-
Qyteti që shndritZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
9. Si i përshkroi Gjoni materialet me të cilat ishte ndërtuar qyteti?
9 Gjoni vazhdoi përshkrimin: «Muri i tij ishte prej diaspri, dhe qyteti ishte prej ari të kulluar, si qelq i pastër. Themelet e murit të qytetit ishin stolisur me çdo lloj guri të çmuar: themeli i parë ishte diaspër, i dyti safir, i treti kalcedon, i katërti smerald, i pesti sardoniks, i gjashti sard, i shtati krizolit, i teti beril, i nënti topaz, i dhjeti krizopraz, i njëmbëdhjeti hiacint, i dymbëdhjeti ametist. Dymbëdhjetë portat ishin dymbëdhjetë margaritarë. Secila nga portat ishte bërë prej një margaritari të vetëm. Ndërsa udha e gjerë e qytetit ishte prej ari të kulluar, si qelq i tejdukshëm.»—Zbulesa 21:18-21.
10. Ç’përfaqëson fakti që qyteti ishte ndërtuar me diaspër, ar dhe «me çdo lloj guri të çmuar»?
10 Qyteti ishte ndërtuar në mënyrë vërtet të shkëlqyer. Për ndërtimin e tij nuk ishin përdorur materiale të rëndomta të tokës, si argjilë apo gurë, por diaspër, ar i kulluar dhe ‘çdo lloj guri i çmuar’. Ç’portretizim i përshtatshëm për materialet qiellore të ndërtimit! Asgjë tjetër s’mund të jetë më madhështore se kaq! Arka e lashtë e besëlidhjes ishte veshur me ar të kulluar dhe në Bibël ky element përfaqëson shpesh gjëra të mira e me vlerë. (Dalja 25:11; Proverbat 25:11; Isaia 60:6, 17) Mirëpo gjithë Jerusalemi i Ri, madje edhe rruga e tij e gjerë, ishte ndërtuar me ‘ar të kulluar, si qelq i pastër’, pasqyrim i një bukurie dhe i një vlere të vërtetë që të lë pa mend.
-
-
Qyteti që shndritZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
12. Ç’kuptim kanë (a) themelet e qytetit të stolisura me 12 margaritarë të çmuar? (b) portat e qytetit si margaritarë?
12 Edhe themelet e qytetit ishin të bukura, të stolisura me 12 margaritarë të çmuar. Kjo të sjell ndër mend kryepriftin e lashtë të judenjve, i cili në ditët e ceremonive vishte një efod të zbukuruar me 12 gurë të çmuar të ndryshëm, në njëfarë mënyre të ngjashëm me këta që përshkruan Zbulesa. (Dalja 28:15-21) Patjetër që kjo nuk është rastësi! Përkundrazi, thekson rolin priftëror të Jerusalemit të Ri, «llamba» e të cilit është Jezui, Kryeprifti i madh. (Zbulesa 20:6; 21:23; Hebrenjve 8:1) Gjithashtu, dobitë e shërbimit të Jezuit si kryeprift përcillen deri te njerëzit nëpërmjet Jerusalemit të Ri. (Zbulesa 22:1, 2) Dymbëdhjetë portat e qytetit, çdonjëra një margaritar shumë i bukur, të sjellin ndër mend ilustrimin e Jezuit që e krahasoi Mbretërinë me një margaritar me vlerë të madhe. Të gjithë ata që futen nëpër këto porta duhet të kenë treguar vlerësim të vërtetë për vlerat frymore.—Mateu 13:45, 46; krahaso Jobin 28:12, 17, 18.
-