BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/95 f. 3-6
  • Ta lëmë dritën tonë të shkëlqejë vazhdimisht

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ta lëmë dritën tonë të shkëlqejë vazhdimisht
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • «Le të ndriçojë drita juaj»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • «Le të ndriçojë drita juaj»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • «Le të ndriçojë drita juaj» për t’i dhënë lavdi Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Ndiqni dritën e botës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 12/95 f. 3-6

Ta lëmë dritën tonë të shkëlqejë vazhdimisht

1 Ç’është drita? Fjalori e përcakton atë si «diçka që e bën pamjen të dukshme». Por në fakt, megjithë teknologjinë e tij të përparuar, njeriu nuk di akoma plotësisht përgjigjen e pyetjes që ngriti Jehovai, siç tregohet tek Jobi 38:24. A do të mund t’ia dilnim mbanë pa dritën? Pa dritë ne nuk mund të ekzistojmë. Drita është thelbësore për shikimin fizik dhe Bibla na tregon se në kuptim frymor, «Perëndia është dritë». (1. Gjonit 1:5) Ne jemi krejtësisht të varur nga Personi i cili «ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita».​—Psal. 118:27.

2 Kjo është e vërtetë në një kuptim fizik, por akoma më shumë në kuptimin frymor. Feja e rreme i ka udhëhequr keq masat e njerëzve duke i çuar ata në errësirë frymore, ku ‘prekin murin si të verbërit’. (Isa. 59:9, 10) I nxitur nga dashuria dhe dhembshuria e tij e pashoqe, Jehovai ‘dërgon dritën e tij dhe të vërtetën e tij’. (Psal. 43:3) Në kuptimin e drejtpërdrejtë, miliona persona që e kanë çmuar, janë përgjigjur duke ardhur «nga terri në dritën e tij të mrekullueshme».​—1. Pjetr. 2:9.

3 Jezu Krishti luan një rol jetësor në sjelljen e kësaj drite në botë. Ai tha: «Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.» (Gjoni 12:46) E gjithë koha, energjia dhe aftësitë e tij u drejtuan për të bërë të njohur dritën e së vërtetës. Ai udhëtoi në të gjithë vendin e tij, duke mësuar dhe predikuar në të vërtetë çdo qytet dhe fshat. Ai duroi persekutime të pamëshirshme nga çdo anë, por qëndroi i palëkundur në misionin e tij për të përhapur dritën e së vërtetës.

4 Jezui u përqendrua në zgjedhjen, përgatitjen dhe organizimin e dishepujve me një qëllim special në mendje. Në Mateun 5:14-16 lexojmë udhëzimet që ai u dha atyre: «Ju jeni drita e botës. . . . Le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej.» Ashtu si Jezui, ata duhej të ishin «pishtarë në botë», duke e përhapur kryq e tërthor dritën e së vërtetës. (Filip. 2:15) Ata e pranuan me gëzim këtë përgjegjësi, duke e konsideruar atë si qëllimin e tyre kryesor në jetë. Pak kohë më vonë, Pavli mundi të thoshte se lajmi i mirë «i është predikuar çdo krijese që është nën qiell». (Kolos. 1:23) I gjithë kongregacioni i krishterë ishte i bashkuar në përmbushjen e asaj vepre të madhe.

5 Ne sot duhet të jemi mirënjohës që ndodhemi midis atyre që i kanë ‘flakur veprat e errësirës’. (Rom. 13:12, 13) Ne mund ta tregojmë çmueshmërinë tonë duke imituar shembullin e lënë nga Jezui dhe të krishterët besnikë në të kaluarën. Nevoja që të tjerët të dëgjojnë të vërtetën është më urgjente dhe më kritike tani se në çdo kohë tjetër të historisë njerëzore. Asnjë aktivitet tjetër nuk është kaq urgjent dhe nuk sjell kaq shumë bekime sa vepra e predikimit.

6 Në ç’mënyrë ne mund të ndriçojmë si pishtarë? Mënyra kryesore për ta lejuar dritën tonë që të shkëlqejë, është pjesëmarrja në veprën e predikimit të Mbretërisë. Çdo kongregacion parapërgatitet rregullisht dhe në mënyrë të organizuar për predikimin në territorin e tij të caktuar. Sasi të mëdha literature janë vënë në dispozicion në lloje të ndryshme dhe në shumë gjuhë. Përmes mbledhjeve të kongregacionit sigurohet arsimim i dendur, ndërsa personat me përvojë ofrojnë ndihmë personale për përgatitjen e të tjerëve. Mundësitë e pjesëmarrjes janë të hapura për burra, gra, të moshuar, madje dhe fëmijë. Çdo individ në kongregacion ftohet të marrë pjesë brenda masës së mundësive të tij dhe aq sa e lejojnë rrethanat. Të gjitha funksionet e kongregacionit përqendrohen në veprën e predikimit, me synimin për të ndihmuar çdo anëtar që të marrë pjesë në një mënyrë ose tjetër. Shoqërimi i ngushtë dhe i rregullt me kongregacionin, është mënyra më e mirë për t’u siguruar se drita jonë po vazhdon të ndriçojë.

7 Ne mund të ndriçojmë në mënyra që mund të mos përfshijmë dëshminë gojore. Ne mund të tërheqim vëmendjen e të tjerëve thjesht, me sjelljen tonë. Kjo ishte ajo që kishte në mendje Pjetri kur nxiti: «Silluni mirë ndër johebrenjtë, që . . . të lëvdojnë Perëndinë ditën e ardhjes së tij, për shkak të veprave tuaja të mira.» (1. Pjetr. 2:12) Shumë e gjykojnë një vepër apo një organizatë nga sjellja e atyre që shoqërohen me të. Kur vëzhguesit vërejnë njerëz që janë të pastër moralisht, të ndershëm, paqedashës dhe që i përmbahen ligjit, i shohin këta njerëz si të ndryshëm dhe nxjerrin përfundimin se ata jetojnë sipas standardeve që janë në një nivel shumë më të lartë se ato që ndiqen nga shumica. Kështu, një burrë e lë të ndriçojë dritën e tij kur e nderon dhe e trajton gruan e tij në një mënyrë të dashur; gruaja bën të njëjtën gjë duke respektuar kryesinë e burrit të saj. Fëmijët dallohen si të ndryshëm kur u binden prindërve të tyre dhe shmangin imoralitetin seksual si dhe përdorimin e drogave. Një nëpunës që është i ndërgjegjshëm në lidhje me punën e tij, i ndershëm dhe i kujdesshëm ndaj të tjerëve ka vlera të larta. Duke demonstruar këto cilësi të krishtere, e lëmë dritën tonë të ndriçojë duke u rekomanduar mënyrën tonë të jetesës të tjerëve.

8 Predikimi është t’u flasësh të tjerëve rreth asaj që kemi mësuar nga Fjala e Perëndisë. Kjo bëhet duke mbajtur fjalime në mbledhje apo duke folur nëpër dyer, por në asnjë mënyrë nuk kufizohet vetëm me këto raste. Aktiviteti ynë i përditshëm na vë në kontakt me shumë njerëz. Sa herë në ditë flisni me komshinjtë ngjitur? Sa shpesh dikush ju troket në derë? Me sa njerëz të ndryshëm takoheni kur bëni pazar, udhëtoni me autobuz apo punoni në punën tuaj të zakonshme? Në qoftë se je një i ri në shkollë, a mund të llogarisësh numrin e personave me të cilët flet çdo ditë? Mundësitë për të folur me të tjerët janë me të vërtetë të pakufizuara. Ajo çfarë të duhet, është të mbash mend disa shkrime biblike, të mbash me vete Biblën dhe disa fletushka të gatshme dhe merr iniciativën të flasësh qartë kur të jepet mundësia.

9 Madje, megjithëse për të dhënë dëshmi joformale është me të vërtetë e lehtë, disa s’kanë dëshirë ta provojnë. Ata mund të jenë të druajtur, duke këmbëngulur se ata janë shumë të turpshëm ose shumë nervozë për të afruar të huajt. Ata mund të ndihen të shqetësuar për faktin se tërheqin vëmendjen drejt tyre ose sepse marrin një përgjigje të ashpër. Ata që kanë eksperiencë në dëshminë joformale, mund të të tregojnë që ka rrallë ndonjë rast për t’u shqetësuar. Të tjerët, janë në përgjithësi si ne; kanë të njëjtat nevoja, ndjejnë të njëjtin shqetësim dhe duan të njëjtat gjëra për veten dhe familjet e tyre. Shumica do të përgjigjen në një mënyrë dashamirëse ndaj një buzëqeshje të gëzueshme ose përshëndetjeje miqësore. Për të filluar, mund të ‘marrësh guxim’. (1. Sel. 2:2) Megjithatë, kur të kesh filluar, mund të habitesh dhe kënaqesh me rezultatet.

10 Jemi të bekuar kur e lëmë dritën tonë të ndriçojë. Ja disa shembuj të eksperiencave të freskëta si rezultat i dëshmisë joformale: Një grua 55-vjeçare po përpiqej të kalonte rrugën. Sapo një makinë ishte gati për ta përplasur atë, një motër mbërtheu krahun e saj dhe e shtyu për ta siguruar, duke i thënë: «Të lutem, ki kujdes. Jemi duke jetuar në një kohë të rrezikshme!» Pastaj, ajo i shpjegoi përse kohët janë kaq të rrezikshme. Gruaja pyeti: «Je një Dëshmitare e Jehovait?» Duke qenë se kishte marrë një prej librave tona, nga motra e saj më e madhe, gruaja donte të takonte një prej Dëshmitarëve të Jehovait dhe kjo ndeshje e bëri të mundur.

11 Një motër filloi bisedën me një grua në dhomën e pritjes tek zyra e mjekut. Gruaja dëgjoi me vëmendje dhe pastaj pyeti: «Për ca kohë jam ndeshur me Dëshmitarët e Jehovait; por në qoftë se ndonjëherë do të bëhem në të vërtetë Dëshmitare e Jehovait, do të bëhem vetëm për atë çfarë ju më thatë tani. Duke ju dëgjuar ishte sikur të fillosh të shohësh dritën në një vend të errët.»

12 Një shprehje dashamirëse mund të jetë një mjet për të ndihmuar të tjerët të mësojnë të vërtetën. Ndërsa po ktheheshin në shtëpi nga shërbimi në fushë, dy motra vunë re një grua të moshuar, e cila dukej të ishte e sëmurë ndërsa po zbriste nga autobusi. Ato ndaluan dhe e pyetën gruan nëse kishte nevojë për ndihmë. Ajo ishte shumë e çuditur që dy gra krejt të panjohura, do të tregonin interes për të, saqë insistoi të dinte se çfarë ishte ajo që kishte shkaktuar këtë lloj sjellje. Kjo siguroi mundësinë për një dëshmi. Gruaja u dha menjëherë adresën dhe me ngrohtësi i ftoi ato që ta vizitonin. Filluan një studim. Shpejt, gruaja filloi ndjekë mbledhjet dhe tani po ndan të vërtetën me të tjerët.

13 Një motër e moshuar shfrytëzon mëngjesin herët, duke dëshmuar në plazhin lokal. Ajo takon shërbëtore, kujdestare fëmijësh, nëpunës banke dhe të tjerë, të cilët e bëjnë shëtitjen e tyre të mëngjesit në breg të detit. Ajo drejton studime biblike e ulur në stolat afër bregut. Disa njerëz kanë mësuar të vërtetën prej saj dhe tani janë Dëshmitarë të Jehovait.

14 Në punën e saj, një motër dëgjoi një kolegen e saj të fliste për një parti politike që ajo besonte se do të zgjidhte problemet e botës. Motra foli, duke i treguar premtimet rreth asaj që Mbretëria e Perëndisë do të bëjë. Ky diskutim në punë çoi në një studim të rregullt biblik në shtëpi dhe së fundi gruaja dhe burri i saj u bënë Dëshmitarë.

15 Mos harro kurrë që je një Dëshmitar! Kur Jezui i quajti dishepujt e tij si «drita e botës», ai arsyetoi që ata do të ndihmonin të tjerët për të përfituar nga ndriçimi frymor i Fjalës së Perëndisë. Në qoftë se praktikojmë këshillën e Jezuit, si do ta shikonim shërbimin tonë?

16 Kur kërkojnë punë, disa zgjedhin një punë gjysmëditore. Ata vënë një kufi në atë se sa kohë dhe përpjekje do të harxhojnë për të, sepse ata preferojnë të përdorin pjesën më të madhe të kohës së tyre duke ndjekur aktivitete që zbulojnë se janë më shpërblyese. A po krijojmë një pikëpamje të tillë për shërbimin tonë? Megjithëse mund të ndihemi të detyruar dhe madje të gatshëm për të lënë mënjanë një sasi kohe për shërbim, a duhet që të jenë diku tjetër interesat tona kryesore?

17 Duke kuptuar se nuk ekziston një gjë e tillë, domethënë, një i krishterë gjysmë-ditor, ne bëmë dedikimin tonë, ‘duke mohuar vetveten’ dhe duke pranuar të ndjekim «vazhdimisht» Jezuin. (Mat. 16:24, BR) Dëshira jonë është të vazhdojmë të jemi «me dëshirë të mirë», duke shfrytëzuar çdo mundësi për të lënë dritën tonë të ndriçojë, me qëllim që të arrijë njerëzit kudo janë. (Kol. 3:23, 24) Ne duhet t’i rezistojmë qëndrimit të botës, të ruajmë zellin si në fillim dhe të sigurohemi që drita jonë të vazhdojë të shkëlqejë përpara ndritshëm. Disa mund të kenë lënë zellin të ftohet dhe dritën të bëhet flakërimë e dobët, që është e vështirë për ta parë dhe në një distancë të shkurtër. Disa të tillë mund të kenë nevojë të gjejnë përsëri zellin e humbur për shërbim.

18 Disa mund të kenë prirje të përmbahen, sepse mesazhi ynë për shumë njerëz është jopopullor. Pavli tha se mesazhi për Krishtin ishte «marrëzi për ata që humbin». (1. Kor. 1:18) Megjithatë, për të nuk kishte rëndësi çfarë thanë të tjerët, sepse ai deklaroi fuqishëm: «Unë nuk kam turp për ungjillin.» (Rom. 1:16) Dikush që ka turp ndihet inferior ose i padenjë. Si mund të ndihemi ndoshta të turpëruar kur flasim për Sovranin Suprem të universit dhe sigurimet e mrekullueshme që ai ka bërë për lumturinë tonë të përhershme? Është e papërfytyrueshme që ne do të ndihemi inferiorë ose të padenjë, kur i themi këto të vërteta të tjerëve. Përkundrazi, ne duhet të ndjehemi të detyruar të bëjmë çmos, duke treguar bindjen tonë që ne ‘nuk kemi pse të turpërohemi’.​—2. Tim. 2:15.

19 Drita e së vërtetës, që tani po ndriçon në shumë vende anë e mbanë botës, me ngrohtësi ju ofron shpresën e jetës së përhershme në një botë të re parajsore. Le të tregojmë që e kemi marrë për zemër këshillën për të lënë dritën tonë të shkëlqejë vazhdimisht! Nëse e bëjmë, do të kemi mundësinë të gëzojmë, ashtu si dishepujt të cilët çdo ditë ‘nuk pushonin duke mësuar dhe duke shpallur lajmin e mirë rreth Jezuit, Krishtit’.​—Vep. 5:42 (BR).

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo