BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Nevojitet ndihma jote
    Shërbimi i Mbretërisë—2004 | Dhjetor
    • Nevojitet ndihma jote

      1 «Ju falënderojmë për gjithçka bëni për ne. Jeni një ndihmë e madhe.» Ky koment shpreh shumë qartë mirënjohjen tonë për pleqtë dhe për shërbëtorët ndihmës. Ndërsa organizata e Perëndisë vazhdon të zgjerohet, ka një nevojë të vazhdueshme për burra të pjekur, për të shërbyer në gati 100.000 kongregacionet që janë në mbarë botën. Nëse je një vëlla i pagëzuar, nevojitet edhe ndihma jote.

      2 ‘Vër synim’: Si mund të synosh privilegje të tjera shërbimi? (1 Tim. 3:1) Është thelbësore të lësh një shembull të mirë në të gjitha fushat e jetës. (1 Tim. 4:12; Titit 2:6-8; 1 Pjet. 5:3) Merr pjesë rregullisht në veprën e predikimit dhe ndihmo edhe të tjerët në këtë drejtim. (2 Tim. 4:5) Trego interes të sinqertë për mirëqenien e bashkëbesimtarëve. (Rom. 12:13) Ji një student i mirë i Fjalës së Perëndisë dhe zhvillo ‘artin e mësimdhënies’. (Titit 1:9; 1 Tim. 4:13) Puno me zell për caktimet që të besojnë pleqtë në kongregacion. (1 Tim. 3:10) Nëse je kryefamiljar, ‘drejtoje në mënyrë të shkëlqyer shtëpinë tënde’.​—1 Tim. 3:4, 5, 12.

      3 Emërimi si shërbëtor ndihmës ose plak kongregacioni, kërkon shumë punë dhe frymë vetëmohuese. (1 Tim. 5:17) Kështu që, nëse ke këto synime, përpiqu t’u shërbesh të tjerëve me përulësi. (Mat. 20:25-28; Gjoni 13:3-5, 12-17) Medito për natyrën e Timoteut, dhe përpiqu ta imitosh. (Filip. 2:20-22) Ashtu si në rastin e tij, le jetë sjellja jote e mirë ajo që do të flasë për ty. (Veprat 16:1, 2) Ndërsa zhvillon cilësitë frymore, që nevojiten për të përmbushur privilegje të tjera, dhe ndërsa zbaton çdo këshillë që merr për t’u përmirësuar, «përparimi yt [do] të duket qartë për të gjithë».​—1 Tim. 4:15.

      4 Prindër, stërvitini fëmijët që të jenë të dobishëm: Fëmijët mund të mësojnë të jenë të dobishëm që në moshë të vogël. Mësojini të jenë të vëmendshëm në mbledhje, të predikojnë dhe të kenë sjellje shembullore në Sallën e Mbretërisë dhe në shkollë. Kur bëhet fjalë për të ndihmuar të tjerët, përfshijini edhe fëmijët, si për shembull: për të bërë pastrimin e Sallës së Mbretërisë, për të ndihmuar të moshuarit e kështu me radhë. Jepuni edhe atyre mundësinë të provojnë lumturinë që vjen kur jep. (Veprat 20:35) Një stërvitje e tillë mund t’i përgatitë që në të ardhmen të bëhen pionierë, shërbëtorë ndihmës dhe pleq kongregacioni.

  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 4
    Shërbimi i Mbretërisë—2004 | Dhjetor
    • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 4

      Ta mësojmë studentin se si të përgatitet

      1 Një student që e lexon mësimin që më parë, nënvizon përgjigjet dhe mendon se si të shprehet me fjalët e veta, zakonisht bën përparim të shpejtë frymor. Prandaj, në momentin kur fillon ta drejtosh rregullisht studimin me të, përgatitni një mësim së bashku, në mënyrë që t’i tregosh studentit se si duhet ta bëjë këtë personalisht. Për shumë studentë, do të ishte mirë të përgatitnit së bashku një kapitull ose një mësim të tërë.

      2 Nënvizimi dhe shënimet: Shpjegoji studentit si të gjejë në paragraf përgjigjen e drejtpërdrejtë të pyetjeve të dhëna. Tregoji kopjen tënde të librit ose të broshurës që studioni, ku ke nënvizuar vetëm fjalët ose shprehjet kyçe. Ndërsa shqyrtoni materialin, ai mund të ndjekë shembullin tënd, duke nënvizuar në kopjen e tij vetëm atë që nevojitet për t’i kujtuar përgjigjen. (Luka 6:40) Pastaj kërkoji që ta japë përgjigjen me fjalët e tij. Kështu do të dish sa e kupton ai materialin.

      3 Shqyrtimi i kujdesshëm i shkrimeve që vetëm janë cituar në paragraf, është një pjesë e rëndësishme e përgatitjes së studentit për studimin. (Veprat 17:11) Ndihmoje të kuptojë se çdo shkrim që jepet, mbështet një pikë në paragraf. Tregoji se si të mbajë shënime të shkurtra në anë të faqes së botimit që po studion. Theksoji faktin që është Bibla baza e asaj që po studiohet. Inkurajoje që, në komentet e tij gjatë studimit, të përdorë shumë nga shkrimet e cituara.

      4 Shqyrtimi paraprak dhe një përmbledhje e shkurtër: Para se studenti të nisë studimin e materialit me hollësitë që thamë më lart, do të ishte mirë që të përqendrohej paraprakisht te pjesa që do të studiojë. Tregoji se si mund të krijojë një ide paraprake për materialin, duke analizuar në fillim titullin e kapitullit, nëntitujt dhe figurat. Shpjegoji se në fund të përgatitjes së studimit, do të ishte e mençur t’i bënte një përmbledhje pikave kryesore të mësimit, ndoshta duke përdorur kutinë e përsëritjes, nëse ka. Përsëritja do ta ndihmojë që t’i mbajë mend ato që mëson.

      5 Kjo stërvitje për t’u përgatitur mirë në studim, do ta ndihmojë studentin të bëjë komente të vlefshme gjatë mbledhjeve në kongregacion. Do ta ndihmojë gjithashtu që të zhvillojë zakone të mira studimi, nga të cilat do të nxjerrë dobi edhe shumë kohë pasi të ketë mbaruar studimin e Biblës me ty.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo