BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Borxhi që u kemi të tjerëve
    Shërbimi i Mbretërisë—2005 | Korrik
    • Borxhi që u kemi të tjerëve

      1 Apostulli Pavël e ndiente për detyrë që t’u predikonte njerëzve. Ai e dinte se Jehovai u kishte dhënë mundësinë njerëzve të çdo lloji të shpëtonin me anë të gjakut të çmuar të Birit të Tij. (1 Tim. 2:3-6) Prandaj, Pavli tha: «U jam borxhli si grekëve dhe barbarëve, si të mençurve dhe të pamendëve.» Ai punoi me zell dhe pa u lodhur për të shlyer këtë borxh që i detyrohej njerëzve të tjerë, duke u dhënë atyre lajmin e mirë.​—Rom. 1:14, 15.

      2 Ashtu si Pavli, edhe të krishterët sot përpiqen që të shfrytëzojnë çdo rast për t’ua dhënë lajmin e mirë fqinjëve të tyre. Duke pasur parasysh ‘shtrëngimin e madh’ që po afron me të shpejtë, sot është urgjente të kërkojmë ata me zemër të ndershme. Le të na nxitë dashuria jonë e sinqertë për njerëzit që të jemi të zellshëm në këtë vepër jetëshpëtuese!​—Mat. 24:21; Ezek. 33:8.

      3 Të shlyejmë borxhin tonë: Mënyra kryesore për të folur me njerëzit është duke predikuar nga shtëpia në shtëpi. Në territoret, ku në disa shtëpi nuk na përgjigjet njeri, duhet të mbajmë shënime të sakta dhe të kthehemi në një orar tjetër, pasi kështu do të kemi mundësi të takojmë më shumë njerëz. (1 Kor. 10:33) Gjithashtu, mund të flasim me më shumë njerëz nëse japim dëshmi në territoret tregtare, në rrugë, në parqe, në vende parkimi dhe nëpërmjet telefonit. Të pyesim veten: ‘A po bëj çmos që të përdor çdo formë predikimi për të përhapur këtë mesazh jete?’​—Mat. 10:11.

      4 Një pioniere ndiente një përgjegjësi mjaft të madhe, prandaj donte të fliste me të gjithë njerëzit në territorin e saj. Në një shtëpi, grilat ishin gjithmonë të mbyllura dhe asnjëherë nuk kishte njeri. Por një ditë kur nuk ishte në shërbim, ajo vuri re një makinë para asaj shtëpie. Për të mos humbur rastin, i ra ziles. Në derë doli një burrë, dhe pas bisedës së parë, ajo dhe i shoqi u kthyen disa herë për ta rivizituar. Në fund, i zoti i shtëpisë pranoi një studim biblik dhe tani është një vëlla i pagëzuar. Ai është vërtet mirënjohës që ajo motër ndjeu këtë përgjegjësi për t’u predikuar të tjerëve.

      5 Ndërsa fundi po afrohet me të shpejtë, tani është koha që të shlyejmë borxhin që u kemi të tjerëve, duke qenë sa më aktivë në veprën e predikimit.​—2 Kor. 6:1, 2.

  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 11
    Shërbimi i Mbretërisë—2005 | Korrik
    • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 11

      T’i stërvitim lajmëtarët e rinj për të bërë rivizita

      1 Kur një student i Biblës fillon të marrë pjesë në veprën e predikimit, do të takojë njerëz që tregojnë interes për lajmin e mirë. Si mund ta ndihmojmë lajmëtarin e ri të bëjë rivizita të efektshme dhe të ndjekë interesin që gjen?

      2 Përgatitja për rivizitën fillon që kur predikon për herë të parë. Ta inkurajojmë studentin të tregojë interes të sinqertë për ata me të cilët bisedon. (Filip. 2:4) Ta stërvitim gradualisht që ta ftojë të zotin e shtëpisë të shprehë mendimin e vet, t’i kushtojë vëmendje fjalëve të tij dhe t’i mbajë shënim gjërat që i interesojnë. Ta mësojmë lajmëtarin që, kur dikush tregon interes, të mbajë shënim informacionin e duhur në lidhje me vizitën. T’i përdorim këto të dhëna për ta ndihmuar që të planifikojë bisedat e mëtejshme që mund të zhvillojë me të.

      3 Përgatitja për rivizitën: T’i rishikojmë të dhënat e vizitës së parë dhe t’i tregojmë studentit se si të zgjedhë një aspekt të mesazhit të Mbretërisë që mund të jetë me interes për të zotin e shtëpisë. (1 Kor. 9:19-23) Të përgatitim së bashku një prezantim të shkurtër, që përfshin një shkrim nga Bibla dhe një paragraf nga një botim që përdoret për studim. Pastaj, të përgatitim një pyetje për ta lënë pezull në fund të bisedës, që të krijojmë mundësinë për një rivizitë tjetër. T’i tregojmë lajmëtarit të ri se si, vizitë pas vizite, ta ndihmojë të interesuarin të shtojë njohuritë e tij për Fjalën e Perëndisë.

      4 Gjithashtu, do të ishte mirë t’i mësonim lajmëtarit që në rivizitë të bëjë një hyrje të thjeshtë. Pasi e ka përshëndetur të zotin e shtëpisë, mund të thotë: «Më pëlqeu biseda që bëmë bashkë javën e kaluar, prandaj u ktheva që të flasim për informacione të tjera nga Bibla në lidhje me [të përmendë temën].» Gjithashtu, mund të jetë e nevojshme t’i tregojmë lajmëtarit të ri se si të veprojë nëse në derë del dikush tjetër.

      5 Të jemi të zellshëm për të ndjekur interesin: Ta inkurajojmë studentin të lërë një shembull të mirë duke i rivizituar pa vonuar të gjithë ata që tregojnë interes. Ndoshta do t’i duhet të këmbëngulë derisa ta gjejë të interesuarin në shtëpi. Ta mësojmë se si të lërë përsëri takim me të për t’u kthyer dhe ta ndihmojmë të kuptojë se është e rëndësishme të vijmë atëherë kur i kemi dhënë fjalën. (Mat. 5:37) Ta udhëzojmë lajmëtarin e ri që të jetë i sjellshëm, i kujdesshëm dhe të tregojë respekt për njerëzit, ndërsa kërkon ata ngjashëm deleve dhe ndjek interesin e tyre.​—Titit 3:2.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo