BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Besimi na nxit për vepra të mira
    Shërbimi i Mbretërisë—2002 | Maj
    • Besimi na nxit për vepra të mira

      1 Besimi i shtyu Noenë, Moisiun dhe Rahabën që të vepronin. Noeja ndërtoi arkën. Moisiu hoqi dorë nga përfitimet e përkohshme që ofronte jetesa në oborrin e Faraonit. Rahaba fshehu spiunët dhe më pas iu bind udhëzimeve të tyre, duke shpëtuar kështu ata të shtëpisë së saj. (Hebr. 11:7, 24-26, 31) Për çfarë veprash të mira na nxit besimi ynë sot?

      2 Të japim dëshmi: Besimi na nxit të flasim rreth Perëndisë tonë të mrekullueshëm dhe masave që ai ka marrë për një lumturi të përhershme. (2 Kor. 4:13) Ndonjëherë mund të ngurrojmë të japim dëshmi. Por kur ‘e vëmë vazhdimisht Zotin para syve’, marrim forcë dhe frika largohet. (Psal. 16:8) Veç kësaj, besimi na nxit ta ndajmë lajmin e mirë me të afërmit, fqinjët, shokët e punës, shokët e shkollës, si edhe me të tjerë në çdo rast të përshtatshëm.​—Rom. 1:14-16.

      3 Të mblidhemi së bashku: Prania e rregullt në mbledhje është një tjetër vepër e mirë që vjen nga besimi. Përse? Ajo tregon bindjen tonë se kur jemi në mbledhje Jezui është aty me ne nëpërmjet frymës së shenjtë të Perëndisë. (Mat. 18:20) Gjithashtu, tregon se dëshirojmë ‘të dëgjojmë çfarë u thotë fryma kongregacioneve’. (Zbul. 3:6) Ne ua vëmë veshin udhëzimeve që marrim, sepse me sytë e besimit shquajmë se ai që na mëson është Mësuesi ynë i Madh, Jehovai.​—Isa. 30:20.

      4 Në zgjedhjet që bëjmë: Bindja e fortë në realitetet e papara na nxit që t’u japim përparësi çështjeve frymore në jetën tonë. (Hebr. 11:1) Shpesh, kjo gjë përfshin të bëjmë sakrifica nga ana materiale. Për shembull, një plak nuk e pranoi një mundësi fitimprurëse në punën e tij, sepse kjo do të thoshte të humbiste disa mbledhje, të ishte larg familjes dhe të ndërpriste shërbimin si pionier. Ngjashëm, edhe ne le të kemi besim të plotë në sigurinë që jep Bibla se Jehovai do t’i mbështetë ata që ‘vazhdojnë . . . të kërkojnë më parë mbretërinë dhe drejtësinë e tij’.​—Mat. 6:33.

      5 Ndikimi i fuqishëm që besimi ushtron në jetën tonë nuk kalon pa u vënë re nga të tjerët. Vërtet, besimi ynë njihet në mbarë botën. (Rom. 1:8) Prandaj, të gjithë, le të tregojmë me veprat tona të mira se besimi që kemi është i gjallë!​—Jak. 2:26.

  • A po e përdorim për të filluar studime broshurën Çfarë kërkon?
    Shërbimi i Mbretërisë—2002 | Maj
    • A po e përdorim për të filluar studime broshurën Çfarë kërkon?

      1 A kemi menduar ndonjëherë që nëse bëjmë rregullisht diskutime biblike, edhe pse shkurt, me një person të interesuar dhe trajtojmë ndonjë material në një nga botimet e sugjeruara po drejtojmë një studim biblik? Po, kjo është e vërtetë, edhe nëse studimi bëhet në derën e shtëpisë ose me anë të telefonit. Përse të mos bëjmë një përpjekje të veçantë gjatë majit dhe qershorit për të filluar një studim të tillë me broshurën Çfarë kërkon?

      2 Të përgatitemi që të kemi sukses: Kur ofrojmë broshurën Çfarë kërkon? të kemi të qartë në mendje atë që duam të diskutojmë. Nëse bëjmë një rivizitë, të mendojmë rreth bisedës që zhvilluam gjatë vizitës së parë. Të pyesim veten: ‘Te cilët paragrafë në broshurë mund të përqendrohem për ta zhvilluar më tej atë diskutim dhe kështu të arrij të filloj një studim biblik?’ Nëse po predikojmë nga shtëpia në shtëpi, të mbajmë parasysh se cilat tema do të tërhiqnin një adoleshent, një person të moshuar, një burrë ose një grua. Të rishohim argumentet që trajtohen në broshurë dhe të zgjedhim një temë që ngjall interes. Pasi të vendosim se ç’prezantim do të bëjmë, ta praktikojmë atë disa herë. Ky është një nga çelësat e suksesit.

      3 Shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2002, jep tetë «Sugjerime për prezantimin e broshurës Çfarë kërkon?». Kutia «Prezantim i drejtpërdrejtë» tregon se si ta përdorim broshurën për të filluar studime. Sugjerimin e parë mund ta përshtatim si vijon:

      ◼ «A e dini që në vetëm pak minuta mund të merrni përgjigjen e një pyetjeje të rëndësishme biblike? Për shembull, përse ka kaq shumë fe që pohojnë se janë të krishtere? A keni menduar ndonjëherë për këtë?» Pas përgjigjes së personit ta hapim broshurën te mësimi 13 dhe të diskutojmë dy paragrafët e parë. Nëse na lejon koha, të lexojmë dhe të diskutojmë një ose dy shkrime. Më pas të lexojmë pyetjen e fundit në fillim të faqes dhe të themi: «Pjesa tjetër e mësimit tregon pesë shenjat identifikuese të fesë së vërtetë. Do të isha i lumtur të kthehesha dhe t’i shqyrtoja ato me ju.»

      4 Të jemi ngulmues: Le të përfitojmë nga çdo mundësi për të demonstruar me broshurën Çfarë kërkon? një studim biblik. Të lutemi për bekimin e Jehovait. (Mat. 21:22) Duke ngulmuar në përpjekjet tona, mund të provojmë gëzimin që vjen kur e ndihmon dikë t’i përgjigjet lajmit të mirë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo