Mbledhje që na nxisin në dashuri dhe vepra të shkëlqyera
Të krishterët e parë mblidheshin zakonisht nëpër shtëpi private, për të marrë mësime dhe për t’u gëzuar në një shoqëri shembullore. Sot kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait mblidhen tri herë në javë. Të ftojmë të marrësh pjesë në çdonjërën prej këtyre mbledhjeve. Në to nuk ka rite, por i jepet rëndësi mësimit hyjnor. Mbledhjet e kongregacionit fillojnë dhe mbarojnë me një këngë dhe një lutje. Hyrja është e lirë dhe nuk mblidhen para.—Veprat 4:23-31; 14:22; 15: 32, 35; Romakëve 16:5; Kolosianëve 4:15.
Ndoshta mbledhja e parë ku mund të marrësh pjesë do të jetë një ligjëratë publike që zgjat 45 minuta dhe që trajton doktrina biblike, profeci apo këshilla mbi jetën e krishterë. Mbas ligjëratës bëhet një studim nga Bibla, në të cilin shfrytëzohet një artikull i Kullës së Rojës i përgatitur posaçërisht për studimin e kongregacionit. Studimi zhvillohet në këtë mënyrë: lexohet një paragraf i Kullës së Rojës, mbas të cilit drejtuesi i bën auditorit pyetje në lidhje me të dhe kush dëshiron ngre dorën lart për të treguar se do të përgjigjet. Zakonisht, për çdo paragraf bëhen komente të ndryshme. Mbledhja zgjat një orë.
Në një ditë tjetër të javës mbahen dy mbledhje të tjera prej 45 minutash secila. E para është Shkolla e Shërbimit Teokratik. Ajo aftëson për mbledhjen e informatave mbi argumente biblike dhe në mësimin me efikasitet të tyre. Bëhen 21 minuta mësim special, pas së cilave studentë të ngarkuar qysh më parë mbajnë fjalime të shkurtra. Në përfundim të çdo fjalimi instruktori i shkollës i jep këshilla studentit për ta ndihmuar që të përmirësohet. Në këtë shkollë si tekste shërbejnë libra të ndryshëm. Ata që marrin pjesë rregullisht në mbledhje mund të regjistrohen, me kusht që të jetojnë në harmoni me parimet e krishtere.
Mbledhja që vijon quhet Mbledhja e Shërbimit. Konsiston në tri apo katër pjesë që ilustrojnë se si të prezantohet lajmi i mirë shtëpi më shtëpi, si dhe në aspekte të tjera të shërbimit. Këto pjesë zhvillohen në formën e fjalimeve, bisedave apo demonstrimeve, disa herë me pjesëmarrjen e dëgjuesve. Programi bazohet në pjesën më të madhe mbi informatat që përmban Shërbimi ynë i Mbretërisë, një e përmuajshme prej katër faqesh e botuar nga Shoqata Watch Tower.
Mbledhja tjetër është një studim javor në grupe të vogla. Mbahet zakonisht në shtëpi private të vendosura në territorin e kongregacionit. Studimi bazohet në Bibël dhe mbi ndonjë botim të fundit të Shoqatës. Meqë bëhet fjalë për grupe të vogla, të pranishmit kanë mundësi më të mëdha për të marrë pjesë në shqyrtim si dhe për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.
Mjaft kongregacione i mbajnë mbledhjet e tyre në një Sallë të Mbretërisë, të ndërtuar prej Dëshmitarëve të Jehovait. Shpenzimet mbulohen me kontributin vullnetar të vetë Dëshmitarëve dhe në shumicën e rasteve puna zhvillohet pa pagesë prej vullnetarësh. Të gjitha kongregacionet disponojnë kuti kontribucionesh për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë.
Mbledhjet e kongregacionit i ndihmojnë Dëshmitarët e Jehovait që të ndjekin këshillën e dhënë te Hebrenjve 10:24, 25: «Le të mendojmë për njëri-tjetrin që të nxitemi në dashuri dhe vepra të shkëlqyera, duke mos i braktisur mbledhjet tona të përbashkëta, siç e kanë bërë shprehi disa, por të inkurajojmë njëri-tjetrin dhe aq më tepër tek [shohim] se dita po afrohet.»
• Cilat karakteristika të mbledhjeve të të krishterëve të parë mund t’i shohim në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
• Përshkruaj atë që bëhet në pesë mbledhjet e mbajtura rregullisht prej Dëshmitarëve të Jehovait?
• Çfarë bëhet në shumë raste për të pasur vende mbledhjesh?
[Figurat në faqen 14]
Një nga pleqësia drejton studimin e Kullës së Rojës, Shtetet e Bashkuara
Shkolla e Shërbimit Teoratik, Ishujt Faroe
Grup studimi në një shtëpi private, Jap
Salla e Mbretërisë, në New Braunfels, Texas, SH.B.A. e ndërtuar për dy ditë nga Dëshmitarët e Jehovait
[Figurat në faqen 15]
Salla të Mbretërisë në vende të ndryshme
Japoni
Australi
Austri
Spanjë