Lutu për gjërat që të shqetësojnë

    Shkrimi: «Hidhja barrën tënde Jehovait, dhe ai do të të mbështetë.»—Psalmi 55:22.

    Kuptimi: Perëndia dëshiron t’i dëgjojë shqetësimet tona. Në lutjen «Ati ynë» Jezui përfshiu disa kërkesa personale, ndaj edhe ne mund të lutemi për nevojat e përditshme, për drejtim kur jemi para vendimeve të rëndësishme, për mbështetje në kohë të vështira dhe për faljen e mëkateve.c

a Për shembull, Jezui dhe dishepujt e tij bënë lutje të tjera ku nuk iu përmbajtën pikë për pikë fjalëve të lutjes model.—Luka 23:34; Filipianëve 1:9.

b Në Përkthimin Diodati i Ri i Rishikuar lutja «Ati ynë» mbyllet me fjalët: «Sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen.» Kjo shprehje lëvdimi ndaj Perëndisë, që gjendet edhe në disa Bibla të tjera, quhet doksologji. Megjithatë, një vepër referimi shpjegon: «Doksologjia . . . nuk gjendet në [dorëshkrimet] më të besueshme.»—The Jerome Biblical Commentary

c Disa që kanë nevojë për faljen e Perëndisë, mund të ndihen tepër fajtorë për t’u lutur. Por Jehovai i fton këta persona: «Le t’i ndreqim gjërat mes nesh.» (Isaia 1:18) Ai nuk do t’i kthejë shpinën askujt që kërkon sinqerisht faljen e tij.

Lutje të tjera në Bibël

Në Bibël janë dokumentuar shumë lutje. Nga ato mësojmë se mund të lutemi për gjëra të ndryshme. Ja disa shembuj:

  • Lutje falënderimi.—Psalmi 92; Gjoni 11:41.

  • Lutje lëvdimi.—1 Kronikave 29:10-13; Psalmi 145.

  • Lutje për faljen e mëkateve.—Psalmi 51; Danieli 9:4-19.

  • Lutje për drejtim dhe mençuri.—1 Mbretërve 3:5-9; Psalmi 25:4, 5.

  • Lutje për lehtësim nga stresi.—Psalmi 4:1; 17:1.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo