BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rq mësimi 13 f. 26-27
  • Si mund ta gjesh fenë e vërtetë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si mund ta gjesh fenë e vërtetë?
  • Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Material i ngjashëm
  • Si ta dallosh besimin e vërtetë?
    Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Si ta dallosh cili është adhurimi i vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Adhurimi që miraton Perëndia
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Identifikimi i fesë së vërtetë
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
Shih më tepër
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
rq mësimi 13 f. 26-27

Mësimi 13

Si mund ta gjesh fenë e vërtetë?

A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha fetë apo vetëm një? (1)

Përse ka kaq shumë fe që pohojnë se janë të krishtere? (2)

Si mund t’i identifikosh të krishterët e vërtetë? (3-7)

1. Jezui filloi një fe të vërtetë të krishtere. Si rrjedhim, sot duhet të ketë vetëm një shoqëri ose grup adhuruesish të vërtetë të Perëndisë Jehova. (Gjoni 4:23, 24; Efesianëve 4:4, 5) Bibla mëson se vetëm pak njerëz janë në rrugën e ngushtë që të çon në jetë.​—Mateu 7:13, 14.

2. Bibla paratha se pas vdekjes së apostujve, mësimet e gabuara dhe praktikat jo të krishtere do të hynin me dinakëri në kongregacionin e krishterë. Disa njerëz do të tërhiqnin besimtarë, me qëllim që ata të ndiqnin këta njerëz në vend të Krishtit. (Mateu 7:15, 21-23; Veprat 20:29, 30) Ja, përse sot shohim kaq shumë fe të ndryshme që pohojnë se janë të krishtere. Si mund t’i identifikojmë të krishterët e vërtetë?

3. Shenja më e dallueshme e të krishterëve të vërtetë është se ata kanë dashuri të vërtetë mes tyre. (Gjoni 13:34, 35) Atyre nuk u mësohet se janë më të mirë se njerëzit e racave të tjera apo të racave me ngjyrë. Atyre nuk u mësohet as të urrejnë popujt e vendeve të tjera. (Veprat 10:34, 35) Kështu, ata nuk marrin pjesë në luftëra. Të krishterët e vërtetë e trajtojnë njëri-tjetrin si vëllezër dhe motra.​—1. Gjonit 4:20, 21.

4. Një shenjë tjetër e fesë së vërtetë është se anëtarët e saj kanë respekt të thellë për Biblën. Ata e pranojnë atë si Fjalë të Perëndisë dhe besojnë në atë që ajo thotë. (Gjoni 17:17; 2. Timoteut 3:16, 17) Ata e konsiderojnë Fjalën e Perëndisë më të rëndësishme se mendimet dhe zakonet njerëzore. (Mateu 15:1-3, 7-9) Në jetën e tyre të përditshme, ata përpiqen të jetojnë sipas Biblës. Kështu që ata nuk predikojnë një gjë dhe më pas praktikojnë një tjetër.​—Titit 1:15, 16.

5. Përveç këtyre, feja e vërtetë duhet të nderojë emrin e Perëndisë. (Mateu 6:9) Jezui ua bëri të njohur të tjerëve emrin e Perëndisë, Jehova. Të krishterët e vërtetë duhet të bëjnë po ashtu. (Gjoni 17:6, 26; Romakëve 10:13, 14) Kush janë ata njerëz në zonën tënde që u flasin të tjerëve për emrin e Perëndisë?

6. Të krishterët e vërtetë duhet të predikojnë mbi Mbretërinë e Perëndisë. Edhe Jezui bëri kështu. Ai foli gjithmonë për Mbretërinë. (Luka 8:1) Ai i urdhëroi dishepujt e tij të predikonin po këtë mesazh në të gjithë tokën. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Të krishterët e vërtetë besojnë se vetëm Mbretëria e Perëndisë do të sjellë paqe të vërtetë dhe siguri në tokë.​—Psalmi 146:3-5.

7. Dishepujt e Jezuit nuk duhet të jenë pjesë e kësaj bote të ligë. (Gjoni 17:16) Ata nuk përzihen në çështjet politike të botës dhe në polemikat sociale. Ata shmangin sjelljen, praktikat dhe qëndrimet e dëmshme, që janë të zakonshme në botë. (Jakovit 1:27; 4:4) A mund të identifikosh një grup fetar në zonën tënde, që ka këto shenja të krishterimit të vërtetë?

[Figurat në faqet 26, 27]

Të krishterët e vërtetë e duan njëri-tjetrin, respektojnë Biblën dhe predikojnë mbi Mbretërinë e Perëndisë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo