Të përdorim mjete ndihmëse pamore në mësimdhënie
1 Ndonjëherë Jehovai përdorte vegimet dhe ëndrrat për t’u dhënë informacione të rëndësishme shërbëtorëve të tij në lashtësi. Mendoni pak për vegimin e Ezekielit ku pa karrocën qiellore të Jehovait. (Ezek. 1:1-28) Imagjinoni se si u ndie Danieli pasi pa ëndrrën profetike ku paraqitej marshimi i fuqive botërore. (Dan. 7:1-15, 28) Dhe ç’të themi për zbulesën rrëqethëse që iu paraqit apostullit Gjon «me anë të shenjave» në lidhje me ato që do të ndodhnin «në ditën e Zotërisë». (Zbul. 1:1, 10) Jehovai i mësoi këta të tre duke përdorur pamje të gjalla dhe veprime dinamike që lanë mbresa të pashlyeshme në mendjen e tyre.
2 Nëse duam t’ua shpjegojmë të tjerëve të vërtetat biblike në mënyrë që t’u ngelen në mendje, mund të përdorim videokasetat në mësimdhënie. Videokasetat tona përfshijnë një larmi temash që rritin besimin te Bibla, te organizata e Jehovait dhe te parimet që na bëjnë të krishterë më të mirë. Le të shqyrtojmë disa raste ku mund të përdoren videokasetat tona. Më poshtë renditen disa prej videokasetave që mund të përdoren.
3 Në shërbim: A i keni folur ndonjëherë një studenti të Biblës për vëllazërinë tonë të krishterë mbarëbotërore? Mund t’ia tregoni këtë me anë të videokasetës E gjithë shoqëria jonë e vëllezërve, nëse disponohet në një gjuhë të huaj që kuptoni. Mund t’ia jepni videokasetën që ta shohë para se të bëni studimin herën e ardhshme e pastaj t’ua kthejë. Ose mund ta shihni bashkë një herë tjetër kur keni për të bërë studimin.
4 Ndërsa ju të rinj mund t’i kërkoni leje mësuesit që të shihni në klasë videokasetat: Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë të patundur ndaj sulmit nazist ose Besnikë nën sprova—Dëshmitarët e Jehovait në Bashkimin Sovjetik. Këto videokaseta për momentin disponohen në gjuhë të huaja.
5 Me familjen dhe miqtë: Prindër, mendoni pak se sa janë rritur fëmijët tuaj qëkur doli videokaseta Të rinjtë pyesin: Si mund të bëj miq të vërtetë? Pse të mos e shihni përsëri herën tjetër, kur të keni studimin familjar? Te Shërbimi ynë i Mbretërisë prill 2002 mund të gjeni disa pyetje që ju ndihmojnë të zhvilloni një diskutim të gjallë dhe të hapur.
6 A keni miq në kongregacion që do të donit t’i ftonit në shtëpi? Do të kalonit një kohë ndërtuese po të shihnit së bashku videokasetën Të respektojmë autoritetin e Jehovait, sidomos nëse shqyrtoni atë që keni mësuar duke përdorur pyetjet që gjenden te Shërbimi ynë i Mbretërisë shtator 2004.
7 Mundësi të tjera: Në ç’raste të tjera mund t’i përdorni 20 videokasetat tona? A do të përparonte më tepër nga ana frymore ndonjë që vizitoni rregullisht, nëse do të shihte një ose dy prej këtyre videokasetave? A mund të gjeni rastin për t’i shfaqur në ndonjë azil ose në ndonjë institut për të sëmurët kronikë? Ndoshta videokasetat mund t’ju ndihmojnë që të fitoni respektin e të afërmve, fqinjëve dhe shokëve të punës që nuk janë Dëshmitarë. Videokasetat tona janë mjete ndihmëse pamore interesante, udhëzuese dhe të efektshme. Përdorini për të mësuar të tjerët!
[Pyetjet]
1. Si i përdori Jehovai mjetet ndihmëse pamore për të mësuar shërbëtorët e tij në lashtësi dhe cili qe rezultati?
2. Çfarë mjetesh ndihmëse pamore mund të përdorim për t’u mësuar të tjerëve të vërtetat biblike?
3. Çfarë mund të përdorim që një student biblik të njihet më mirë me organizatën?
4. Çfarë mjetesh ndihmëse shpjeguese mund të përdorë në shkollë një Dëshmitar i ri në moshë?
5. Çfarë kanë në dispozicion prindërit për të përdorur gjatë studimit familjar?
6. Çfarë mund të organizoni që të kaloni momente ndërtuese me miqtë?
7. Në cilat raste të tjera mendoni se mund t’i përdorni videokasetat tona?