BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/6 f. 32
  • Ai i shërbeu me përulësi Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ai i shërbeu me përulësi Jehovait
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/6 f. 32

Ai i shërbeu me përulësi Jehovait

«NUK është aq e rëndësishme se ku shërben, por se cilit i shërben.» John Booth pëlqente t’i thoshte këto fjalë dhe në fakt jetoi sipas tyre. Kursi i jetës së tij mbi tokë, që përfundoi të hënën, më 8 janar 1996, tregoi qartë se cilit zgjodhi që t’i shërbente.

Si i ri, në 1921-shin, John Booth kërkonte qëllimin e jetës. Ai mësonte në shkollën e së dielës në Kishën e Reformuar Hollandeze, por i rezistoi idesë që të stërvitej për t’u bërë prift, sepse e shihte që klerikët bënin një jetë egoiste. Kur pa një shpallje që lajmëronte fjalimin me titull «Miliona që tani jetojnë nuk do të vdesin kurrë», nuk humbi kohë, por menjëherë dërgoi kërkesën për literaturën që lajmërohej në të. I përpirë nga ajo që kishte lexuar, menjëherë filloi të bënte 24 km me biçikletë për të shkuar në mbledhjet e Studentëve Biblikë, siç njiheshin në atë kohë Dëshmitarët e Jehovait. U pagëzua në 1923-shin dhe filloi predikimin shtëpi më shtëpi në rajonin Uollkill të Nju Jorkut, ku familja e tij kishte një fermë për përpunimin e bulmetit.

Vëlla Booth, filloi shërbimin e plotë kohor në prill të 1928-s. Ai predikoi në territorin ku ndodhej shtëpia e tij dhe në fshatrat jugorë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë literaturë biblike si shkëmbim për ushqimin dhe strehimin. Ai duhej të përballonte me guxim rreziqe të tilla, si vringëllimën e armëve të pronarëve të punishteve të paligjshme të alkoolit, njëri prej të cilëve qëlloi dhe plagosi partnerin e John Booth në shërbimin si pionier. Në 1935-n, vëlla Booth u emërua si mbikëqyrës udhëtues dhe filloi të vizitonte kongregacionet dhe grupet më të vogla përreth vendit. Ai organizonte mbledhje dhe i ndihmonte vëllezërit dhe motrat që të qëndronin pavarësisht nga kundërshtimi. Përballimi i turmave të inatosura, deponimi në gjykatë dhe vuajtja në burg, u bënë të gjitha ngjarje të zakonshme për vëllain Booth. «Do të duhej një libër për të dhënë hollësira mbi ato kohëra nxitëse»,—shkroi ai njëherë.

Në vitin 1941, Josef F. Rutherford, në atë kohë kryetar i Shoqatës Watch Tower, e caktoi vëllain Booth që të punonte në fermën e Mbretërisë, afër Ithakës, Nju Jork. Ai shërbeu atje besnikërisht për 28 vjet. Dashuria e tij për shërbimin nuk u venit, ndërsa gjatë viteve gjeti kënaqësi në shoqërimin me mijëra studentë të Shkollës Biblike Watchtower të Galaadit, që stërviten për misionarë, e cila ishte vendosur në fermën e Mbretërisë deri në vitin 1961. Në 1970-n, vëllait Booth iu kërkua të shërbente në fermën Watchtower në Uollkill, Nju Jork dhe kështu u vendos në të njëjtën zonë ku kishte filluar shërbimin si pionier gati 45 vjet më parë.

Në 1974-n, vëlla Booth u emërua anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait në Bruklin, Nju Jork. Ai shërbeu besnikërisht në këtë përgjegjësi, deri në vdekjen e tij në moshën 93-vjeçare. John Booth ishte i dashur për shkak të përulësisë së tij të thellë dhe për personalitetin e këndshëm të krishterë. Ai predikoi me besnikëri derë më derë dhe nëpër rrugët e qytetit, derisa e la shëndeti dhe fuqia.

Ata që shërbyen me të e që u pikëlluan për vdekjen e tij, gjejnë ngushëllim në premtimin e Biblës për këta të krishterë të mirosur, se janë ringjallur për jetën qiellore dhe se «gjërat që bënë shkojnë bashkë me ta». (Zbulesa 14:13, BR; 1. Korintasve 15:51-54) Sigurisht, qielli është një mjedis i ri, por është një vend ku John Booth do të mund t’i shërbejë Jehovait përgjithmonë!

[Figura në faqen 32]

John Booth 1903-1996

[Figura në faqen 32]

HERALD-AMERICAN, ANDOVER 1234

76 Jehovites Jailed in Joilet

[Burimi]

Chicago Herald-American

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo