Broshurat: Mjete të vlefshme për shërbimin
1 Zakonisht, një arkitekt i shkathët përdor një seri mjetesh, të caktuara për një punë specifike. Si lajmëtarë të Mbretërisë ne kemi një shumëllojshmëri të madhe broshurash që na ndihmojnë për të plotësuar me shkathtësi nevojat frymore të personave të cilëve u predikojmë. (Prov. 22:29) Në një derë ti mund të takosh ndonjë të dëshpëruar. Në një tjetër, i zoti i shtëpisë kërkon një qeveri të ndershme, ndërsa dikush tjetër pyet veten nëse ka ndonjë qëllim në jetë. Si mund t’i përdorim broshurat tona për të ndihmuar këta njerëz?
2 Kur ofron broshurën «A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?», ti mund të thuash:
◼ «Disa njerëz që vërejnë vuajtjet dhe padrejtësitë në botë, kanë prirje t’ia hedhin të gjithë fajin Perëndisë. Ata thonë se meqë Perëndia është i plotfuqishëm, nëse kujdeset me të vërtetë për ne, duhet t’u japë fund vuajtjeve tona. Si mendon ti mbi këtë? [Lëre të përgjigjet]. Psalmi 72:12-14 tregon se Perëndia kujdeset me të vërtetë për ne. Nuk e ka ai fajin për vuajtjet dhe padrejtësitë. Ai ka premtuar se keqbërësit së shpejti do të zhduken. Kjo broshurë, A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, tregon se çfarë do të bëjë ai dhe se si mund të përfitojmë ne.» Ti mund të vazhdosh bisedën me komentet që ndodhen në faqen 27, paragraf 22.
3 Nëse përdor broshurën «Cili është qëllimi i jetës?», mund të fillosh në këtë mënyrë:
◼ «Herët a vonë, gati çdo njeri pyet veten mbi qëllimin e jetës. A është qëllimi i jetës thjesht të jetosh 70 apo 80 vjet dhe pastaj të vdesësh? Apo është diçka më shumë? Çfarë mendon ti? [Lëre të përgjigjet]. Këtu në Psalmin 37:29, ne shikojmë qëllimin e mrekullueshëm të Perëndisë për njerëzit dhe tokën.» Pasi lexon shkrimin, kthehu tek ilustrimi në faqen 31 dhe flit më tej se si do të jetë jeta në parajsë.
4 Broshura «Shiko!» mund të prezantohet duke treguar tërë ilustrimin e kopertinës dhe duke pyetur:
◼ «Çfarë mendon se nevojitet për ta bërë tokën kështu siç e shikon këtu? [Lëre të përgjigjet]. Cilido në këtë pikturë ka një shtëpi dhe një punë të gëzueshme. Atje ka paqe dhe ushqim me bollëk dhe toka nuk është e ndotur. Sado që mund të përpiqen qeveritë njerëzore, ato nuk mund të sjellin një botë si kjo. Megjithatë, Bibla na siguron se Perëndia do të ‘bëjë çdo gjë të re’. [Shko në faqen 30 dhe lexo Zbulesën 21:3, 4.] Kjo broshurë mund të të ndihmojë për të mësuar se çfarë nevojitet për të jetuar në këtë botë të re.» Nëse tregon interes të mjaftueshëm, shko në faqen 3 dhe trego se si drejtohet një studim biblik.
5 Me broshurën «Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!» mund të përdorësh këtë hyrje:
◼ «Shumë njerëz mendojnë se do të shkojnë në qiell për të gëzuar jetën përgjithmonë, por çfarë mendon ti për jetën në tokë përgjithmonë? [Lëre të përgjigjet]. Bibla na siguron se jeta e përhershme është e mundur dhe na tregon se si mund ta arrijmë këtë objektiv.» Lexo Gjonin 17:3. Pastaj tregoji të zotit të shtëpisë ilustrimin 49 dhe pyete: «A do të të pëlqente të jetoje në një botë si kjo?» Ofroji broshurën dhe përgatitu për një rivizitë.
6 Broshurat pasqyrojnë subjekte të kohës, i përgjigjen pyetjeve të njerëzve dhe ngushëllojnë. Duke përdorur me shkathtësi këto mjete, ne mund të ndihmojmë personat e sinqertë për të «arritur njohurinë e saktë të së vërtetës».—1. Tim. 2:4.