BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/05 f. 6
  • Studimi i broshurës Qëndroni vigjilentë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Studimi i broshurës Qëndroni vigjilentë!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Nëntema
  • Java që fillon më 23 maj
  • Java që fillon më 30 maj
  • Java që fillon më 6 qershor
  • Java që fillon më 13 qershor
  • Java që fillon më 20 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 4/05 f. 6

Studimi i broshurës Qëndroni vigjilentë!

Kongregacionet anembanë tokës do të shqyrtojnë në Studimin e Librit të Kongregacionit broshurën Qëndroni vigjilentë!, nga java që fillon më 23 maj deri në javën që fillon më 20 qershor 2005. Ju lutemi, përdorni pyetjet vijuese për t’u përgatitur dhe për të drejtuar këtë mbledhje. Gjatë studimit, lexojeni materialin, si edhe shkrimet e dhëna, për aq sa e lejon koha.

Java që fillon më 23 maj

◼ Faqet 3 dhe 4: Cili nga problemet e renditura në këto faqe ka ndikuar më tepër në jetën tënde? Çfarë të tregon se këto probleme nuk i përkasin vetëm një vendi?

◼ Faqja 5: Çfarë të bind se Perëndia interesohet vërtet për ty? Ç’gjë e tregon se sa interesohemi ne për Perëndinë dhe për atë që po bën ai?

◼ Faqet 6-8: Çfarë thuhet te Mateu 24:1-8, 14 për domethënien e kushteve të tanishme botërore? Në çfarë periudhe po jetojmë tani, siç tregohet te 2 Timoteut 3:1-5? Ditët e fundit të çfarë gjëje janë këto? Çfarë të bind se Bibla është vërtet Fjala e Perëndisë? Çfarë është Mbretëria për të cilën predikojmë?

◼ Faqet 9 dhe 10: Pse duhet t’i shqyrtojmë me kujdes vendimet që marrim përditë dhe gjërat që janë më të rëndësishme për ne? (Rom. 2:6; Gal. 6:7) Cilat shkrime, që duhet të ndikojnë në atë që bën ti, të vijnë ndër mend kur shqyrton pyetjet në faqen 10?

Java që fillon më 30 maj

◼ Faqja 11: Pse duhet t’i shqyrtojmë personalisht pyetjet në këtë faqe? (1 Kor. 10:12; Efes. 6:10-18) Çfarë zbulojnë përgjigjet që japim për këto pyetje, në lidhje me seriozitetin me të cilin e marrim këshillën e Jezuit te Mateu 24:44?

◼ Faqet 12-14: Çfarë është «ora e gjykimit» për të cilën flet Zbulesa 14:6, 7? Çfarë do të thotë ‘të kemi frikë Perëndinë dhe t’i japim lavdi’? Çfarë është Babilonia e Madhe e ç’do të ndodhë me të? Çfarë duhet të bësh tani për sa i përket Babilonisë së Madhe? Çfarë tjetër përfshihet në orën e gjykimit që ishte parathënë? Si ndikon te ne fakti që nuk e dimë «as ditën, as orën» kur do të ekzekutohet gjykimi i parathënë nga Perëndia? (Mat. 25:13)

◼ Faqja 15: Çfarë është çështja e sovranitetit dhe si përfshihet secili prej nesh në këtë çështje?

◼ Faqet 16-19: Çfarë janë ‘qiejt e rinj’ dhe ‘toka e re’? (2 Pjet. 3:13) Kush i premton këto gjëra? Çfarë ndryshimesh do të sjellin qiejt e rinj dhe toka e re? A do të nxjerrim dobi personalisht prej këtyre ndryshimeve?

Java që fillon më 6 qershor

◼ Faqet 20 dhe 21: Çfarë paralajmërimi u dha Jezui ithtarëve të tij të shekullit të parë në lidhje me ikjen? (Luka 21:20, 21) Kur iu krijua mundësia që të iknin? Pse ishte urgjente të iknin pa humbur kohë? (Mat. 24:16-18, 21) Përse shumë njerëz i shpërfillin paralajmërimet? Si përfituan mijëra njerëz në Kinë e në Filipine, ngaqë ua vunë veshin paralajmërimeve të besueshme? Përse është edhe më shumë urgjente që t’ia vëmë veshin paralajmërimit të Biblës për fundin e sistemit të tanishëm? Çfarë përgjegjësie kemi tani, duke pasur parasysh këtë urgjencë të madhe? (Prov. 24:11, 12)

◼ Faqet 22 dhe 23: Pse shumë njerëz i shpërfillën pa u menduar paralajmërimet e ardhjes së një katastrofe në Australi, në vitin 1974 dhe në Kolumbi, në vitin 1985, dhe me çfarë pasojash? Si mendon se do të kishe reaguar ndaj këtyre paralajmërimeve, dhe përse? Ç’gjë mund të tregojë nëse do t’ia kishim vënë veshin paralajmërimit që u dha në ditët e Noesë? Përse njerëzve u pëlqente të jetonin në Sodomën e lashtë dhe në zonat përreth saj? Si nxjerrim dobi kur mendojmë seriozisht për atë që ndodhi në Sodomë?

Java që fillon më 13 qershor

◼ Faqet 24-27: Të përdoret kutia «Pyetje për shqyrtim» në faqen 27.

Java që fillon më 20 qershor

◼ Faqet 28-31: Të përdoret kutia «Pyetje për të shqyrtuar» në faqen 31.

Studimi i kësaj broshure do të na ndihmojë ‘të qëndrojmë vigjilentë’ dhe të tregohemi gati. Le të jetë gjithnjë e dukshme në shërbimin tonë urgjenca që shprehet në deklaratën e engjëllit: «Kini frikë Perëndinë dhe jepini lavdi, sepse ka mbërritur ora e gjykimit prej tij.»​—Mat. 24:42, 44; Zbul. 14:7.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo