Nevojiten më shumë vëllezër në shërbimin si pionier
1 Pavli na nxiti që ‘të kemi gjithmonë shumë për të bërë në veprën e Zotërisë’. (1. Kor. 15:58, BR) Për shumë nga ne, kjo gjë do të thotë që të ndërmarrim shërbimin si pionier. Shtatorin e kaluar, u shtuan në radhët e pionierëve më shumë se 5.000 veta.
2 Tani për tani, numrin më të madh të atyre që shërbejnë si pionierë e përbëjnë motrat. (Psal. 68:11) Ç’gëzim do të ishte për kongregacionin nëse do të shtoheshin më shumë vëllezër në radhët e shërbëtorëve të plotë kohorë! (Psal. 110:3) Është e kuptueshme se shumë vëllezër duhet të kujdesen për detyrimet e rënda familjare dhe të përditshme. Të tjerët punojnë, gjithashtu, shumë për t’u kujdesur për nevojat frymore të kongregacionit. I çmojmë këta burra, të cilët po bëjnë të gjitha përpjekjet për hir të Mbretërisë.—1. Tim. 4:10.
3 Megjithatë, a mund të ndërmarrin shërbimin si pionierë më shumë nga ju vëllezërit? Nëse gruaja shërben si pioniere, a mund të bashkohesh edhe ti më të? Nëse ke dalë në pension, a nuk do të ishe i mendimit se nuk ka mënyrë tjetër më të kënaqshme për të kaluar kohën, sesa në shërbimin e plotë kohor? Nëse je duke mbaruar shkollën, a ke menduar seriozisht me lutje për të ndërmarrë shërbimin si pionier, si një mënyrë për të marrë privilegje të tjera shërbimi?—Efes. 5:15-17.
4 Një vëlla la tregtinë e tij që i sillte shumë fitime dhe filloi një punë gjysmëditore, që të mund të shërbente si pionier. Me drejtimin e tij të shkëlqyer, tre nga katër fëmijët e tij u bënë pionierë sapo mbaruan shkollën. I katërti mezi priste të bashkohej me ta. Ky vëlla dhe familja e tij kanë marrë bekime të pasura.
5 Është hapur një derë e gjerë: Shërbimi si pionier mund të hapë «një derë të gjerë që çon drejt aktivitetit». (1. Kor. 16:9, BR) Vëllezërit që janë pionierë mund të përdoren gjerësisht në kongregacion. Aktiviteti i zellshëm në fushë i shton përmasa të reja gjendjes së tyre frymore dhe i kontribuon progresit të tyre teokratik. Shërbimi si pionier mund të hapë rrugën për privilegje të mëtejshme shërbimi. Pas vitit të parë në shërbimin si pionier, vjen edhe bekimi i pjesëmarrjes në Shkollën e Shërbimit për Pionier. Pleqve dhe shërbëtorëve ndihmës beqarë mund t’u jepet mundësia për të marrë pjesë në Shkollën e Stërvitjes për Shërbim. Çiftet e martuara që janë të kalifikuara, mund të shkojnë në Shkollën e Galaadit. Vëllezërit më në fund mund të kualifikohen për veprën udhëtuese. Po, shërbimi si pionier u hap derën këtyre privilegjeve më të mëdha të shërbimit në organizatën e Jehovait.
6 Vëllezërit që mund të lënë vend për shërbimin si pionier i rregullt, mund të përjetojnë lumturinë e madhe që vjen, duke dhënë gjithnjë e më shumë.—Vep. 20:35.