BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Qëndrueshmëria shpërblehet
    Shërbimi i Mbretërisë—2004 | Gusht
    • Qëndrueshmëria shpërblehet

      1 «Me qëndrueshmëri nga ana juaj do të fitoni shpirtrat tuaj.» (Luka 21:19) Këto fjalë janë pjesë e profecisë së Jezuit në lidhje me ‘përfundimin e sistemit’. Ato shprehin qartë se për t’i qëndruar besnikë Jehovait duhet të përgatitemi për të përballuar shumë sprova. Por, me forcën e Jehovait, secili prej nesh mund të ‘qëndrojë deri në fund’ dhe «të shpëtojë».​—Mat. 24:3, 13; Filip. 4:13.

      2 Përndjekjet, problemet me shëndetin, vështirësitë ekonomike dhe streset emocionale mund të jenë sprova të përditshme. Megjithatë nuk duhet të harrojmë se Satanai bën çmos që ne ta humbasim besnikërinë tonë ndaj Jehovait. Çdo ditë që kalojmë duke i qëndruar besnikë Atit tonë është një ditë në të cilën kemi bërë pjesën tonë për t’i dhënë përgjigje sfidës së Tallësit. Sa inkurajuese është të dimë se «lotët» tanë gjatë sprovave që hasim nuk harrohen! Këta lot janë të çmuar për Jehovain dhe besnikëria jonë ia gëzon zemrën.​—Psal. 56:8; Prov. 27:11.

      3 Të rafinuar nga sprovat: Vuajtjet mund të zbulojnë se kemi një besim të dobët. Gjithashtu mund të nxjerrin në pah një të metë të personalitetit tonë, si për shembull krenarinë ose mungesën e durimit. Në vend që të mundohemi për t’u bërë bisht sprovave ose t’i japim fund atyre me mënyra jobiblike, duhet të ndjekim këshillën e fjalës së Perëndisë që thotë se ‘qëndrueshmëria e kryen plotësisht punën e saj’. Pse? Sepse të përballojmë sprovat me besnikëri na ndihmon të jemi «të plotë dhe të përkryer në çdo aspekt». (Jak. 1:2-4) Qëndrueshmëria mund të na ndihmojë që të kultivojmë cilësi të çmuara të tilla, si: arsyetueshmërinë, empatinë dhe mëshirën.​—Rom. 12:15.

      4 Cilësi e sprovuar e besimit: Kur kalojmë sprova, fitojmë një cilësi të sprovuar besimi që ka vlerë të madhe në sytë e Perëndisë. (1 Pjet. 1:6, 7) Një besim i tillë na jep forcë që të qëndrojmë të palëkundur gjatë sprovave të ardhshme. Për më tepër mund të kemi miratimin e Perëndisë, dhe kjo na forcon shpresën që kemi duke na e bërë më reale.​—Rom. 5:3-5.

      5 Shpërblimi më i madh i qëndrueshmërisë theksohet te Jakovi 1:12 që thotë: «Lum njeriu që vazhdon të qëndrojë në sprovë, sepse kur të miratohet, do të marrë kurorën e jetës!» Atëherë, le të qëndrojmë të patundur në përkushtimin tonë ndaj Jehovait, duke qenë të sigurt se ai do t’i shpërblejë tej mase ata «që vazhdojnë ta duan».

  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 2
    Shërbimi i Mbretërisë—2004 | Gusht
    • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 2

      Përgatitja për të drejtuar një studim

      1 Të zhvillojmë një studim biblik të efektshëm përfshin më shumë sesa të diskutojmë rreth materialit ose të lexojmë shkrimet e cituara. Duhet që ta paraqesim informacionin në një mënyrë të tillë që të prekë zemrën e studentit. Kjo kërkon përgatitje të mirë duke pasur në mendje studentin.​—Prov. 15:28.

      2 Si të përgatitemi?: Në fillim lutju Jehovait për studentin dhe për nevojat e tij. Kërkoji Jehovait që të të ndihmojë të prekësh zemrën e studentit. (Kolos. 1:9, 10) Për ta pasur të qartë në mendje temën për të cilën do të diskutoni, qëndro një çast dhe mendo për titullin e kapitullit ose të mësimit, për nëntitujt dhe për çdo figurë ndihmëse. Pyete veten: ‘Cili është qëllimi kryesor i materialit?’ Kjo do të të ndihmojë të përqendrohesh në pikat kryesore ndërsa e drejton studimin.

      3 Me kujdes bëj një përsëritje të materialit paragraf pas paragrafi. Gjej përgjigjet e pyetjeve të kapitullit duke nënvizuar vetëm fjalët dhe shprehjet kyçe. Analizo se si lidhen shkrimet e cituara me pikën kryesore të paragrafit dhe vendos se cilat shkrime do të lexosh gjatë studimit. Mund ta kesh më të lehtë nëse mban shënime të shkurtra në anë të paragrafëve. Studenti duhet ta ketë të qartë se ajo që po mëson është nga Fjala e Perëndisë.​—1 Sel. 2:13.

      4 Përshtate studimin sipas nevojave të studentit: Pastaj shqyrto mësimin duke pasur në mendje studentin me të cilin do të bësh studimin. Përpiqu ta marrësh me mend se çfarë pyetjesh mund të të bëjë studenti dhe çfarë mund të ketë të vështirë për ta kuptuar ose pranuar. Pyete veten: ‘Çfarë duhet të kuptojë apo të përmirësojë ai, në mënyrë që të bëjë përparim frymor? Si mund të prek zemrën e tij?’ Duke pasur këto pyetje ne mendje, përshtate studimin me nevojat e studentit. Në disa raste mund ta shohësh të nevojshme të përgatitësh një ilustrim, një shpjegim ose një sërë pyetjesh që e ndihmojnë studentin të kapë kuptimin e ndonjë pike ose të një shkrimi të caktuar. (Neh. 8:8) Por, është mirë të mos futësh informacione shtesë që nuk janë të rëndësishme për temën që trajtohet. Një përsëritje e shkurtër në fund të studimit do ta ndihmojë të mbajë mend pikat kryesore.

      5 Çfarë gëzimi është kur shohim studentët e rinj që shfaqin fryt të drejtë në lavdi të Jehovait! (Filip. 1:11) Për ta arritur këtë gjë, përgatitu mirë sa herë ke për të drejtuar një studim biblik.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo