BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 32
  • A mund të më ndihmojë Bibla kur jam i dëshpëruar?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund të më ndihmojë Bibla kur jam i dëshpëruar?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë u jep Perëndia të dëshpëruarve?
  • Ndihmë nga ‘Perëndia i ngushëllimit’
    Zgjohuni!—2009
  • Ngushëllim për të dëshpëruarit
    Ngushëllim për të dëshpëruarit
  • Përse jam kaq i dëshpëruar?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Si mund të jepni ndihmë?
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 32

A mund të më ndihmojë Bibla kur jam i dëshpëruar?

Përgjigjja e Biblës

Po, sepse ndihmën më të mirë na e jep «Perëndia, i cili i ngushëllon, u jep zemër, i freskon e i gjallëron të dëshpëruarit».—2 Korintasve 7:6, The Amplified Bible.

Çfarë u jep Perëndia të dëshpëruarve?

  • Forcë. Perëndia ‘të freskon e të gjallëron’, jo duke të hequr të gjitha problemet, por duke iu përgjigjur lutjeve të tua për forcë që t’ia dalësh mbanë. (Filipianëve 4:13) Të jesh i sigurt se ai është i gatshëm të të dëgjojë, pasi Bibla thotë: «Jehovai u rri pranë zemërthyerve, dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar.» (Psalmi 34:18) Në fakt, Perëndia i dëgjon thirrjet e tua për ndihmë edhe nëse nuk ia shpreh dot me fjalë si ndihesh.—Romakëve 8:26, 27.

  • Shembuj të mirë. Një shkrimtar i Biblës iu lut Perëndisë: «Nga dëshpërimi i madh të thërras për ndihmë.» Ky psalmist e përballoi dëshpërimin duke mbajtur në mendje se Perëndia nuk na i mban llogari fajet. Në vend të kësaj i tha Perëndisë: «Po ta llogaritje mëkatin, o Zot, kush mund të qëndronte para teje? Por ti mund ta falësh edhe mëkatin, që njeriu të të nderojë e të të dëgjojë.»—Psalmi 130:1, 3, 4, Bibla ECM.

  • Shpresë. Përveçse na jep zemër sot, Perëndia ka premtuar t’i heqë të gjitha problemet që na dëshpërojnë. Kur ta përmbushë këtë premtim, «gjërat e mëparshme [ku përfshihet edhe depresioni] nuk do të vijnë më në mendje dhe as do të zgjohen më në zemër».—Isaia 65:17.

Vër re: Ndërkohë që pranojnë ndihmë nga Perëndia, Dëshmitarët e Jehovait kërkojnë edhe trajtim mjekësor për sëmundje si depresioni klinik. (Marku 2:17) Megjithatë, ata nuk sugjerojnë ndonjë trajtim mjekësor specifik; mendojnë që secili duhet të marrë vendimin e vet për këto çështje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo