BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 1/2 f. 4-8
  • Bibla​—Një libër i dhënë për t’u kuptuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bibla​—Një libër i dhënë për t’u kuptuar
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përse u shkrua Bibla?
  • A është kaq komplekse për t’u kuptuar?
  • Bibla dhe ithtarët e Jezuit
  • Çfarë ndihme nevojitet?
  • Përse është kaq e rëndësishme Bibla?
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • T’i shqyrtojmë «gjërat e thella të Perëndisë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Lexoje Fjalën e Perëndisë dhe shërbeji atij në të vërtetë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Çfarë do të të ndihmojë të kuptosh Biblën?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 1/2 f. 4-8

Bibla​—Një libër i dhënë për t’u kuptuar

DISA njerëz besojnë se Bibla është Fjala e qartë e Perëndisë që duhet ndjekur fjalë për fjalë. Për të tjerët, «mesazhi i Biblës është shumë më i dyshimtë». Kështu shprehet komisioni i 12 anëtarëve për besimin dhe teologjinë, i themeluar nga sekti më i madh protestant i Kanadasë. Kleriku Kliford Eliot i Kishës së Bashkuar, mendon se për disa «Bibla është abstrakte, nuk ka të bëjë me ne personalisht dhe e parëndësishme.»

Opinione të tilla nxitin pyetje që lidhen pikërisht me këtë çështje e që meritojnë përgjigje. Të rëndësishme midis tyre janë: Përse u shkrua Bibla? A është kaq e vështirë dhe komplekse për t’u kuptuar? A mund ta kuptojnë atë njerëzit e thjeshtë? Çfarë ndihme është e nevojshme për dikë që të kapë kuptimin e Shkrimeve? Dhe përse është kaq e rëndësishme njohuria e saktë e Biblës në këto kohë të turbullta?

Përse u shkrua Bibla?

Studimi i Fjalës së Perëndisë, ka qenë një kërkesë e domosdoshme për ata që donin të fitonin favorin dhe aprovimin e Perëndisë Më Të Lartë, Jehova. Mbretër, priftërinj, prindër, burra, gra dhe fëmijë, të pasur e të varfër, qenë urdhëruar të merrnin kohë nga punët e përditshme të jetës për të konsideruar seriozisht dhe në lutje Fjalën e shkruar të Perëndisë.​—Ligji i përtërirë 6:6, 7; 17:18-20; 31:9-12; Nehemia 8:8; Psalmet 1:1, 2; 119:7-11, 72, 98-100, 104, 142; Proverbat 3:13-18.

Për shembull, Josiut i qe thënë: «Ji i sigurt se libri i Ligjit lexohet gjithmonë në adhurimin tënd. Studioje atë ditë e natë dhe sigurohu se i bindesh çdo gjëje të shkruar në të. Atëherë do të jesh i frytshëm dhe i suksesshëm.» (Josiu 1:8, Today English Version) Studimi i kujdesshëm dhe aplikimi i Ligjit të Perëndisë do të sillte sukses dhe lumturi. Vullneti i Jehovait ishte që «të gjithë llojet e njerëzve» jo vetëm ta kuptonin Fjalën e tij, Biblën, por edhe t’i bindeshin asaj, me perspektivën e marrjes së dhuratës së jetës.​—1. Timoteut 2:3, 4; Gjoni 17:3.

A është kaq komplekse për t’u kuptuar?

Përpara se të ngrihej në qiell, Jezui e bëri të qartë se dëshironte që një program i madh arsimimi të vazhdonte në të gjithë tokën. (Veprat 1:8) Ai e dinte se Bibla ishte dhënë për t’u kuptuar. Pasi shpjegoi se Jehovai i kishte dhënë çdo autoritet në qiell dhe mbi tokë, dha urdhrin e qartë: «Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj [apo mësues] nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë dhe duke i mësuar të zbatojnë, të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar.»​—Mateu 28:19, 20.

Përpara se të pagëzoheshin, dishepujt e rinj duhej të mësonin rreth Jehovait, Birit të tij dhe veprimit të frymës së shenjtë. Për më tepër duhej të ishin të mësuar në ligjin e sistemit të gjërave të krishtere. (1. Korintasve 9:21; Galatasve 6:2) Për të arritur këtë rezultat, të merituarit duhej të besonin së pari se Bibla ishte nga Jehovai dhe së dyti se ishte bërë për t’u kuptuar.​—Mateu 10:11-13.

Çfarë kërkohet nga ana juaj për të kuptuar Biblën? Biri i Perëndisë bëri përpjekje të veçantë për të shpjeguar Shkrimet. Ai e dinte se Shkrimet e Shenjta janë të vërteta dhe se përmbajnë në mënyrë të përpiktë vullnetin e Jehovait. (Gjoni 17:17) Në lidhje me detyrën që i ishte caktuar, Jezu Krishti tha: «Për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim.» (Gjoni 18:37, Luka 4:43) Jezui nuk u pengua nga mësimet e atyre që kishin një mendje dhe zemër të hapur. Tek Luka 24:45, lexojmë: «Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet.»

Gjatë shërbimit të tij, Jezui lexoi lirisht nga Fjala e shkruar e Perëndisë, duke shpjeguar dhe duke iu referuar shkrimeve në «ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet». (Luka 24:27, 44) Ata që dëgjuan shpjegimet e tij mbi Shkrimet ishin mjaft të nxitur nga qartësia e tij e të kuptuarit si edhe aftësia e tij për të mësuar. (Mateu 7:28, 29); Marku 1:22; Luka 4:32; 24:32) Për të, Shkrimet ishin një libër i lehtë për t’u kuptuar.

Bibla dhe ithtarët e Jezuit

Apostulli Pavël, një imitues i Jezu Krishtit, e pa të nevojshme t’u mësonte të tjerëve atë që përmbanin Shkrimet. Ai gjithashtu e dinte se ato ishin dhënë për t’u kuptuar. Për këtë arsye ai mësoi në mënyrë publike dhe padyshim i shpjegoi Shkrimet në shtëpitë e atyre që donin t’i kuptonin ato. Pavli e bëri të njohur pozicionin e tij kur tha: «Unë nuk fsheha asnjë nga ato gjëra që ishin të dobishme për ju, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi.» (Veprat 20:20) Gjatë diskutimeve të tij ai arsyetoi mbi Shkrimet, duke shpjeguar dhe vërtetuar argumentet e tij me anë të referimeve. (Veprat 17:2, 3) Ai interesohej për të ndihmuar të tjerët që të kuptonin domethënien e Shkrimeve.

A ke një dëshirë të zjarrtë për të kuptuar gjërat që mësoi Jezui dhe apostujt e tij? (1. Pjetrit 2:2) Banorët e Bereas së lashtë, e kishin një dëshirë të tillë dhe ishin të gatshëm të besonin në atë që u shpjegonte apostulli Pavël rreth Krishtit. Në këtë mënyrë, ata u nxitën që të studionin Shkrimet çdo ditë dhe të siguroheshin kështu se lajmi i mirë që kishin dëgjuar, në fakt ishte i vërtetë. Pasi mendjet e tyre ishin të hapura, «shumë prej tyre u bënë besimtarë».​—Veprat 17:11, 12.

Për të kuptuar Biblën, duhet të kesh një gjendje të drejtë të zemrës, një dëshirë të sinqertë për të mësuar dhe të jesh ‘i vetëdijshëm për nevojat frymore’. (Mateu 5:3) Kur Jezui u pyet: «Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?» ai u përgjigj: «Sepse juve u është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.» Ishte parathënë se ai do të ‘hapte gojën e tij me shëmbëlltyra dhe të shpallte gjërat e fshehta’. (Mateu 13:10, 11, 35, BR) Kështu Jezui foli me anë të shëmbëlltyrave për të ndarë dëgjuesit indiferentë dhe kuriozë nga kërkuesit e sinqertë. Dishepujt e treguan sinqeritetin e tyre në një rast kur shkuan bashkë me të në një shtëpi dhe i thanë: «Na e shpjego shëmbëlltyrën e egjrës në arë.»​—Mateu 13:36.

Është e dukshme se kemi nevojë për ndihmë për të kuptuar Biblën. Kleriku Hal Levelyn, sekretari i Kishës së Bashkuar në fushën e teologjisë, besimit dhe asaj ekumenike, tha: «Është shumë e rëndësishme, të sqarojmë se çfarë do të thotë Bibla për ne dhe se si lexohet dhe interpretohet ajo.» Por edhe nëse jo të gjithë e kuptojnë atë, fakti është se ne nuk mund ta kuptojmë Biblën vetëm. Kemi nevojë për ndihmë.

Çfarë ndihme nevojitet?

Në Bibël gjenden disa shprehje enigmatike, pyetje të ndërlikuara dhe deklarata të thella që kërkojnë shpjegim. Ato qëllimisht mund të jenë të pazbërthyera, duke përmbajtur krahasime kuptimplote që nuk ishin dhënë për t’u kuptuar në kohën në të cilën u shkruan. Por, përfshijnë qëllimin e Jehovait. Për shembull Zbulesa 13:18 thotë se «numri i bishës së egër» është «gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë». Ndërsa vargu thotë se «këtu është urtia», ai nuk shpjegon domethënien e atij numri. Megjithatë, përmes organizatës së tij, Jehovai u ka lejuar shërbëtorëve të tij besnikë që të kuptojnë domethënien e tij sot. (Shiko kutinë, «Kanali për të kuptuar Biblën».) Ti gjithashtu mund ta fitosh këtë kuptueshmëri me ndihmën e atyre që janë me përvojë e «që thonë drejt fjalën e së vërtetës».​—2. Timoteut 2:2, 15, 23-25; 4:2-5; Proverbat 2:1-5.

Jezui, disa herë përdorte ilustrime për të nxjerrë në pah ndjeshmërinë apo pandjeshmërinë ndaj mesazhit të Mbretërisë. Ai tregoi se disa nuk do të përparojnë, pasi do të dekurajohen për shkak të kundërshtimeve nga shokët dhe të afërmit. Të tjerë do të lejojnë që «mundimi apo persekutimi» të shkatërrojnë çmueshmërinë e tyre ndaj mesazhit të Mbretërisë. Të tjerë akoma do të lejojnë që punët e përditshme të jetës «shqetësimet e këtij sistemi të gjërave dhe fuqia mashtruese e pasurisë» të mbysin çfarëdo dashurie për lajmin e mirë. Në anën tjetër gjenden ata që përgjigjen me gëzim dhe që janë të gatshëm të dëgjojnë fjalën e çmuar dhe të gjejnë kuptimin e saj. Ata janë «duke psherëtirë dhe duke rënkuar për shkak të të gjitha gjërave të urryera që bëhen» në të ashtuquajturin krishterim, të supozuara në emër të Jezu Krishtit. Këta persona janë të interesuar të mësohen në rrugën e Jehovait dhe të kuptojnë kështu atë që lexojnë në Bibël.​—Mateu 13:3-9, 18-23; Ezekieli 9:4; Isaia 2:2-4, BR.

Për ata që dëshirojnë të fitojnë mprehtësi mbi qëllimet e tij në nivel personal, Jehovai mund të bëjë që të kenë ndihmën e nevojshme. Për të ilustruar këtë, Bibla raporton se fryma e Jehovait drejtoi ungjilltarin Filip për të ndihmuar një burrë etiopian që po shqyrtonte librin e Isaisë në Bibël, ndërsa kthehej nga Jeruzalemi. Ai po e lexonte këtë në karrocën e tij, gjatë rrugës për në shtëpi. Nën udhëheqjen e frymës së shenjtë të Jehovait, Filipi e arriti karrocën dhe e pyeti: ‘A e kupton atë që po lexon’? Burri ishte i përulur dhe mjaft i ndershëm për të pranuar se i nevojitej ndihmë. Filipi e mësoi më gëzim këtë burrë të uritur frymësisht e të gatshëm për të mësuar. Udhëzimi e ndihmoi atë të kuptonte Shkrimet. Ai mësoi se çfarë duhej të bënte tani, për të gëzuar një marrëdhënie të favorshme me Jehovain me synimin për të fituar jetën e përhershme. Ai u bë një shërbëtor i lumtur i pagëzuar i Jehovait dhe ndoqi një jetë që ishte e pëlqyeshme për Perëndinë.​—Veprat 8:26-39, BR.

Ndoshta ti ke një Bibël në shtëpinë tënde dhe mund ta kesh lexuar shumë herë. Ka shumë mundësi që të kesh përjetuar të njëjtin problem si edhe etiopasi i përulur dhe i sinqertë. Ai nuk mundej ta kuptonte atë që lexonte. Kishte nevojë për ndihmë dhe nuk hezitoi ta pranonte atë kur Perëndia Jehova ia ofroi me kënaqësi. Ashtu si Filipi, Dëshmitarët e Jehovait janë të lumtur t’ju ndihmojnë, për të kuptuar gjërat rreth Perëndisë që janë të shkruara në Fjalën e tij, Biblën. Ata e dinë se Jehovai e siguroi Biblën dhe e dha që ajo të kuptohej.​—1. Korintasve 2:10; Efesianëve 3:18; 2. Pjetrit 3:16.

Përse është kaq e rëndësishme Bibla?

Ne po jetojmë në periudhën më urgjente të historisë njerëzore. Bibla i referohet kësaj periudhe si «përfundimi i sistemit të gjërave». (Mateu 24:3, BR) Shumica e ngjarjeve që kanë ndodhur në përmbushje të profecisë biblike që nga viti 1914, tregojnë se shumë shpejt Mbretëria qiellore e Perëndisë do të «shkatërrojë dhe do t’i japë fund të gjitha qeverive të tjera».​—Danieli 2:44, BR.

