BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ç’do të thotë të njihet Perëndia i vërtetë?
    A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
    • në një jetë të përsosur mbi tokë, një nxitje e fuqishme për njerëzit e të gjitha kombeve që të kërkojnë dhe të njohin Perëndinë e vërtetë? Po, ku gjendet burimi i vërtetë i udhëzimeve nga Jehovai, për këto ditë të fundit, siç përmendet tek Isaia 2:2, 3? Kush mund t’i mësojë njerëzit në rrugët e Jehovait, që të «mund të ecin shtigjeve të tij»? Nën dritën e informatave biblike të shqyrtuara deri tani, cili mund të na sigurojë një mësim të tillë, judaizmi apo krishterimi?

      19 Sipas profecisë, do të kishte një grup njerëzish që do ta mbanin me pastërti emrin e Perëndisë, që do të shërbenin me të vërtetë si Dëshmitarë të tij dhe si burim i një drite frymore për kombet.​—Isaia 60:2, 3.

  • Kush do t’i udhëheqë kombet drejt paqes?
    A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
    • Kush do t’i udhëheqë kombet drejt paqes?

      1, 2. Si po plotësohet në ditët tona profecia e Isaisë 2:2-4?

      KREU 2 i Isaisë është shumë më tepër, sesa një profeci mbi kthimin e popullit hebre në Jeruzalem, pas 70 vjetësh nën robërinë babilonase. Në të vërtetë, profecia nuk i referohet tjetër, veç kthimit të popujve nga të gjitha kombet, në adhurimin e pastër të të vetmit Perëndi të vërtetë, Jehovait. Kjo nënkupton formimin e një vëllazërie ndërkombëtare që kryen një shërbim të shenjtë dhe të pranueshëm nga Perëndia.

      2 Një shndërrim kaq i rëndësishëm, që përfshin njerëz nga çdo pjesë e botës, do të jetë jo vetëm mahnitës, por edhe i dukshëm, sikur të ndodhte mbi një mal para syve të çdokujt. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh sot në mes të Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë botën. Me miliona njerëz të feve të krishterimit kanë mësuar se Perëndia është një dhe nuk e adhurojnë më Trinitetin. Në Indi, disa hindusë kanë braktisur panteonin e tyre të perëndive, si dhe miliarda idhuj, për Perëndinë e vetëm të vërtetë. Njësoj është edhe me njerëz nga Afrika, nga ishuj të largët dhe nga Lindja e Mesme. Ata që janë ngjitur në malin e shenjtë të Jehovait, në adhurimin e tij të pastër, kanë hedhur tej të gjitha urrejtjet racore, fisnore dhe politike; ata me të vërtetë «nuk mësojnë më të luftojnë.»​—Isaia 2:2-4.

      Identiteti i Mesisë​—një burim kundërshtimi

      3. Çfarë ndikimi pati Mesia mbi kombet, sipas Isaisë 11:10?

      3 Kjo vëllazëri ndërkombëtare është e lidhur edhe me plotësimin e qëllimit të Perëndisë për të gjithë njerëzimin: që njerëz nga të gjitha kombet do të bekoheshin përmes «farës» së premtuar, pasardhësit të Abrahamit dhe kështu do të adhuronin Perëndinë në të vërtetë dhe në unitet. (Zanafilla 3:15; 22:18, JP) Profecitë e mëvonshme treguan se kjo «farë» duhet të ishte, gjithashtu, «profeti si Moisiu», që do të ndërmjetësonte një besëlidhje të re, e cila do të shërbente si bazë ligjore për njerëzit e sinqertë të të gjitha kombeve në adhurimin e Perëndisë në unitet. (Ligji i përtërirë 18:15, 18, 19; Jeremia 31:31-34) Përveç kësaj, po ky do të ishte edhe Mesia, qeveritar nga brezi i Davidit, fronin e të cilit Perëndia do ta vendoste përgjithmonë. (1. Kronikat 17:11, 12) Sipas profetit Isaia, Mesia do të ishte figura rreth së cilës do të grumbulloheshin popuj nga të gjitha kombet (hebraisht, Gohyim). Isaia 11:10 thotë: «Do të ndodhë në atë ditë, që rrënja e Jeseut, e cila qëndron si shenjë [si sinjal, NW] e popujve, në të do të shikojnë kombet; dhe vendpushimi i saj do të jetë i lavdishëm.»​—JP.

      4. Çfarë ka thënë një rabi mbi ndikimin e Jezuit në racën njerëzore?

      4 Mbi identitetin e Mesisë është debatuar me shekuj. Sipas Isaisë 11:10 dhe teksteve të tjera,

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo