BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Letër nga Trupi Udhëheqës
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
    • Letër nga Trupi Udhëheqës

      Të dashur bashkëlajmëtarë të lajmit të mirë

      Ç’privilegj i mrekullueshëm të jemi të bashkuar në adhurimin e të vetmit Perëndi të vërtetë, Jehovait! Jemi «bashkëpunëtorë» të tij, na është besuar vepra e shenjtë dhe jetëshpëtuese e predikimit dhe e mësimit të lajmit të mirë për Mbretërinë e tij që po qeveris. (1 Kor. 3:9; Mat. 28:19, 20) Që ta kryejmë këtë vepër mbarëbotërore në paqe dhe unitet, duhet të jemi të organizuar mirë.—1 Kor. 14:40.

      Ky libër do të të ndihmojë të kuptosh si funksionon sot kongregacioni i krishterë. Ai flet për privilegjet dhe përgjegjësitë që ke si Dëshmitar i Jehovait. Nëse i çmon privilegjet dhe i përmbush përgjegjësitë, besimi yt ‘do të bëhet i patundur’.—Vep. 16:4, 5; Gal. 6:5.

      Prandaj të nxitim ta studiosh me kujdes këtë libër. Gjej mënyra si ta zbatosh informacionin në jetën tënde. Për shembull, nëse je bërë lajmëtar kohët e fundit, ç’hapa duhet të bësh që të pagëzohesh si Dëshmitar i Jehovait? Nga ana tjetër, nëse je i pagëzuar, ç’mund të bësh që të afrohesh më shumë me Jehovain dhe të zgjerosh shërbimin ndaj tij? (1 Tim. 4:15) Si mund t’i kontribuosh paqes në kongregacion? (2 Kor. 13:11) Gjeji përgjigjet e këtyre pyetjeve në këtë libër.

      Nëse je vëlla i pagëzuar, ç’mund të bësh që të kualifikohesh si shërbëtor kongregacioni e më pas si plak? Meqë mijëra të rinj vazhdojnë të mblidhen në organizatën e Perëndisë, ka një nevojë urgjente për vëllezër të kualifikuar që të marrin drejtimin. Ky libër do të të ndihmojë të kuptosh ç’do të thotë ‘t’i synosh’ këto përgjegjësi teokratike.—1 Tim. 3:1.

      Lutemi me zjarr që ky libër të të ndihmojë të kuptosh dhe të çmosh vendin tënd në organizatën e Jehovait. Ju duam shumë të gjithëve dhe vazhdojmë të lutemi që të jeni mes atyre që do të gëzojnë në përjetësi duke adhuruar Atin tonë qiellor, Jehovain.—Psal. 37:10, 11; Isa. 65:21-25.

      Vëllezërit tuaj,

      Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait

  • Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
    • KAPITULLI 1

      Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait

      NË GJITHË botën ka një mori organizatash fetare, politike, tregtare dhe shoqërore, të cilat kanë karakteristika, qëllime, pikëpamje dhe filozofi të ndryshme. Por ka një organizatë që është krejt ndryshe nga gjithë të tjerat. Fjala e Perëndisë e identifikon qartësisht atë si Dëshmitarët e Jehovait.

      2 Sa bukur që je bashkuar me organizatën e Jehovait! Pasi e ke vërtetuar cili është vullneti i Perëndisë, tani po e bën vullnetin e tij. (Psal. 143:10; Rom. 12:2) Po i shërben aktivisht Perëndisë bashkë me një vëllazëri të dashur mbarëbotërore. (2 Kor. 6:4; 1 Pjet. 2:17; 5:9) Siç premton Fjala e Perëndisë, kjo të sjell shumë bekime e lumturi. (Prov. 10:22; Mar. 10:30) Duke bërë me besnikëri vullnetin e Jehovait që tani, po përgatitesh për një të ardhme të përhershme e të lavdishme.—1 Tim. 6:18, 19; 1 Gjon. 2:17.

      3 Krijuesi ynë i Madh ka një organizatë unike mbarëbotërore që drejtohet në mënyrë teokratike. Kjo do të thotë se drejtohet nga Jehovai, i cili është Kreu i gjithçkaje. Tek ai kemi siguri të plotë. Ai është Gjykatësi, Ligjdhënësi dhe Mbreti ynë. (Isa. 33:22) Meqë është Perëndi i rregullit, i ka koordinuar gjërat në mënyrë që të bashkëpunojmë me të për qëllimin e tij.—2 Kor. 6:1, 2.

      4 Ndërsa fundi i sistemit të tanishëm afrohet gjithnjë e më tepër, ne ecim përpara nën udhëheqjen e Mbretit të emëruar, Krishtit Jezu. (Isa. 55:4; Zbul. 6:2; 11:15) Vetë Jezui paratha se dishepujt e tij do të bënin vepra më të mëdha se ato që kreu ai gjatë shërbimit në tokë. (Gjoni 14:12) Kjo sepse dishepujt e Jezuit do të mbulonin një territor gjithnjë e më të madh, pasi do të predikonin për një kohë më të gjatë dhe do të ishin më të shumtë në numër. Do ta shpallnin lajmin e mirë për Mbretërinë deri në skajet e tokës.—Mat. 24:14; 28:19, 20; Vep. 1:8.

      5 Kjo ka ndodhur tashmë. Megjithatë, siç e tha qartë Jezui, vepra e shpalljes së lajmit të mirë do të përfundojë në kohën që ka caktuar Jehovai. Të gjitha dëshmitë në Fjalën profetike të Perëndisë tregojnë se dita e madhe dhe e frikshme e Jehovait është afruar.—Joe. 2:31; Sof. 1:14-18; 2:2, 3; 1 Pjet. 4:7.

      Duhet t’i shtojmë përpjekjet për të bërë atë që kërkon Perëndia nga ne. Për këtë, duhet të njohim mirë mënyrën si funksionon organizata e Perëndisë

      6 Ndërsa kuptojmë cili është vullneti i Jehovait në këtë orë të fundit të sistemit, duhet t’i shtojmë përpjekjet për të bërë atë që kërkon Perëndia. Për këtë, duhet të njohim mirë mënyrën si funksionon organizata e Perëndisë dhe të bashkëpunojmë plotësisht me të. Funksionimi i organizatës bazohet në Fjalën e frymëzuar të Perëndisë, ku përfshihen parimet, urdhërimet, ligjet, rregullat dhe mësimet e saj.—Psal. 19:7-9.

      7 Kur shërbëtorët e Jehovait i binden plotësisht këtij drejtimi të bazuar në Bibël, jetojnë e bashkëpunojnë në paqe dhe unitet. (Psal. 133:1; Isa. 60:17; Rom. 14:19) Çfarë i forcon lidhjet mes vëllezërve tanë anembanë botës? Dashuria. Ne motivohemi nga dashuria dhe vishemi me dashuri. (Gjoni 13:34, 35; Kolos. 3:14) Në këtë

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo