BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Predikimi na ndihmon të qëndrojmë
    Shërbimi i Mbretërisë—2005 | Qershor
    • Predikimi na ndihmon të qëndrojmë

      1 Fjala e Perëndisë na nxit «të vrapojmë me qëndrueshmëri në garën që na është vënë përpara». (Hebr. 12:1) Ashtu si një vrapuesi i duhet qëndrueshmëri për të fituar garën, edhe neve na duhet qëndrueshmëri për të fituar çmimin e jetës së përhershme. (Hebr. 10:36) Si mund të na ndihmojë shërbimi i krishterë të qëndrojmë besnikë deri në fund?​—Mat. 24:13.

      2 Frymësisht të fortifikuar: Kur shpallim premtimin e mrekullueshëm të Biblës për një botë të re e të drejtë, kjo na ndihmon të mbajmë të gjallë shpresën tonë. (1 Sel. 5:8) Kur marrim pjesë rregullisht në shërbim, kemi mundësinë t’u tregojmë të tjerëve ato të vërteta që kemi mësuar nga Bibla. Gjithashtu kemi mundësinë të mbrojmë besimin tonë, dhe kjo na forcon frymësisht.

      3 Që t’i mësojmë të tjerët sa më mirë, më parë duhet t’i kuptojmë vetë këto të vërteta të Biblës. Duhet të bëjmë kërkime dhe të meditojmë në lidhje me atë që lexojmë. Përpjekjet e zellshme që bëjmë, na thellojnë njohurinë, na forcojnë besimin dhe na përtërijnë frymësisht. (Prov. 2:3-5) Kështu, ndërsa përpiqemi të ndihmojmë të tjerët, forcohemi edhe vetë.​—1 Tim. 4:15, 16.

      4 Pjesëmarrja e zellshme në shërbim është një pjesë e rëndësishme e ‘armaturës së plotë të Perëndisë’, e cila na shërben për të qëndruar të patundur përballë sulmeve të Djallit dhe demonëve. (Efes. 6:10-13, 15) Përfshirja tërësisht në shërbimin e shenjtë na ndihmon të jemi mendërisht të përqendruar në gjëra ndërtuese dhe të mos korruptohemi nga bota e Satanait. (Kolos. 3:2) Kur u mësojmë të tjerëve udhët e Jehovait, kjo na kujton që edhe ne duhet të mbajmë vazhdimisht një sjellje të shenjtë.​—1 Pjet. 2:12.

      5 Të forcuar nga Perëndia: Së fundi, pjesëmarrja jonë në veprën e ungjillëzimit, na mëson të mbështetemi te Jehovai. (2 Kor. 4:1, 7) Ky është vërtet një bekim. Një besim i tillë na aftëson jo vetëm të kryejmë shërbimin tonë, por edhe t’i bëjmë ballë çdo situate që hasim në jetë. (Filip. 4:11-13) Vërtet, çelësi i qëndrueshmërisë është të mësojmë të mbështetemi plotësisht te Jehovai. (Psal. 55:22) Pra, predikimi na ndihmon në shumë mënyra që të qëndrojmë.

  • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 10
    Shërbimi i Mbretërisë—2005 | Qershor
    • Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 10

      Si t’i stërvitim studentët për shërbimin nga shtëpia në shtëpi?

      1 Kur pleqtë e kongregacionit përcaktojnë se një student i Biblës kualifikohet si lajmëtar i papagëzuar, ai mund të dalë bashkë me kongregacionin në veprën e predikimit. (Shih Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, f. 79-81.) Si mund ta ndihmojmë studentin që të bëhet sa më i aftë në predikimin nga shtëpia në shtëpi?

      2 Të përgatitemi së bashku: Asgjë nuk e zëvendëson një përgatitje të mirë. Tregoji studentit se ku mund të gjejë sugjerime për prezantimet e revistave te Shërbimi ynë i Mbretërisë dhe ndihmoje që të zgjedhë një prezantim të thjeshtë e të përshtatshëm për territorin. Që në fillim, nxite të përdorë Biblën në shërbim.​—2 Tim. 4:2.

      3 Për një lajmëtar të ri, do të ishte e dobishme që të bënit disa prova. Ndërsa studenti provon prezantimin, tregoji se si të reagojë me takt ndaj qëndrimeve që zakonisht hasen në territor. (Kolos. 4:6) Tregoji se nuk është e thënë që shërbëtorët e krishterë të dinë përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të bëjë i zoti i shtëpisë. Shpesh, është më mirë t’i themi të zotit të shtëpisë se do të bëjmë kërkime dhe do të kthehemi një herë tjetër për t’i dhënë përgjigje asaj pyetjeje.​—Prov. 15:28.

      4 Të dalim bashkë në predikim: Herën e parë që studenti del në predikimin nga shtëpia në shtëpi, le të të shohë ty në fillim se si e bën prezantimin që keni përgatitur së bashku. Pastaj përfshije edhe atë. Në disa raste, mund të jetë më mirë që lajmëtari i ri të bëjë vetëm një pjesë të prezantimit, si për shembull të lexojë dhe të shpjegojë një shkrim. Ki parasysh karakterin dhe aftësitë e studentit. (Filip. 4:5) Mos ia kurse lavdërimet, ndërsa gradualisht e stërvit në aspekte të ndryshme të veprës së predikimit.

      5 Është e rëndësishme ta ndihmosh një lajmëtar të ri që të bëjë një program të rregullt për të dalë në shërbim, mundësisht çdo javë. (Filip. 3:16) Bëni plane specifike për të dalë bashkë në shërbim, dhe inkurajoje që të dalë edhe me lajmëtarë të tjerë të zellshëm. Shembulli dhe shoqëria e tyre do ta ndihmojnë që të bëhet më i aftë në shërbim e të gjejë gëzim në predikimin nga shtëpia në shtëpi.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo