BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mbreti-Luftëtar triumfon në Harmagedon
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • 22. Si e përmblodhi Gjoni rrjedhën që do të marrë kjo luftë përfundimtare?

      22 Ja si e përmblodhi Gjoni rrjedhën që do të marrë kjo luftë përfundimtare: «Pashë bishën, mbretërit e tokës dhe ushtritë e tyre të mbledhura së bashku për të luftuar kundër atij që rri mbi kalë dhe kundër ushtrisë së tij. Bisha u kap e bashkë me të edhe profeti i rremë, që kreu para saj shenjat me të cilat mashtroi ata që morën damkën e bishës dhe ata që adhurojnë shëmbëlltyrën e saj. Ata u hodhën që të dy të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur. Kurse të tjerët u vranë me shpatën e gjatë që dilte nga goja e atij që rrinte mbi kalë. Dhe gjithë zogjtë u ngopën me mishin e tyre.»​—Zbulesa 19:19-21.

  • Mbreti-Luftëtar triumfon në Harmagedon
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
    • 25. (a) Cilët ‘do të vriten me shpatën e gjatë që dilte nga goja e atij që rrinte mbi kalë’? (b) A duhet të presim që ndonjë nga ata që ‘do të vriten’ të ringjallet?

      25 Të gjithë të tjerët që nuk kanë marrë drejtpërdrejt pjesë në ndonjë qeveri, por megjithatë kanë qenë pjesë e pandreqshme e kësaj bote të korruptuar njerëzish, po ashtu ‘do të vriten me shpatën e gjatë që dilte nga goja e atij që rrinte mbi kalë’. Jezui do t’i dënojë me vdekje. Përderisa në rastin e tyre nuk përmendet liqeni i zjarrtë, a duhet të presim që ata të ringjallen? Asgjëkundi nuk na thuhet se ata që do të ekzekutohen nga Gjykatësi i Jehovait në atë kohë, do të ringjallen. Siç tha edhe Jezui, të gjithë ata që nuk janë ‘dele’, përfundojnë «në zjarrin e përhershëm të përgatitur për Djallin dhe engjëjt e tij», domethënë, «në vdekjen e përhershme». (Mateu 25:33, 41, 46) Kjo do të jetë pika kulmore e ‘ditës së gjykimit e të shkatërrimit të njerëzve të paperëndishëm’.​—2 Pjetrit 3:7; Naumi 1:2, 7-9; Malakia 4:1.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo