BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «I mbrujtur me fjalët e besimit»
    Shërbimi i Mbretërisë—2005 | Janar
    • «I mbrujtur me fjalët e besimit»

      1 Të jetosh me përkushtim hyjnor, kërkon përpjekje të mëdha. (1 Tim. 4:7-10) Po të ishte për forcat tona, nuk do të arrinim të bënim një jetë të tillë, pasi shumë shpejt do të rraskapiteshim dhe do të rrëzoheshim. (Isa. 40:29-31) Një mënyrë nëpërmjet së cilës mund të marrim forcë nga Jehovai, është duke ‘u mbrujtur me fjalët e besimit’.​—1 Tim. 4:6.

      2 Ushqim i bollshëm frymor: Me anë të Fjalës së tij dhe me anë të ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’, Jehovai na siguron ushqim të bollshëm frymor. (Mat. 24:45) A po bëjmë pjesën tonë për të nxjerrë dobi nga kjo masë? A e lexojmë Biblën çdo ditë? A kemi programuar kohë për të bërë studimin personal dhe për të medituar? (Psal. 1:2, 3) Një dietë frymore e tillë e shëndetshme na forcon dhe na mbron, që bota e Satanait të mos ndikojë te ne për të na dobësuar. (1 Gjon. 5:19) Nëse e mbushim mendjen me gjëra të shëndetshme dhe i zbatojmë këto në jetën tonë, Jehovai do të jetë me ne.​—Filip. 4:8, 9.

      3 Jehovai na forcon edhe me anë të mbledhjeve të kongregacionit. (Hebr. 10:24, 25) Udhëzimet frymore bashkë me shoqërinë e shëndetshme që gjejmë në këto mbledhje, na bëjnë të fortë, kështu mund të jemi të patundur përballë sprovave. (1 Pjet. 5:9, 10) Një e re e krishterë tha: «Gjithë ditën jam në shkollë, dhe kjo më rraskapit. Por mbledhjet janë si një oazë në shkretëtirë, ku përtërij forcat për të përballuar ditën tjetër në shkollë.» Sa shumë bekime marrim për përpjekjet që bëjmë për të ndjekur mbledhjet!

      4 Të shpallim të vërtetën: Predikimi për Jezuin ishte si ushqim. I jepte forcë. (Gjoni 4:32-34) Në mënyrë të ngjashme, kur u flasim të tjerëve për premtimet e mrekullueshme të Perëndisë, ndihemi të ripërtërirë. Nëse përfshihemi plotësisht në shërbim, kjo na ndihmon ta mbajmë mendjen dhe zemrën të përqendruar te Mbretëria dhe te bekimet që do të na sjellë ajo së shpejti. Kjo na freskon vërtet.​—Mat. 11:28-30.

      5 Çfarë privilegji është të përfitojmë nga ushqimi i bollshëm frymor që Jehovai po i siguron popullit të tij sot! Le të vazhdojmë të këndojmë me gëzim për lavdi të tij!​—Isa. 65:13, 14.

  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 5
    Shërbimi i Mbretërisë—2005 | Janar
    • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 5

      Të përcaktojmë se sa material do të trajtojmë

      1 Kur mësonte dishepujt, Jezui merrte parasysh kufizimet e tyre dhe u fliste «aq sa ishin në gjendje të dëgjonin». (Mar. 4:33; Gjoni 16:12) Në mënyrë të ngjashme, edhe sot, mësuesit e Fjalës së Perëndisë duhet të përcaktojnë se sa material do të trajtojnë gjatë një studimi biblik. Sasia e materialit që mund të trajtohet është në varësi të aftësive dhe rrethanave si të mësuesit, ashtu edhe të studentit.

      2 T’i ndihmojmë të krijojnë një besim të fortë: Disa studentë biblikë mund të kenë nevojë për dy ose tri seanca studimi për të kuptuar diçka që të tjerët mund ta kapin në një herë të vetme. Më i rëndësishëm se shpejtësia me të cilën trajtojmë një sasi të konsiderueshme materiali, është fakti që studenti duhet të kuptojë qartë atë që po studiohet. Çdo student ka nevojë për një themel të fortë ku të mbështetë besimin që po krijon në Fjalën e Perëndisë.​—Prov. 4:7; Rom. 12:2.

      3 Ndërsa drejton studimin çdo javë, kalo me studentin aq kohë sa i nevojitet për të kuptuar dhe pastaj për të pranuar atë që po mëson nga Fjala e Perëndisë. Mos nxito që ta bësh shpejt e shpejt studimin, pasi kështu studenti nuk do të nxjerrë plotësisht dobi nga vlera e të vërtetave që po mëson. Lëri kohë të mjaftueshme për t’u përqendruar në pikat kryesore dhe për të shqyrtuar shkrimet kyçe, që janë baza e mësimeve.​—2 Tim. 3:16, 17.

      4 Të mos dalim nga tema: Vërtet që nuk duhet të nxitojmë gjatë studimit, por nga ana tjetër duam edhe të bëjmë kujdes që të mos shpërqendrohemi dhe të dalim nga tema. Nëse studenti ka prirjen të flasë gjatë për çështje personale, ta lëmë me të që të flasim për këto çështje pas studimit.​—Ekl. 3:1.

      5 Nga ana tjetër, entuziazmi për të vërtetën mund të na shtyjë që të flasim tepër, gjatë studimit. (Psal. 145:6, 7) Është e vërtetë që, me raste, studenti mund të nxjerrë dobi nga një pikë shtesë ose nga një përvojë që mund t’i tregojmë, por këto nuk duhet të jenë aq të shumta dhe të gjata, sa ta pengojnë atë që të marrë njohurinë e saktë për mësimet themelore të Biblës.

      6 Nëse trajtojmë një sasi të arsyeshme materiali çdo herë që bëjmë studimin, e ndihmojmë studentin ‘të ecë në dritën e Zotit’.​—Isa. 2:5.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo