BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Rigjallërohen dy dëshmitarët
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • Dy dëshmitarët vriten

      19. Çfarë do të ndodhte, sipas tregimit të Zbulesës, pasi dy dëshmitarët të përfundonin dëshminë?

      19 Kjo plagë që goditi krishterimin apostat qe aq e rëndë, sa ai shfrytëzoi ndikimin e tij ‘për t’i vrarë’ dy dëshmitarët, pasi kishin predikuar për 42 muaj të veshur me copë thesi. Gjoni shkroi: «Si të kenë mbaruar me dëshminë, bisha që ngjitet nga humnera, do të luftojë kundër tyre, do t’i mundë dhe do t’i vrasë. Kufomat e tyre do të dergjen në udhën e gjerë të qytetit të madh, i cili në kuptimin frymor quhet Sodomë dhe Egjipt, ku u vu në shtyllë edhe Zotëria i tyre. Njerëz nga popuj, fise, gjuhë dhe kombe do t’i shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë e nuk do të lejojnë që ato të futen në varr. Ata që banojnë në tokë, do të gëzojnë e ngazëllojnë për vdekjen e tyre, dhe do t’i dërgojnë dhurata njëri-tjetrit, sepse dy profetët i mundonin ata që banonin në tokë.»​—Zbulesa 11:7-10.

      20. Kush është «bisha që ngjitet nga humnera»?

      20 Nga 37 herë, kjo është hera e parë që përmendet bisha në librin e Zbulesës. Kur t’i vijë koha, do të flasim më me hollësi për të dhe për të tjera që janë përmendur në këtë libër biblik. Tani për tani mjafton të themi se «bisha që ngjitet nga humnera» është vegël e Satanait. Është fjala për një sistem politik që është në veprim.b​—Krahaso Zbulesën 13:1; Danielin 7:2, 3, 17.

      21. (a) Si përfituan nga gjendja e luftës armiqtë fetarë të dy dëshmitarëve? (b) Çfarë nënkuptonte lënia e kufomave të dy dëshmitarëve pa varrosur? (c) Si duhet konsideruar periudha prej tri ditësh e gjysmë? (Shih shënimin.)

      21 Nga viti 1914 deri në vitin 1918, kombet ishin zhytur këmbë e krye në Luftën e Parë Botërore. Ndjenja nacionaliste kishte arritur kulmin dhe, në pranverë të 1918-s, armiqtë fetarë të dy dëshmitarëve përfituan nga kjo situatë. Ata u bënë presion organeve ligjore të shtetit, dhe shërbëtorët me përgjegjësi të Studentëve të Biblës u burgosën nën akuza të rreme për nxitje kryengritjeje. Bashkëpunëtorët e tyre besnikë mbetën të shtangur. Aktiviteti i Mbretërisë pothuajse ndaloi. Ishte sikur vepra e predikimit të kishte vdekur. Në kohët biblike, ishte turp i madh ta lije të vdekurin pa varrosur. (Psalmi 79:1-3; 1 Mbretërve 13:21, 22) Pra, dy dëshmitarët do të poshtëroheshin duke mos i varrosur. Në klimën e nxehtë të Palestinës, një kufomë e braktisur në rrugë do të fillonte të lëshonte erë pas tri ditësh e gjysmë.c (Krahaso Gjonin 11:39.) Kjo hollësi e profecisë tregon poshtërimin që do të duronin dy dëshmitarët. Të burgosurve që përmendëm më lart madje iu mohua lirimi me kusht, edhe pasi dhanë si garanci një shumë parash, ndërkohë që çështja e tyre shkoi në gjykatën e apelit. Ata ishin ekspozuar mjaft gjatë para talljeve të publikut, sa të kutërbonin para banorëve të «qytetit të madh». Por cili ishte ‘qyteti i madh’?

      22. (a) Cili është qyteti i madh? (b) Si u bashkua shtypi në gëzimin e klerit, pasi ky i kishte zënë frymën predikimit të dy dëshmitarëve? (Shih kutinë.)

      22 Gjoni na dha disa hollësi për këtë. Ai tha se në atë qytet ishte vënë në shtyllë Jezui. Kjo na sjell menjëherë në mendje Jerusalemin. Megjithatë, ai tha edhe se qyteti i madh quhej Sodomë dhe Egjipt. E pra, Jerusalemi ishte quajtur njëherë Sodomë, për shkak të praktikave të tij të papastra. (Isaia 1:8-10; krahaso Ezekielin 16:49, 53-58.) Kurse Egjipti, fuqia e parë botërore, nganjëherë duket se simbolizon sistemin e tanishëm botëror. (Isaia 19:1, 19; Joeli 3:19) Pra, ky qytet i madh përfaqëson një «Jerusalem» të ndotur, që thotë se adhuron Perëndinë, por është bërë i papastër e mëkatar si Sodoma dhe pjesë e sistemit satanik të botës si Egjipti. Ai simbolizon krishterimin apostat, barasvlerësin e sotëm të Jerusalemit jobesnik, atë organizatë, anëtarët e së cilës kishin shumë arsye për të gëzuar, kur i zunë frymën predikimit të dy dëshmitarëve, që i bezdiste.

  • Rigjallërohen dy dëshmitarët
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • c Duke shqyrtuar ngjarjet që përjetoi populli i Perëndisë në atë kohë, duket se tri ditë e gjysmë nuk përfaqësojnë një periudhë të mirëfilltë prej 84 orësh, ndonëse 42 muajt përfaqësojnë tre vjet e gjysmë të mirëfilltë. Ka të ngjarë që periudha e caktuar prej tri ditësh e gjysmë përmendet dy herë (në vargun 9 dhe 11) për të theksuar se do të ishte një periudhë e shkurtër në krahasim me periudhën prej tre vjetësh e gjysmë të aktivitetit që parapriu këto rrethana.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo