BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Rigjallërohen dy dëshmitarët
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • 10. Çfarë bënë Dëshmitarët besnikë të Jehovait edhe atëherë kur u shkelën?

      10 Edhe kur u shkelën, këta të krishterë vazhduan të ishin Dëshmitarë besnikë të Jehovait. Profecia vazhdon: «‘Dy dëshmitarët e mi do t’i dërgoj të profetizojnë për një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur me copë thesi.’ Këta paraqiten nga dy pemët e ullirit dhe nga dy shandanët, e rrinë para Zotërisë së tokës.»​—Zbulesa 11:3, 4.

  • Rigjallërohen dy dëshmitarët
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • 13. (a) Çfarë tregon fakti që dy dëshmitarët simbolizojnë të krishterët e mirosur? (b) Cilën profeci të Zakarisë na sjell ndër mend Gjoni, kur i quan dy dëshmitarët ‘dy pemë ulliri dhe dy shandanë’?

      13 Paraqitja e të mirosurve nga dy dëshmitarët na provon se mesazhi i tyre ishte i saktë dhe me baza të forta. (Krahaso Ligjin e përtërirë 17:6; Gjonin 8:17, 18.) Gjoni i quajti ‘dy pemë ulliri dhe dy shandanë’ dhe tha se ‘rrinin para Zotërisë së tokës’. Këto lidhen dukshëm me profecinë e Zakarisë, që pa shandanin me shtatë krahë dhe dy pemët e ullirit. Ajo tregonte se dy pemët e ullirit përfaqësonin «dy të mirosurit», domethënë guvernatorin Zorobabel dhe kryepriftin Josi, që ‘qëndronin pranë Zotërisë së mbarë tokës’.​—Zakaria 4:1-3, 14.

      14. (a) Çfarë tregonte vegimi i Zakarisë për dy pemët e ullirit dhe shandanët? (b) Çfarë do të përjetonin të krishterët e mirosur gjatë Luftës së Parë Botërore?

      14 Zakaria jetoi në një kohë rindërtimi dhe vegimi i tij për dy pemët e ullirit do të thoshte që Zorobabeli dhe Josiu do të bekoheshin me frymën e Jehovait për të nxitur popullin të punonte. Vegimi i shandanit i kujtoi Zakarisë të mos ‘e përbuzte ditën e gjërave të vogla’, sepse qëllimet e Jehovait nuk do të plotësoheshin ‘me ndonjë forcë ushtarake, as me fuqi, por me frymën e Jehovait të ushtrive’. (Zakaria 4:6, 10; 8:9) Grupi i vogël i të krishterëve që me këmbëngulje ua çoi dritën e së vërtetës njerëzve gjatë Luftës së Parë Botërore, do të përdorej edhe për veprën e rindërtimit. Edhe ata, njësoj si Zorobabeli dhe Josiu, do të ishin burim inkurajimi dhe, duke qenë pak, do të mësonin të mbështeteshin në forcën e Jehovait e të mos përbuznin ditën e fillimeve të vogla.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo