Thjeshtim i kongresit krahinor 1995
1 Sa rrëqethëse është të jesh i pranishëm në bankete frymore siç janë mbledhjet e kongregacionit, asambletë qarkore, asambletë speciale njëditore apo kongreset krahinore! Përse është kështu? Shoqëria me persona me frikë Perëndie është freskuese dhe çështjet frymore të paraqitura në raste të tilla, na kujtojnë shumë gjëra të rëndësishme.
2 Shtimi i mijëra personave i dedikohet grumbullimeve të tilla frymore gjatë viteve të fundit. Ndërmjet viteve 1985 dhe 1994, numri i kongregacioneve në mbarë botën është rritur mbi 50 përqind, nga 49.716 deri 75.573. Në përputhje me shpejtimin e veprës së grumbullimit nga Jehovai, po rritet edhe numri i kongreseve krahinore dhe asambleve qarkore. (Isa. 60:22) Edhe rritja në numër e kongreseve krahinore të mbajtura vetëm në territorin e degës së Shteteve të Bashkuara, nga 113 në 1985-ën deri në 168 në 1994-ën, është një pasqyrim i kësaj rritjeje të jashtëzakonshme në numër të kongregacioneve. Si rezultat, puna që përfshin organizimin dhe përgatitjen e këtyre kongreseve është shtuar. Meqë ne mblidhemi për të përfituar nga programi frymor i përgatitur në këto bankete, është e mençur si dhe praktike thjeshtimi i detyrave për përgatitjet fizike.
3 Hapa të mëtejshëm për të marrë: Nëse shkojmë përpara në mënyrë progresive, do të kemi bekimet e Jehovait. Ne jemi të lumtur që ai i ka dhënë popullit të tij një frymë të duhur mençurie dhe kuptueshmërie. Ne jemi të një mendjeje se përmes klasës së skllavit besnik, Jezu Krishti i ka drejtuar gjërat në një mënyrë të mrekullueshme dhe me efektshmëri për të kryer më mirë qëllimin e Jehovait. (Mat. 24:45-47; Kol. 1:9, 10) Duke filluar me kongresin krahinor 1995, me asamblenë qarkore në shtator 1995 dhe me asamblenë speciale njëditore, nuk do të shërbehet ushqim. Gjithsecili do të marrë me vete për të ngrënë e për të pirë. Asambletë qarkore dhe asambletë speciale njëditore do të vazhdojnë me rregullin e tyre të thjeshtë të tanishëm të shërbimit të ushqimit deri në gusht 1995. Ti mund të jesh i interesuar të dish se si do të përfitojmë nga ky ndryshim. Ndoshta rishikimi vijues i rregullimeve që janë bërë në vitet e fundit mund të jetë një kujtues i mirë i dobive që tashmë kemi marrë duke thjeshtuar punën në kongrese.
4 Rregullime të mëparshme për thjeshtim: Përpara zbatimit të rregullimeve të kongresit krahinor të standartizuar dhe të thjeshtuar, të tilla si shërbimi i ushqimit, shërbimi vullnetar dhe strehimi, mijëra motra e vëllezër lokalë kanë punuar shumë për përgatitjet parakongresore. Duke marrë parasysh presionet dhe kërkesat që u bëhen vëllezërve tanë nga jeta e përditshme dhe nga rritja e vazhdueshme e organizatës, janë bërë të nevojshme disa rregullime për të thjeshtuar punën. Përveç kësaj, si rezultat i thjeshtimit të repartit të shërbimit të ushqimit në Shtetet e Bashkuara në 1978-ën, mbi 70.000 vëllezër dhe motra që punonin gjatë sesioneve për të na siguruar ushqimin, patën mundësi për të dëgjuar programin. Në 1987-ën procedurat për thjeshtimin e mëtejshëm përfshinë repartin e shërbimit të ushqimit në kongrese edhe gjatë vitit të shërbimit në sallat e asambleve. Më vonë, ushqimet u vunë në dispozicion në kongreset dhe asambletë pa rënduar pjesëmarrësit. Sa rregullime të mira ishin këto, duke lehtësuasr punën dhe duke lejuar që aspekteve frymore të kongresit t’u kushtohej më shumë kujdes, si dhe duke u bërë të mundur punëtorëve të dëgjonin dhe të gëzonin më shumë programin. (Li. përt. 31:12) Ata persona midis nesh që kanë shumë vite në shërbimin besnik i mbajnë mend mirë këto avantazhe dhe kanë shprehur vlerësim për drejtimin e marrë. Por, çfarë pune mund të eliminohet akoma për të bërë të mundur që të merren edhe më shumë dobi nga programi frymor?
5 Ndryshime të pritura: Gjatë viteve që është përgatitur dhe shërbyer një menu e thjeshtuar, është vënë re se relativisht «pak gjëra» ishin me të vërtetë «të nevojshme». (Krahaso Lukën 10:38-42.) Megjithatë, shtimi i këtyre gjërave të vogla për numrin e pjesëmarrësve paraqet akoma një vëllim të madh furnizimi dhe pune, si dhe shton shpenzimet për personelin. Gjithashtu, një numër shumë i madh vullnetarësh nevojitej për të organizuar dhe mbështetur këto rregullime. Duheshin siguruar qendrat për ruajtjen dhe shpërndarjen e ushqimit. Përveç kësaj, disa seksione shëndetësie në bashki e kanë tepruar me kërkesat e tyre për shërbimin e ushqimit dhe kjo ka qenë një barrë për vëllezërit që kishin këtë përgjegjësi.
6 Shërbimi i zellshëm i vullnetarëve në fushat përkatëse, ka qenë me një vlerë të pallogaritshme dhe është çmuar shumë. Megjithatë, me këtë thjeshtim të mëtejshëm, ata mijëra që kanë shërbyer për mirëmbajtjen dhe drejtimin e kamionëve si dhe për blerjen, përgatitjen, dërgimin dhe shërbimin e ushqimit, do të jenë në gjendje ta përdorin kohën e tyre për qëllime të tjera të nevojshme të Mbretërisë, duke përfshirë shoqërimin e gëzuar dhe në mënyrë sa më të plotë nëpër kongrese. Ata vullnetarë që kanë shërbyer në repartin e ushqimit tani do të kenë mundësi të ndihmojnë në reparte të tjera, si në atë të përcjellësve dhe të pastrimit. Kjo do të lehtësojë peshën e gjithsecilit dhe nuk do të kërkojë që shumë veta të punojnë deri natën vonë, herët në mëngjes apo gjatë seancave, siç ndodhte me disa në repartin e ushqimit.
7 Të mbështetim rregullimet: Shoqata e vlerëson shumë mbështetjen e shkëlqyer që ju vëllezër dhe motra keni dhënë «me një zemër të plotë» gjatë viteve në përgatitjet e kongreseve, duke përfshirë edhe repartin e ushqimit. (1. Kron. 29:9) Kjo ka ndihmuar në shumë mënyra. Ka bërë të mundur që të merren me qira ndërtesa të mira si dhe përkujdesjen për shpenzimet e kongresit. Gjithashtu, u ka bërë të mundur pjesëmarrësve që të rrinë në vendet e kongresit gjatë drekës së shkurtër, me qëllim që të hanë bukë rehat, të freskohen dhe pastaj të jenë të pranishëm në programin frymor. Dhe pa dyshim bujaria dhe mbështetja që kanë treguar vëllezërit dhe motrat duke kontribuar për këto masa do të vazhdojë. Kjo ka qenë një shprehje e vlerësimit të tyre në mënyrë praktike.—Prov. 11:25; Luka 16:9.
8 Duke u kujdesur për ushqimin tuaj: Megjithatë, me këto rregullime të mëtejshme për familjet dhe grupet familjare, do të jetë e nevojshme të sigurojnë vetëm për vete atë çka u nevojitet nga ana materiale gjatë drekës. Ne i çmojmë shumë dobitë e mira të programit frymor. Të lësh që ushqimi fizik të marrë një rëndësi të tepruar, nuk do të ishte e mençur. Është e rëndësishme që cilido të «sigurohet për gjërat më të rëndësishme» në lidhje me këtë. (Filip. 1:9, 10a, BR) Kongreset e mëdha të popullit të Jehovait kohët e fundit në Poloni, Rusi, Ukrainë si dhe në vende të tjera janë mbajtur me shumë sukses edhe pa repartin e shërbimit të ushqimit. Edhe disa qarqe në këto vende, e kanë mbajtur programin e tyre të asambleve duke përfshirë dhe ato speciale njëditore, pa repartin e shërbimit të ushqimit për shkak të rrethanave të tyre. Në çdo rast, delegatët kanë sjellë me vete ushqimin e tyre për drekë. Do të shohim se marrja vetëm e një ushqimi të lehtë, do të kontribuojë që të jemi të zgjuar mendërisht, të aftë për të nxjerrë dobi të plotë nga programi i pasdites. Në harmoni me këtë, gjithsecili duhet të sjellë ushqim të thjeshtë dhe të ushqyeshëm. Për shembull, kur Jezui ushqeu turmat, ai siguroi vetëm dy gjëra, bukë dhe peshk. (Mat. 14:16-20; shiko gjithashtu Lukën 10:42a.) Për këtë qëllim, kemi dëshirë të ofrojmë disa sugjerime mbi atë se çfarë mund të jetë e përshtatshme dhe praktike për të shkurtuar drekën, si dhe mbi pajisjet që përdorim.
9 Meqë gjatë kongresit nuk do të jetë reparti i shërbimit të ushqimit, me një planifikim të mirë pjesëmarrësit do të mund të gëzojnë duke ngrënë mëngjesin bashkë me familjen e tyre kudo qoftë, në shtëpi apo në vendin e ngrënies. Duke pushuar në mënyrë të mjaftueshme një natë përpara, do të jesh në gjendje të ngrihesh mjaft herët për të marrë atë që është e nevojshme për të ngrënë mëngjesin dhe të arrish në kongres mjaft kohë përpara për të gëzuar shoqërinë e delegatëve të tjerë. Një dobi tjetër e rregullit të ri është se nuk do të jetë e nevojshme që dyert e ndërtesës të hapen shumë shpejt nga personeli i caktuar kur të vijnë vullnetarët e repartit të shërbimit të ushqimit bashkë me familjet e tyre. Dyert e ndërtesës do të hapen në orën 8:00 për të gjithë delegatët, me përjashtim të atyre pak vetave që u është caktuar një punë e veçantë, të cilët duhet të futen më shpejt. Nuk do të jetë e nevojshme për cilindo të nxitojë që më parë për të gjetur vende për t’u ulur, pasi janë planifikuar vende të mjaftueshme për personat e shumtë.
10 Dreka do të jetë paksa e shkurtër në krahasim me kongreset e mëparshme. Megjithatë, ajo do të sigurojë akoma një rast për të marrë ndonjë ushqim të lehtë, si edhe kohë për t’u shoqëruar me të tjerët. Vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë në qytetin e kongresit ose në afërsi dhe që çdo ditë kthehen në shtëpi në mbrëmje, e kanë të lehtë të përgatitin një sasi të vogël ushqimi për çdo pjesëtar të familjes që ta marrin për drekën e asaj dite. Kjo do të jetë pak a shumë e njëjtë me bukën që marrin të rinjtë në shkollë, ndoshta një sanduiç, një frut, një biskotë dhe diçka për të pirë. Shumë persona marrin të njëjtën gjë kur shkojnë në punë.
11 Pa dyshim, kjo ndryshon më shumë për ata pjesëmarrës që vijnë nga vende jashtë qytetit ku mbahet kongresi të cilët planifikojnë që më parë gjërat e nevojshme për ushqimin që do të marrin për drekë. Ndoshta mund të merren nga shtëpia peceta dhe gota plastike për ata që udhëtojnë në grupin tuaj. Gjithashtu, për të plotësuar në mënyrë të mjaftueshme nevojat e tyre, disa mund të sjellin nga shtëpia një vakt të lehtë, si disa fruta të freskëta ose perime. Ushqimi tjetër i nevojshëm për drekën e çdo dite, mund të merret në ndonjë dyqan në qytetin ku mbahet kongresi. Natyrisht, ne e kuptojmë se një sasi e madhe ushqimi nuk do të mund të rrijë në frigoriferin e shtëpisë private ku jemi strehuar.
12 Meqë vendi i kongresit bëhet aktualisht një Sallë Mbretërie e madhe, është e mençur të shmangim një atmosferë pikniku gjatë drekës. Dhe ashtu sikurse nuk hamë gjatë mbledhjeve në Sallën e Mbretërisë, poashtu nuk duhet të jemi duke ngrënë apo duke pirë gjatë seancave të kongresit.
13 Gjithashtu, duhet të kemi kujdes në lidhje me llojet e mbajtëseve të pijeve që zgjedhim për të marrë në vendin e kongresit. Pijet e nxehta mund të merren në termuse. Mbajtëset prej xhami të çdo lloji mund të jenë të rrezikshme. Shumë pajisje të tjera ndalohen të përdoren. Ne kërkojmë, gjithashtu, që ASNJË MBAJTËSE PREJ XHAMI të mos përdoret në lokalin e asamblesë. Nëse pija e ftohtë që ke zgjedhur nuk mund të blihet në një mbajtëse plastike ose alumini, atëherë mund ta hedhësh atë në një lloj tjetër mbajtëse më të vogël të pathyeshme, e cila do të vendoset nën ndenjësen tënde.