Lexo vetë se çfarë është parathënë në Bibël në Mateun kapitulli 24, Marku kapitulli 13 dhe Luka kapitulli 21. Do të vëresh se ngjarjet e përshkruara janë të një mase globale. Ato përfshijnë luftërat botërore​—që dallohen nga të gjitha luftërat e tjera. Që nga lufta e parë botërore, kemi përjetuar ngjarjet e parathëna si, mungesa ushqimi, tërmete dhe një periudhë të jashtëzakonshme të paligjshmërive. Dhe tani kombet duket se janë shumë afër shpalljes së atij pohimi që do të jetë një shenjë e qartë se shkatërrimi i botës është i pashmangshëm. Në lidhje me këtë apostulli Pavël shkroi: «Dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën. Sepse, kur thonë: ‘Paqe dhe siguri’, atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta . . . dhe nuk do të shpëtojnë.» (1. Selanikasve 5:2, 3) Cilët janë ata që nuk do të shpëtojnë? Pavli përgjigjet: «Ata që nuk njohin Perëndi, dhe ata që nuk i binden lajmit të mirë të Zotit tonë Jezu.» (2. Selanikasve 1:7-9, BR) Një pjesë e shenjës së përbërë duhej të përmbushej nga ata që i binden urdhrit të dhënë tek Mateu 24:14 për të predikuar «lajmin e mirë të mbretërisë . . . në të gjithë tokën e banuar».

Miliona Dëshmitarë të Jehovait po e zbatojnë këtë urdhër në 231 vende dhe ishuj detarë. Ata shkojnë nëpër shtëpitë e njerëzve dhe personalisht i ftojnë që të dëgjojnë mbi qeverinë e Mbretërisë së Jehovait. Me dashamirësi, ata u shpjegojnë se çfarë duhet të bëjnë, që secili të mund të jetë midis atyre që do të mbijetojnë në këtë sistem gjërash e do të jetojnë në një parajsë tokësore, ku nuk do të ketë vajtim, psherëtima, dhimbje apo vdekje.​—Zbulesa 21:3, 4.

Koha e këtij sistemi të lig gjërash po mbaron dhe për të gjithë ata që duan të mbijetojnë në këtë fund bote, është urgjente të mësojnë se çfarë përfshin ‘bindja ndaj lajmit të mirë’ dhe kështu t’i shpëtojnë shkatërrimit. Herën tjetër që Dëshmitarët e Jehovait do të vijnë në shtëpinë tënde, përse të mos e pranosh ftesën për të pasur një studim të përjavshëm të Biblës? Ose më mirë, përse nuk u kërkon që të studiojnë Biblën me ty meqenëse dëshiron që ta kuptosh atë?

[Kutia në faqen 8]

KANALI PËR TË KUPTUAR BIBLËN

JEZUI na siguroi se pas vdekjes dhe ringjalljes së tij, ai do të ngrinte një «skllav besnik dhe të matur» që do të shërbente si kanal komunikimi. (Mateu 24:45-47, BR) Apostulli Pavël e identifikoi këtë kanal kur u shkroi të krishterëve të Efesit se «mençuria e shumëllojshme e Perëndisë, duhej bërë e njohur përmes kongregacionit sipas qëllimit të përjetshëm që ai formoi në lidhje me Krishtin Jezu, Zotin tonë.» (Efesianëve 3:10, 11, BR) «Gjërat e zbuluara» i ishin besuar kongregacionit të të krishterëve të mirosur që lindi në Rrëshajat e vitit 33 të e.s. (Ligji i përtërirë 29:29) Si një grup, të krishterët e mirosur shërbejnë si klasa e skllavit besnik e të matur. (Luka 12:42-44) Detyra e tyre e caktuar nga Perëndia është që të sigurojnë kuptueshmërinë frymore të «gjërave të zbuluara».

Ashtu si profecia biblike të drejtonte në Mesinë e ardhshëm, edhe ne ajo na drejton në trupin e bashkuar të Dëshmitarëve të të Krishterëve të mirosur, që tani shërben si skllavi besnik dhe i matur.a Ai na ndihmon që të kuptojmë Fjalën e Perëndisë. Të gjithë që duan të kuptojnë Biblën, duhet të çmojnë se «mençuria e shumëllojshme e Perëndisë» mund të bëhet e njohur vetëm përmes kanalit të komunikimit të Jehovait, skllavit besnik dhe të matur.​—Gjoni 6:68, BR.

[Shënimi]

a Shiko, Kullën e Rojës së 1 Marsit 1981 (angl.), faqet 24-30.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo