BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bh f. 199-f. 201 par. 4
  • Jezu Krishti​—Mesia i premtuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezu Krishti​—Mesia i premtuar
  • Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Material i ngjashëm
  • A provojnë profecitë mesianike se Jezui ishte Mesia?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Profeci për Mesinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Ata pritnin Mesinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Jezu Krishti: Çelësi për njohurinë e Perëndisë
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
Shih më tepër
Çfarë mëson vërtet Bibla?
bh f. 199-f. 201 par. 4

SHTOJCA

Jezu Krishti​—Mesia i premtuar

PËR të na ndihmuar që të identifikojmë Mesinë, Perëndia Jehova frymëzoi shumë profetë të Biblës që të jepnin hollësi për lindjen, shërbimin dhe për vdekjen e këtij Çlirimtari të premtuar. Që të gjitha këto profeci biblike u përmbushën te Jezu Krishti. Janë profeci jashtëzakonisht të sakta e të hollësishme. Për ta ilustruar, le të shqyrtojmë nja dy profeci që parathoshin ngjarje të lidhura me lindjen e me fëmijërinë e Mesisë.

Profeti Isaia paratha se Mesia do të ishte pasardhës i mbretit David. (Isaia 9:7) Dhe vërtet, Jezui lindi në linjën gjenealogjike të Davidit.​—Mateu 1:​1, 6-17.

Mikea, një profet tjetër i Perëndisë, paratha se ky fëmijë, së fundi, do të bëhej një sundimtar dhe se do të lindte në «Betlehem-Efratah». (Mikea 5:2) Në kohën kur lindi Jezui, në Izrael kishte dy qytete që quheshin Betlehem. Njëri ndodhej pranë Nazaretit, në pjesën veriore të vendit, kurse tjetri pranë Jerusalemit, në Jude. Betlehemi që ndodhej pranë Jerusalemit, më parë ishte quajtur Efratah. Jezui lindi në atë qytet, pikërisht siç ishte parathënë në profeci.​—Mateu 2:1.

Një profeci tjetër e Biblës parathoshte se Biri i Perëndisë do të thirrej që «nga Egjipti». Kur ishte fëmijë, Jezuin e çuan në Egjipt. E sollën përsëri nga Egjipti pasi vdiq Herodi, duke përmbushur kështu profecinë.​—Hozea 11:1; Mateu 2:15.

Në tabelën «Profecitë për Mesinë», shkrimet e renditura poshtë titullit «Profecia» përmbajnë hollësi që kanë të bëjnë me Mesinë. Krahasoji këto shkrime me ato që gjenden poshtë titullit «Përmbushja». Kjo do të ta forcojë edhe më shumë besimin se Fjala e Perëndisë është e vërtetë.

Kur të shqyrtoni këto shkrime, mbani parasysh se ato me natyrë profetike ishin shkruar qindra vjet para se të lindte Jezui. Vetë Jezui tha: «Të gjitha gjërat e shkruara për mua te ligji i Moisiut, te Profetët dhe te Psalmet do të përmbusheshin.» (Luka 24:44) Siç mund ta verifikosh në Biblën tënde, ato u përmbushën me të vërtetë, deri në hollësitë më të vogla!

PROFECITË PËR MESINË

NGJARJA

PROFECIA

PËRMBUSHJA

Lindi në fisin e Judës

Zanafilla 49:10

Luka 3:​23-33

Lindi nga një virgjëreshë

Isaia 7:14

Mateu 1:​18-25

Erdhi nga linja e mbretit David

Isaia 9:7

Mateu 1:​1, 6-17

Jehovai shpalli se ai ishte Biri i tij

Psalmi 2:7

Mateu 3:17

Nuk e besuan

Isaia 53:1

Gjoni 12:​37, 38

Hyri në Jerusalem mbi një gomar

Zakaria 9:9

Mateu 21:​1-9

E tradhtoi një miku i tij

Psalmi 41:9

Gjoni 13:​18, 21-30

E tradhtuan për 30 monedha argjendi

Zakaria 11:12

Mateu 26:​14-16

Heshti para akuzuesve të tij

Isaia 53:7

Mateu 27:​11-14

Hodhën short për rrobat e tij

Psalmi 22:18

Mateu 27:35

E shanë ndërsa ishte në shtyllë

Psalmi 22:​7, 8

Mateu 27:​39-43

Nuk iu thye asnjë kockë

Psalmi 34:20

Gjoni 19:​33, 36

E varrosën mes të pasurve

Isaia 53:9

Mateu 27:​57-60

U ringjall para se të kalbej

Psalmi 16:10

Veprat 2:​24, 27

U lartësua në të djathtën e Perëndisë

Psalmi 110:1

Veprat 7:56

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo