KËNGA 56
E jetoj çdo ditë të vërtetën
1. Një zgjedhje kam bër’, ta jetoj të vërtetën,
një jet’ më të bukur s’mund të ket’.
Nga ti, Jehova, marr këshilla për jetën,
pran’ teje kam zemrën e qet’.
(REFRENI)
Dua me gjith’ shpirt,
të vërtetën që jep Ti.
E jetoj çdo dit’,
dhe ndiej pareshtur
si më mbush plot lumturi.
2. Çdo gjë ta jap ty, energjin’, forcën time,
çdo dit’ gjuha ime për ty flet.
Ti dorën e hap e më ngop me bekime,
më jep dit’ të paqta dhe jet’.
(REFRENI)
Dua me gjith’ shpirt,
të vërtetën që jep Ti.
E jetoj çdo dit’,
dhe ndiej pareshtur
si më mbush plot lumturi.
3. Prej dore më mban si një prind i shkëlqyer,
në udhën e drejt’ më drejton Ti.
Të eci me ty, nderi im më i vyer,
gjith’ jetën më sjell kënaq’si.
(REFRENI)
Dua me gjith’ shpirt,
të vërtetën që jep Ti.
E jetoj çdo dit’,
dhe ndiej pareshtur
si më mbush plot lumturi.
(Shih edhe Psal. 26:3; Prov. 8:35; 15:31; Gjoni 8:31, 32.)