BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w07 1/2 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Material i ngjashëm
  • Armagedoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Megidoja (Harta dhe figurat)
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Harmagedoni
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Harmagedoni​—Një fillim i lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
w07 1/2 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Çfarë është ‘lufta e Perëndisë së Plotfuqishëm’ në Harmagedon dhe cili do të jetë rezultati i saj?​—Zbulesa 16:14, 16.

E thënë thjesht, lufta e Harmagedonit është lufta e ardhshme mbarëtokësore gjatë së cilës Mbreti i emëruar nga Jehovai, Jezu Krishti, do të shkatërrojë të gjithë armiqtë e Perëndisë. Bibla shpjegon se këta armiq, «mbretërit e mbarë tokës së banuar», mobilizohen nga «shprehje të frymëzuara nga demonët» dhe mblidhen «për luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm . . . në vendin që në hebraisht quhet Harmagedon».​—Zbulesa 16:14, 16.

Vendi ku mblidhen palët ndërluftuese nuk është i mirëfilltë. Emri Harmagedon, që në disa versione të Biblës është përkthyer «Armagedon», do të thotë «mali i Megidos». (Zbulesa 16:16, shënimi) Nuk ka ekzistuar ndonjëherë një mal me këtë emër. Për më tepër, «mbretërit e tokës dhe ushtritë e tyre» nuk mund të mblidhen në kuptimin e mirëfilltë në një vend të vetëm. (Zbulesa 19:19) Përkundrazi, ‘vendi’ i referohet gjendjes në të cilën çohen sundimtarët politikë të botës dhe përkrahësit e tyre—domethënë kundër Jehovait dhe kundër ‘ushtrive që ishin në qiell’ nën komandën ushtarake të ‘Mbretit të mbretërve dhe Zotërisë së zotërinjve’, Jezu Krishtit.​—Zbulesa 19:14, 16.

Është domethënëse që termi «Harmagedon» lidhet me qytetin e lashtë izraelit të Megidos. Megidoja ndodhej në një pozicion strategjik në lindje të malit Karmel dhe kishte nën kontroll rrugët kryesore tregtare dhe ushtarake të kohës. Gjithashtu ishte vendi i betejave vendimtare. Për shembull, pikërisht «pranë ujërave të Megidos», gjykatësi izraelit, Baraku, mundi një ushtri të fuqishme kananite të udhëhequr nga gjenerali Sisera. (Gjykatësit 4:12-24; 5:19, 20) Po në afërsi të Megidos, gjykatësi Gideon shpartalloi midianitët. (Gjykatësit 7:1-22) Duke lidhur Megidon me luftën e ardhshme, Bibla na siguron se Perëndia, nëpërmjet Birit të tij, do t’i mposhtë plotësisht të gjitha forcat kundërshtare.

Cili do të jetë rezultati? Lufta e Harmagedonit do të zhdukë nga toka tërë korrupsionin dhe ligësinë. Ajo do t’i hapë udhën epokës më të lavdishme të historisë njerëzore. (Zbulesa 21:1-4) Nën mbikëqyrjen e dashur të Mbretërisë së Perëndisë, toka do të shndërrohet në një parajsë në të cilën të drejtët do të jetojnë përgjithmonë.​—Psalmi 37:29.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo