BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/8 f. 30
  • A të kujtohet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A të kujtohet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është Dita e Gjykimit?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Dita e Gjykimit nga Perëndia​—Rezultati i saj i gëzueshëm!
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • «I zgjedhuri im, të cilin shpirti im e ka miratuar!»
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
  • Imito Jehovain: Ushtro drejtësinë dhe të drejtën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/8 f. 30

A të kujtohet?

A u ke kushtuar vëmendje numrave të fundit të Kullës së Rojës? Nëse po, do të jetë interesante të kujtosh sa vijon:

◻ Pse është e paarsyeshme doktrina e paracaktimit?

Nëse Perëndia e dinte më parë dhe e dekretoi rënien e Adamit në mëkat, atëherë, kur bëri njeriun, ai u bë autori i mëkatit dhe do të ishte përgjegjës për të gjithë ligësinë dhe vuajtjet njerëzore. Kjo nuk mund të pajtohet me faktin që Jehovai është një Perëndi dashurie, i cili e urren ligësinë. (Psalmi 33:5; Fjalët e urta 15:9; 1. Gjonit 4:8)—15/4, faqet 7, 8.

◻ Në përmbushje të Isaisë 2:2-4, çfarë po bëjnë njerëz të shumë kombeve?

Ndërsa vërshojnë drejt shtëpisë së adhurimit të Jehovait, ata, gjithashtu, përmbahen që të mos ‘mësojnë luftën’, sepse kanë besim te mbrojtja e ushtrive qiellore të Jehovait, të cilat janë gati për të shkatërruar të gjithë armiqtë e paqes.—15/4, faqe 30.

◻ Kush janë të fuqishmit e Jehovait, për të cilët flitet në Joelin 3:10, 11?

Në Bibël, Perëndia i vërtetë është quajtur rreth 280 herë «Jehovai i ushtrive». (2. Mbretërve 3:14, BR) Këto ushtri janë moritë engjëllore të qiellit, gati për të zbatuar urdhrat e Jehovait.—1/5, faqe 23.

◻ Çfarë mësimi mund të nxjerrim nga kërkesa e Jehovait drejtuar Jobit, që të lutej për ata, të cilët kishin kryer shkelje kundër tij? (Jobi 42:8)

Përpara se Jobi të shërohej, Jehovai i kërkoi të lutej për ata që kishin kryer shkelje kundër tij. Kjo tregon se Jehovai kërkon që ne t’i falim ata që mëkatojnë kundër nesh, përpara se të na falen mëkatet tona. (Mateu 6:12; Efesianëve 4:32)—1/5, faqe 31.

◻ Çfarë donte të thoshte Jakovi me fjalët: «Qëndrueshmëria le ta ketë veprën e saj të plotë»? (Jakovit 1:4, BR)

Qëndrueshmëria ka një punë për të bërë, një «vepër». Caktimi i saj është të na bëjë të plotë në çdo aspekt. Kështu, duke i lënë sprovat të ndjekin rrjedhën e tyre, pa përdorur mënyra jobiblike që t’u japim fund shpejt e shpejt, besimi ynë sprovohet dhe rafinohet.—15/5, faqe 16.

◻ Pse ka pritur kaq gjatë Perëndia për të zgjidhur problemet e njerëzimit?

Pikëpamja e Jehovait për kohën ndryshon nga e jona. Për Perëndinë e përjetshëm, periudha prej krijimit të Adamit e deri tani, nuk arrin as deri në një javë. (2. Pjetrit 3:8, BR) Por çfarëdo pikëpamje që të kemi për kohën, çdo ditë që kalon na afron më shumë me ditën e shfajësimit të Jehovait.—1/6, faqet 5, 6.

◻ Çfarë i motivon Dëshmitarët e Jehovait?

Mësimi i Jehovait ka bërë të formohet një popull unik, i mësuar për ta dashur njëri-tjetrin dhe të afërmin e tyre si veten. (Isaia 54:13) Dashuria është ajo që motivon Dëshmitarët e Jehovait për të vazhduar predikimin, pavarësisht nga apatia dhe kundërshtimi publik. (Mateu 22:36-40; 1. Korintasve 13:1-8)—15/6, faqe 20.

◻ Çfarë nënkuptojnë fjalët e Jezuit: «Përpiquni energjikisht për të hyrë përmes derës së ngushtë.» (Luka 13:24, BR)

Fjalët e Jezuit nënkuptojnë që duhet të luftojmë, duke u sforcuar. Fjalët e tij tregojnë, gjithashtu, se disa mund të kërkojnë ‘të hyjnë përmes derës’ vetëm kur është koha e volitshme për ta, me një ritëm të dobët e të ngadaltë që ata preferojnë. Kështu, secili prej nesh mund të pyesë veten: ‘A po kushtohem me zell dhe pa u lodhur?’—15/6, faqe 31.

◻ Si do të ‘gjykohen të ringjallurit sipas atyre gjërave të shkruara në rrotullat, sipas veprave të tyre’? (Zbulesa 20:12, BR)

Këto rrotulla nuk janë dokumentimi i veprave të tyre të kaluara. Kur vdiqën, ata u shfajësuan nga mëkatet që kishin kryer gjatë jetës së tyre. (Romakëve 6:7, 23) Megjithatë, njerëzit e ringjallur do të jenë ende nën mëkatin adamik. Pra, duhet që këto rrotulla të paraqesin udhëzime hyjnore, të cilat duhen ndjekur nga të gjithë, në mënyrë që të nxjerrin plotësisht dobi nga flijimi i Jezu Krishtit.—1/7, faqe 22.

◻ Cilat mësime përmban për ne shëmbëlltyra e Jezuit mbi samaritanin e afërm? (Luka 10:30-37)

Shëmbëlltyra e Jezuit tregon se një person me të vërtetë i ndershëm është ai që, jo vetëm u bindet ligjeve të Perëndisë, por edhe imiton cilësitë e tij. (Efesianëve 5:1) Ajo tregon, gjithashtu, se që të jesh i afërm, duhet të kapërcesh të gjitha barrierat kombëtare, kulturore dhe fetare. (Galatasve 6:10)—1/7, faqe 31.

◻ Cilat janë tri fusha në të cilat mund të arrish ta njohësh fëmijën tënd dhe të sigurosh udhëheqjen prindërore?

(1) Ndihmoji fëmijët e tu të zgjedhin një tip të përshtatshëm pune në botë; (2) përgatiti të përballojnë stresin emocional në shkollë dhe në punë; (3) tregoju se si t’i plotësojnë nevojat e tyre frymore.—15/7, faqe 4.

◻ Për ç’qëllim pushoi Perëndia «ditën e shtatë»? (Zanafilla 2:1-3, BR)

Perëndia nuk pushoi se ishte i lodhur. Përkundrazi, ai e ndali punën e tij krijuese tokësore, që vepra e duarve të tij të zhvillohej dhe të arrinte në lavdi të plotë, në lavdërim dhe nder të tij.—15/7, faqe 18.

◻ Cilat janë tri mënyra, në të cilat mund të ushtrojmë drejtësi?

Së pari, duhet t’u përmbahemi standardeve morale të Perëndisë. (Isaia 1:17) Së dyti, ushtrojmë drejtësi kur i trajtojmë të tjerët në atë mënyrë që duam të na trajtojë Jehovai. (Psalmi 130:3, 4) Së treti, shfaqim drejtësi hyjnore kur marrim pjesë me zell në aktivitetin e predikimit. (Fjalët e urta 3:27)—1/8 faqet 14, 15.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo