BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rq mësimi 8 f. 16-17
  • Jeta familjare që i pëlqen Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jeta familjare që i pëlqen Perëndisë
  • Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Material i ngjashëm
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Si të kemi sukses në jetën familjare
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Këshilla të mençura për një familje të lumtur
    Zgjohuni!—2021
  • Si të kesh një jetë të lumtur familjare?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
rq mësimi 8 f. 16-17

Mësimi 8

Jeta familjare që i pëlqen Perëndisë

Cila është pozita e burrit në familje? (1)

Si duhet ta trajtojë burri gruan e tij? (2)

Çfarë përgjegjësish ka një baba? (3)

Cili është roli i gruas në familje? (4)

Çfarë kërkon Perëndia nga prindërit dhe nga fëmijët? (5)

Cila është pikëpamja e Perëndisë mbi ndarjen dhe divorcin? (6, 7)

1. Bibla thotë se burri është kreu i familjes së tij. (1. Korintasve 11:3) Burri duhet të ketë vetëm një grua. Ata duhet të jenë të martuar siç kërkohet sipas ligjit.​—1. Timoteut 3:2; Titit 3:1.

2. Burri duhet ta dojë gruan ashtu siç do veten. Duhet ta trajtojë atë ashtu siç trajtoi Jezui ithtarët e tij. (Efesianëve 5:25, 28, 29) Në asnjë mënyrë, ai kurrë nuk duhet ta keqtrajtojë apo të ngrejë dorë kundër gruas së tij. Përkundrazi, duhet të tregojë nderim dhe respekt për të.​—Kolosianëve 3:19; 1. Pjetrit 3:7.

3. Një baba duhet të punojë shumë për t’u kujdesur për familjen e tij. Ai duhet të sigurojë ushqim, veshmbathje dhe strehim për gruan dhe fëmijët e tij. Përveç kësaj, duhet të sigurojë nevojat frymore të familjes. (1. Timoteut 5:8) Ai merr drejtimin për të ndihmuar familjen që të mësojë mbi Perëndinë dhe qëllimet e tij.​—Ligji i përtërirë 6:4-9; Efesianëve 6:4.

4. Gruaja duhet të jetë një ndihmëse e mirë për të shoqin. (Zanafilla 2:18) Ajo duhet ta ndihmojë atë në mësimin dhe në stërvitjen e fëmijëve. (Proverbat 1:8) Perëndia kërkon nga gruaja që të kujdeset me dashuri për familjen e saj. (Proverbat 31:10, 15, 26, 27; Titit 2:4, 5) Ajo duhet të ketë respekt të thellë për të shoqin.​—Efesianëve 5:22, 23, 33.

5. Perëndia kërkon që fëmijët t’u binden prindërve. (Efesianëve 6:1-3) Ai pret nga prindërit që t’i udhëzojnë dhe t’i ndreqin fëmijët e tyre. Prindërit duhet të kalojnë kohë me fëmijët dhe të studiojnë Biblën me ta, duke u kujdesur për nevojat e tyre frymore dhe emocionale. (Ligji i përtërirë 11:18, 19; Proverbat 22:6, 15) Prindërit nuk duhet t’i disiplinojnë kurrë fëmijët e tyre në një mënyrë të ashpër apo mizore.​—Kolosianëve 3:21.

6. Kur bashkëshortët e kanë problem për t’u marrë vesh së bashku, ata duhet të përpiqen të zbatojnë këshillën biblike. Bibla na nxit që të tregojmë dashuri dhe të falim. (Kolosianëve 3:12-14) Fjala e Perëndisë nuk inkurajon ndarjen si mënyrë për të zgjidhur problemet e vogla. Megjithatë, gruaja mund të vendosë ta lërë të shoqin, nëse (1) ai refuzon me kryeneçësi të mbështesë familjen, (2) është kaq i dhunshëm, sa shëndeti dhe jeta e saj është në rrezik ose (3) kundërshtimi i tij ekstrem e bën të pamundur që të adhurojë Jehovain.​—1. Korintasve 7:12, 13.

7. Bashkëshortët duhet të jenë të besueshëm ndaj njëri-tjetrit. Tradhtia bashkëshortore është një mëkat kundër Perëndisë dhe kundër bashkëshortit. (Hebrenjve 13:4) Marrëdhëniet seksuale jashtë martese janë e vetmja arsye biblike për divorc dhe për rimartesë. (Mateu 19:6-9; Romakëve 7:2, 3) Jehovai urren që njerëzit të divorcohen pa pasur një arsye biblike dhe të martohen me dikë tjetër.​—Malakia 2:14-16.

[Figurat në faqet 16, 17]

Perëndia pret nga prindërit që t’i udhëzojnë dhe t’i ndreqin fëmijët e tyre

[Figura në faqen 17]

Një baba i dashur e siguron familjen e tij materialisht dhe frymësisht

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo