BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
    A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
    • A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?

      1, 2. Cilat pyetje lindin në lidhje me të ardhmen e botës?

      QË NGA themelimi i tij si shtet modern më 1948, Izraeli është në një gjendje alarmi kundër fqinjëve të vet. Ky konfrontim, ky kundërshtim i vazhdueshëm, ka lënë prapa në trishtim dhe pikëllim një varg nënash, grash, fëmijësh dhe të tjerë​—nga të dyja anët. E megjithatë, një nga dëshirat e natyrshme njerëzore, veçanërisht në nivel familjar, është mundësia për të jetuar në paqe.

      2 Mirëpo, lufta dhe grindjet nuk janë probleme vetëm të Lindjes së Mesme. Fuçitë e barutit, të shtrira në mbarë botën, duket se janë gati për të shpërthyer. Prandaj, pyetja është: A do të ketë ndonjëherë paqe dhe jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në mbarë botën? Nëse po, si do të arrihet ajo? A thua, përmes vullnetit të mirë politik, fetar dhe etnik të njerëzimit? A duket e mundur kjo? Apo, duhet të ndërhyjë Perëndia, Pronari dhe Krijuesi i tokës?

      3-5. (a) Ç’premtim është dhënë në Bibël mbi paqen? (b) Cilat pyetje kanë nevojë për shqyrtim të mëtejshëm?

      3 Shkrimet Hebreje na japin profeci inkurajuese në lidhje me kohën, kur kombet «do të farkojnë shpatat e veta në plugje dhe shtizat e veta në drapërinj për korrje: s’do të ngrejë shpatë komb kundër kombi; ata kurrë më s’do të njohin luftën.»​—Isaia 2:4.

      4 Isaia nuk ishte i vetmi që foli mbi këtë paqe botërore. (Psalmi 46:9-11 [46:8-10, NW]) Në të vërtetë, tema kryesore e Biblës është koha e paqes së plotë dhe e harmonisë në mes njerëzve. Sikurse ka vërejtur burri i shtetit dhe autori izraelit Abba Eban, Shkrimet Hebreje u dhanë izraelitëve të vjetër një perspektivë dhe shpresë të pakrahasueshme për të ardhmen, sepse «vetëm Izraeli priste me padurim një periudhë të artë në të ardhmen.»1 Po, për të gjithë njerëzimin është afër një e ardhme e mrekullueshme, fundi i luftërave dhe shumë më tepër. Isaia profetizoi, gjithashtu, mbi kushtet parajsore në gjithë tokën​—mbi fundin e varfërisë, sëmundjeve, madje, edhe të vdekjes.​—Isaia 11:9; 25:8; 33:24; 35:5, 6; 65:21.

      5 Disa mund të përgjigjen: «Këto profeci u shkruan mijëra vjet më parë, ndërsa lufta ende ekziston. Si mund të konsiderohet Bibla si burim i besueshëm shprese? Ç’dëshmi konkrete ekzistojnë, se Bibla është me të vërtetë Fjala e Perëndisë?

  • Bibla​—A është e frymëzuar nga Perëndia?
    A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
    • Bibla​—A është e frymëzuar nga Perëndia?

      1, 2. Përse shumica e nderon Biblën dhe çfarë deklarojnë shkrimtarët e saj?

      THE New Encyclopœdia Britannica e quan Biblën «përmbledhjen e librave, që me sa duket, ka ndikimin më të madh në historinë njerëzore.» Shumica e vlerëson shumë Biblën, për shkak të vjetërsisë së saj​—disa pjesë janë shkruar para 3.500 vjetësh. Megjithatë, këshillat e saj praktike dhe aktuale, janë një nga shkaqet për të cilat janë shpërndarë mbi tre miliardë kopje dhe që është përkthyer e tëra apo disa pjesë, në gati dy mijë gjuhë, duke e bërë atë librin më të shitur të të gjitha kohërave.

      2 Përveç këtyre faktorëve, të cilët ngjallin të gjithë respekt për Biblën, ka edhe një karakteristikë tjetër që e ka bërë atë kaq ndikuese dhe tërheqëse gjatë shekujve​—pohimi i saj se është zbulim i frymëzuar i Perëndisë së Gjithëfuqishëm. Moisiu, që përpiloi Torën (pesë librat e parë të Biblës), «shkroi» gjithçka që i tha

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo