-
Bibla—A është e frymëzuar nga Perëndia?A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
-
-
kutinë, faqe 8.) Në asnjë vend në Bibël nuk përmendet ekzistenca e ndonjë ligji gojor.d Dhe më e rëndësishmja është se mësimi i tij kundërshton Shkrimet, duke përforcuar përshtypjen e gabuar, se Bibla është kontradiktore. (Shiko kutinë, faqe 22.) Por përgjegjës për këtë pështjellim është njeriu dhe jo Perëndia.—Isaia 29:13. (Shiko kutinë, faqe 20, 21.)
17 Në kundërshtim me interpretimet kontradiktore të njerëzve, Bibla në vetvete është e qartë dhe e besueshme. Perëndia na ka siguruar dëshmi të mjaftueshme në Fjalën e vet, se bota paqedashëse e paraparë tek Isaia 2:2-4, nuk është vetëm ëndërr, por një realitet i afërt. Askush tjetër, përveç vetë Perëndisë, Perëndisë së profecisë, Perëndisë së Biblës, nuk do ta sjellë këtë.
-
-
Cili është qëllimi i Perëndisë për njerëzimin?A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
-
-
Cili është qëllimi i Perëndisë për njerëzimin?
1-4. (a) Cili ishte qëllimi fillestar i Perëndisë për njerëzimin? (b) Përse njeriu provoi të mos bindej? (Shiko kutinë, faqe 13.)
PREMTIMI për një botë pa luftë, siç zbulohet tek Isaia 2:2-4 dhe Mikea 4:1-4, jo vetëm që na jep një shpresë me baza për të ardhmen e afërt, por na tregon, gjithashtu, diçka shumë të rëndësishme mbi Krijuesin tonë. Ai është një Perëndi me qëllime. Profecia e Isaisë, kreu 2, është në të vërtetë pjesë e një vargu profecish që fillojnë nga faqet e para të Biblës deri tek faqja e fundit, duke na bërë të qartë se si Perëndia do të realizojë qëllimin e vet fillestar.
2 Kur Perëndia krijoi çiftin e parë njerëzor, u tha qartë se cili ishte qëllimi i tij për ta. Tek Zanafilla, kreu 1, rreshti 28, lexojmë: «Perëndia i bekoi dhe vetë Perëndia u tha: ‘Bëhuni të frytshëm dhe shumohuni, mbusheni tokën dhe nënshtrojeni atë; dhe sundoni mbi peshqit në det, zogjtë në qiell dhe të gjitha gjallesat që zvarriten nëpër tokë.’» Po ta lidhim këtë urdhër me atë çka u deklarua në kreun vijues të Zanafillës—«ZOTI Perëndia e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta punojë dhe të kujdeset për të»—na bëhet e qartë se Perëndia kishte ndër mend që çifti i parë, së bashku me pasardhësit e tij, ta zgjeronte Parajsën jashtë kufijve të kopshtit të Edenit, për të përfshirë më në fund gjithë globin tokësor.a—Zanafilla 2:15.
3 Për sa kohë do të jetonin ata në shtëpinë e tyre parajsore? Nga Shkrimet kuptohet se njeriu u krijua për të jetuar përgjithmonë në tokë. Vdekja do të shfaqej mbi njerëzimin vetëm nëse nuk do t’i bindej Krijuesit të vet, siç lexohet edhe tek Zanafilla kreu 2, vargjet 16 dhe 17: «ZOTI Perëndia e urdhëroi njeriun, duke i thënë: ‘Nga secila pemë në kopsht mund të hash lirisht; por, sa për pemën e njohjes të së mirës dhe së keqes, nga ajo nuk duhet të hash; sepse sapo të hash prej saj, do të vdesësh.’» Është e arsyeshme, pra, të mendojmë se një bindje e vazhdueshme, do të rezultonte me një jetë të vazhdueshme, në ato kushte parajsore.—Psalmi 37:29; Proverbat 2:21, 22.
4 Mirëpo një engjëll, i përmendur më vonë si Satanai (që do të thotë «Kundërshtar»), ndikoi mbi çiftin e parë, me qëllim që të keqpërdorte vullnetin e vet të lirë, duke zgjedhur padëgjueshmërinë ndaj Perëndisë. (Jobi 1:6-12; krahaso
-