BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Të fillojmë studime biblike te dera dhe nëpërmjet telefonit
    Shërbimi i Mbretërisë—2005 | Gusht
    • Të fillojmë studime biblike te dera dhe nëpërmjet telefonit

      1, 2. Si mund ta përshtatim programin e studimeve të Biblës me rrethanat e atyre që janë mjaft të ngarkuar?

      1 Sot, njerëzit janë mjaft të ngarkuar. Megjithatë shumë veta janë të interesuar për gjërat frymore. Atëherë, si t’i ndihmojmë ata që të plotësojnë këtë nevojë frymore? (Mat. 5:3) Shumë lajmëtarë arrijnë të studiojnë Biblën me njerëzit pikërisht te dera e shtëpisë së tyre ose me anë të telefonit. A mund ta zgjerosh edhe ti shërbimin në këtë mënyrë?

      2 Që të fillojmë studime biblike, duhet të përgatitemi për ta demonstruar studimin kurdo që na jepet rasti. Si dhe kur mund të bëhet kjo?

      3. Pse duhet t’u demonstrojmë të interesuarve një studim biblik që në vizitën e parë dhe si mund të bëhet kjo?

      3 Te pragu i derës: Kur takon dikë që ka dëshirë të flasë për Biblën, shqyrto me të një paragraf që e ke përgatitur më parë, si për shembull paragrafin e parë të mësimit 1 te broshura Çfarë kërkon? Fillo me leximin e paragrafit dhe pas përgjigjes së pyetjes shqyrtoni së bashku një ose dy nga shkrimet e përmendura. Shpesh, kjo mund të bëhet pa problem edhe te pragu i derës, brenda pesë a dhjetë minutash. Nëse personit i pëlqen biseda, lëre me të që të rikthehesh njëherë tjetër për të shqyrtuar një ose dy paragrafët që vijojnë.​—Sugjerime të mëtejshme se si mund të fillohet një studim që në vizitën e parë, mund të gjenden te Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2002, f. 6.

      4. Si mund të fillojmë një studim biblik te pragu i derës kur bëjmë një rivizitë?

      4 Diçka e tillë mund të përdoret edhe për të filluar një studim biblik me një rivizitë. Për shembull, mund t’i prezantosh broshurën Çfarë kërkon? dhe të flisni për emrin e Perëndisë duke iu referuar mësimit 2, paragrafëve 1 dhe 2. Në vizitën pasuese mund të flisni rreth cilësive të Jehovait që tregohen në Bibël, duke përdorur paragrafët 3 dhe 4. Kurse vizitën e ardhshme mund të shqyrtoni paragrafët 5, 6 dhe figurat në faqen 5, duke ia bërë më të qartë se si na ndihmon Bibla që të njohim Jehovain. E gjithë kjo mund të zhvillohet ndërsa jemi te pragu i derës.

      5, 6. (a) Pse disa njerëz e kanë më mirë ta studiojnë Biblën nëpërmjet telefonit? (b) Si mund t’u ofrojmë të interesuarve një studim me anë të telefonit?

      5 Nëpërmjet telefonit: Për disa njerëz mund të jetë më e volitshme ta studiojnë Biblën nëpërmjet telefonit. Ja çfarë ndodhi njëherë: ndërsa po predikonte nga shtëpia në shtëpi, një motër takoi një grua të re në moshë, që kishte fëmijë dhe ishte mjaft e zënë me punën e saj. Kur motra shkoi për herë të dytë, nuk e gjeti, prandaj vendosi ta merrte në telefon. Gruaja i shpjegoi se nuk kishte kohë të fliste për Biblën. Motra i tha: «Brenda 10 ose 15 minutash mund të mësosh diçka të re edhe nëpërmjet telefonit.» «Epo mirë, nëse flasim në telefon, nuk ka problem»,​—iu përgjigj ajo. S’kaloi shumë dhe filluan një studim të rregullt me anë të telefonit.

      6 A ka mes individëve që rivizitoni ndonjë që dëshiron të studiojë me anë të telefonit? Mund të veproni ashtu si thamë më lart ose mund t’i thoni thjesht: «Nëse doni, mund të flasim për Biblën në telefon. A është më mirë për ju?» Duke e përshtatur programin e studimeve të Biblës me rrethanat e të interesuarve, mund t’i ndihmojmë që ‘të gjejnë njohurinë e Perëndisë’.​—Prov. 2:5; 1 Kor. 9:23.

  • Çfarë të themi për revistat?
    Shërbimi i Mbretërisë—2005 | Gusht
    • Çfarë të themi për revistat?

      Kulla e Rojës 15 gusht

      «Pas një humbjeje tragjike, shumë njerëz duan të dinë se çfarë ndodh me njerëzit kur vdesin. A mendoni se mund ta kuptojmë se çfarë është vdekja? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shpjegon se çfarë thotë Bibla për gjendjen e të vdekurve. Ajo flet edhe për premtimin e Perëndisë për të ringjallur të dashurit tanë që kanë vdekur.» Të lexojmë Gjonin 5:28, 29.

      Zgjohuni! 22 gusht

      «A e dini se turizmi mban vendin e parë në botë për krijimin e vendeve të punës? [Ta lëmë të përgjigjet.] Rritja e tij ka sjellë dobi, por ka shkaktuar edhe probleme. Kjo revistë shpjegon të mirat dhe të këqijat e industrisë së turizmit. Madje jep edhe disa këshilla praktike për ata që udhëtojnë shpesh në vende të ndryshme.»

      Kulla e Rojës 1 shtator

      «Në botën e sotme, besnikëria është një virtyt që vlerësohet më shumë me fjalë sesa me vepra. A nuk do të ishte e mrekullueshme që të kishte më shumë njerëz si miku që përshkruhet këtu? [Të lexojmë Proverbat 17:17. Pastaj ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë tregon për dobitë që vijnë kur i qëndrojmë besnik familjes dhe miqve.»

      Zgjohuni! 8 shtator

      «Ndoshta jeni mrekulluar nga bashkëpunimi që ekziston në natyrë. [Përmend një nga shembujt në revistë.] A nuk është për të ardhur keq që njerëzit nuk bashkëpunojnë aq sa duhet? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shpjegon se si Perëndia shumë shpejt do të sjellë paqe dhe harmoni këtu në tokë.» Të lexojmë Isainë 11:9.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo