THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ZBULESA 1-3
«I njoh veprat e tua»
«Të shtatë yjet»: Pleqtë e mirosur dhe, në një kuptim më të gjerë, të gjithë pleqtë
‘Në dorën e djathtë të Jezuit’: Yjet janë plotësisht nën kontrollin, autoritetin dhe drejtimin e Jezuit. Nëse dikush në trupin e pleqve duhet ndrequr, Jezui do të sigurohet që kjo të bëhet në kohën dhe në mënyrën që ka vendosur ai
‘Shtatë shandanët e artë’: Kongregacionet. Ashtu si shandani rrezatonte dritë në tabernakull, edhe kongregacionet rrezatojnë dritën e së vërtetës që vjen nga Perëndia. (Mt 5:14) Jezui «ecën mes» shandanëve në kuptimin që mbikëqyr aktivitetin e të gjitha kongregacioneve