14 Dobi të mëtejshme: Ne me të vërtetë mund të shohim mençurinë e këtyre rregullimeve. Të gjithë do të jemi në gjendje të kushtojmë vëmendje të plotë për të marrë dobi frymore—qëllimi i vërtetë i asambleve tona. Këto dobi merren nga shoqëria që gëzojmë dhe nga vetë programi. Kështu, në vend se të endemi duke kërkuar ushqimin në drekë, sa e dobishme do të jetë po të marrim diçka me vete. Kjo do të bëjë të mundur të gëzojmë shoqërinë e vëllezërve dhe të motrave tona dhe do të parandalojë që ndonjë të mungojë në programin e pasdites.
15 Duke qenë të freskuar nga ndjekja e programit të pasdites, disa mund të vazhdojnë akoma të gëzojnë shoqërinë e krishterë dhe bisedën mbi gjërat e mira që kanë mësuar, ndërkohë që hanë diçka më të bollshme me familjen ose miqtë në vendin e ngrënies. Të tjerë thjeshtë mund të blejnë diçka në ndonjë dyqan. Ata që kanë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre, mund të zgjedhin që të hanë darkë atje, duke shpenzuar aq sa në ditët e tjera kur janë në punë ose në shërbimin në fushë.
16 Ne gëzojmë me të vërtetë një banket frymor në këto asamble dhe kongrese, ku marrim botime të reja, mësim të shkëlqyer dhe këshilla praktike. Janë këto bekime që cilido kujton bashkë me gëzimin që vjen duke qëndruar me popullin e mbledhur të Perëndisë. Proverbat 10:22 thotë: «Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.» Kjo ndodh sepse si popull i Jehovait, ne nuk i ndjekim kongreset me mendjen tek dëshirat materiale dhe komoditetet. Ne mblidhemi me dëshirën pozitive për të fituar sa më shumë dobi që të jetë e mundur në aspektin frymor dhe Jehovai na shpërblen në mënyrë të pasur për frymën që tregojmë.—1. Tim. 6:6-8; Hebr. 11:6.
17 Këto raste inkurajuese, gjithashtu, na kujtojnë përparimin e të korrave frymore. (Gjon. 4:35, 36) Fjalët hyrëse të Isaisë në Is kapitullin 54, ftojnë organizatën e Jehovait ngjashëm një gruaje që të përgatitet për rritjen e gëzuar. Rritja e mëtejshme, shtrirja dhe forca e ripërtërirë janë ato që po presim ashtu si Isaia profetizoi: «Zgjero vendin e çadrës sate dhe fletët e banesave të tua le të shtrihen pa kursim; zgjati litarët e tu dhe përforco kunjat e tua, sepse do të shtrihesh në të djathtë dhe në të majtë». Plotësimi i kësaj profecie nxitëse ka rezultuar në një zgjerim fenomenal të adhurimit të vërtetë që ne shohim tani.—Isa. 54:1-4, Dio.
18 Me të vërtetë duket se është një rrugë gjykimi e mirë për të përmbushur këtë rregullim mbi thjeshtimin e mëtejshëm të kongresit, kështu që me shmangien e shpërqendrimit të gjithë do të jemi në gjendje të gëzojmë programin frymor që është përgatitur. Gjithashtu, ne besojmë se kjo do të ketë bekimin e Jehovait dhe do të ndihmojë në organizimin më të efektshëm të rritjes së mëtejshme. Duke u përqendruar mbi atë që është e nevojshme, do të mund të gëzojmë ditët e planifikuara të një shoqërie të lumtur dhe gjërat e mira frymore. Ne lutemi sinqerisht që Jehovai të bekojë të gjitha përpjekjet tona nëse vazhdojmë të mblidhemi dhe të ushqehemi në tryezën e tij.—Krahaso Li. përt. 16:14, 15.
[Kutia në faqen 6]
Dobitë e rregullit pa repart ushqimi
◼ Duke mos pasur punë para, gjatë dhe pas programit, kemi mundësi për më shumë shoqëri
◼ Nuk do të ketë një personel për repartin e ushqimit
◼ Më shumë persona në gjendje për t’u përqendruar plotësisht në programin frymor
◼ Më shumë vullnetarë në dispozicion për të ndihmuar repartet e tjera
◼ Më shumë kohë në dispozicion për qëllime të tjera teokratike
Sugjerime mbi gjërat që mund të marrim për drekë
◼ Ushqime të lehta, të thjeshta dhe të ushqyeshme
◼ Fruta të thata e të njoma, arra, byrekë, pite, etj.
◼ Pije freskuese, lëng frutash ose ujë në shishe që nuk thyhen
MOS sillni në kongres
◼ Pije alkoolike
◼ Enë xhami