BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 7
    Shërbimi i Mbretërisë—2005 | Mars
    • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 7

      Rëndësia e lutjeve në studim

      1. (a) Pse është e përshtatshme që ta fillojmë dhe ta mbyllim studimin biblik me një lutje? (b) Si mund ta përgatitim studentin para se të fillojmë të lutemi në një studim biblik?

      1 Që një student i Biblës të bëjë përparim frymor, është themelore të ketë bekimin e Jehovait. (1 Kor. 3:6) Kështu që është e përshtatshme ta fillojmë dhe ta mbyllim studimin biblik me një lutje. Shpesh, këtë mund ta bëjmë edhe që herën e parë që zhvillojmë studim biblik me dikë që është fetar. Me të tjerë mund të jetë e nevojshme që të kuptojmë kur është e përshtatshme për ta filluar studimin me një lutje. Mund të përdorim Psalmin 25:4, 5 dhe 1 Gjonit 5:14 për ta ndihmuar studentin të kuptojë se pse duhet të bëhet një lutje. Mund të përdorim Gjonin 15:16 për t’i shpjeguar pse është e rëndësishme që lutjet t’ia drejtojmë Jehovait nëpërmjet Jezu Krishtit.

      2. Kush duhet ta bëjë lutjen nëse një vëlla ose një lajmëtar i papagëzuar shoqëron një motër gjatë studimit të saj biblik?

      2 Kush duhet ta bëjë lutjen në një studim biblik? Nëse një vëlla i pagëzuar shoqëron një motër në një studim biblik, lutjen duhet ta bëjë ai, megjithëse studimin mund ta drejtojë motra që duhet ta ketë kokën të mbuluar. (1 Kor. 11:5, 10) Kurse, në qoftë se ai që e shoqëron motrën është lajmëtar i papagëzuar, atëherë lutjen duhet ta bëjë ajo. Në këtë rast, motra duhet ta ketë kokën të mbuluar si gjatë studimit, edhe gjatë lutjes.

      3. Cilat çështje janë të përshtatshme për t’u përfshirë në lutjet që bëjmë gjatë një studimi biblik?

      3 Çfarë mund të përfshijë lutja: Nuk është e nevojshme që lutjet gjatë një studimi biblik të jenë të gjata, por duhet të jenë specifike. Përveçse të kërkojmë bekimin e Perëndisë për studimin dhe ta falënderojmë për të vërtetat që po mësojmë, është e përshtatshme t’i japim lavdi Atij si Burimi i mësimit që po marrim. (Isa. 54:13) Mund të shprehim edhe interesin tonë të sinqertë për studentin dhe vlerësimin tonë për organizatën që po përdor Jehovai. (1 Sel. 1:2, 3; 2:7, 8) Nëse i kërkojmë Jehovait që të bekojë përpjekjet e studentit për të zbatuar atë që po mëson, atëherë ai do të kuptojë që është e rëndësishme të jetë ‘zbatues i fjalës’.​—Jak. 1:22.

      4. Çfarë dobish sjell fillimi dhe mbyllja e studimit biblik me një lutje?

      4 Dobitë e lutjes janë të shumta. Ajo sjell bekimin e Perëndisë. (Luka 11:13) Thekson seriozitetin e studimit të Fjalës së Perëndisë. Ndërsa studenti dëgjon lutjet që bëjmë ne, mëson edhe si të lutet vetë. (Luka 6:40) Për më tepër, lutjet që dalin nga një zemër e mbushur me dashuri për Perëndinë dhe mirënjohje për cilësitë e tij të pashoqe, mund ta ndihmojnë studentin të zhvillojë një marrëdhënie personale me Jehovain.

  • Çfarë të themi për revistat
    Shërbimi i Mbretërisë—2005 | Mars
    • Çfarë të themi për revistat

      Kulla e Rojës 15 mars

      «Njerëzit anembanë botës i lavdërojnë mësimet e Jezuit. [Të lexojmë citimin në faqen 3, paragrafi 1.] Por, a mendoni se këto mësime, si shembulli që do të lexojmë te ky shkrim, janë praktike për ditët e sotme? [Të lexojmë Mateun 5:21, 22a. Pastaj ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë shqyrton mësimet e Jezuit dhe çfarë dobish nxjerrim prej tyre.»

      Zgjohuni! 22 mars

      «Shumë njerëz i pëlqejnë malet për bukurinë e tyre, por, a e dinit se ato janë të domosdoshme për jetën në tokë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kjo revistë tregon se përse kemi nevojë për malet dhe se çfarë po ndodh sot me to. Aty thuhet gjithashtu se si do ta shpëtojë Krijuesi ynë këtë pasuri të rëndësishme.» Të lexojmë Psalmin 95:4.

      Kulla e Rojës 1 prill

      «A keni dëgjuar të thuhet që shkenca dhe Bibla bien në kundërshtim me njëra-tjetrën? [Ta lëmë të përgjigjet.] Në këtë revistë shqyrtohet historia e këtij konflikti midis shkencës dhe fesë. Gjithashtu revista jep disa prova që tregojnë se shkenca e vërtetë është në harmoni me Biblën.» Të tregojmë faqet 6 dhe 7. Pastaj të lexojmë Predikuesin 1:7.

      Zgjohuni! 8 prill

      «Gjatë adoleshencës fëmijët mund të hasin probleme të ndryshme. Çfarë mendoni se mund të bëjnë prindërit për t’i ndihmuar fëmijët gjatë këtyre viteve të vështira? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Isainë 48:17, 18.] Kjo revistë tregon se si zbatimi i këshillave të Biblës mund t’i ndihmojë prindërit që të kenë një komunikim të mirë me fëmijët dhe të jenë të arsyeshëm kur u vënë kufizime.»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo